Kuvendi do t’i përsërisë pyetjet e opozitës në kuadër të seancës së 130-të plenare, ranë dakord koordinatorët e grupeve parlamentare, bëri të ditur pasdite kryetari i Kuvendit Afrim Gashi pa specifikuar se kur do të mbahet seanca. Pastaj deputetët kaluan në seancën e 129-të plenare dhe me 63 vota “për” dhe 20 “kundër” miratuan Ligjin për ndryshime dhe plotësime në Ligjin për Furnizime Publike, dekretin e të cilit nuk e nënshkroi presidentja e shtetit Siljanoska Davkova me vërejtje. Shumica qeverisëse paraqiti një amendament me të cilin është fshirë neni nga vërejtja e Siljanoska Davkovë.
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Oliver Spasovski, tha se ka një sërë problemesh që u theksuan. Spasovski tha se Ligji për Furnizime Publike nuk u nënshkrua nga presidentja për një nen që ishte i rëndësishëm për të, ndërsa për të nenet e tjera ishin më të rëndësishme, të cilat ndryshojnë shumën për furnizime publike në katër sy e cila rritet në 20.000 në vit, dhe shfuqizohet pëlqimi i Byrosë së Furnizime Publike për furnizime me procedurë të shkurtuar. Gjithashtu shfuqizohet transparenca, gjegjësisht nëse dikush dëshiron t’i shohë furnizimet publike, duhet të paguajë për të.
“Ju si Qeveri duhet të mendoni seriozisht nga njëra anë, të promovoni transparencë dhe nga ana tjetër, heqjen e kësaj. Nga njëra anë të luftojmë kundër krimit dhe korrupsionit, nga ana tjetër të krijojmë mundësi për krim dhe korrupsion duke zhvilluar procedura në katër sy, por fakti është se kjo është zgjedhja juaj”, tha Spasovski.
Deputeti i pavarur Mile Cekov përmendi Raportin e KE-së për Furnizime Publike, i cili arriti në përfundimin se nuk u bë asnjë përparim vitin e kaluar. Sipas tij, rritja e shpenzimeve për procedurën e ankimimit nga 200 në 600 euro, siç parashikohet nga ndryshimet në Ligjin për Furnizime Publike, e bën procedurën e ankimimit më të vështirë për ndërmarrjet më të vogla. Nga njëra anë, KE kërkon kontroll dhe transparencë më të madhe, dhe ne po e bëjmë më të kushtueshme që dikush të ankohet”, tha Cekov, ndër të tjera. Ai gjithashtu kritikoi futjen vendosjen e kompesmimit për përdorimin e të dhënave publike në një formë të përshtatshme për përpunim.
A po bëhen këto ndryshime për konkurrencë më të madhe apo për më pak kontroll mbi shpenzimin e parave të popullit – pyeti deputeti.
Edhe Ilire Dauti nga Aleanca për Shqiptarët ndau të njëjtat pikëpamje në lidhje me Ligjin për Furnizime Publike si Spasovski dhe Cekov.
Në kuadër të seancës së 129-të, u ratifikua Marrëveshja midis Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare midis Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Shqipërisë dhe për zbatimin e aktiviteteve të përbashkëta të kontrollit kufitar, si dhe u miratua Ligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Ekzekutimin e Buxhetit të Republikës së Maqedonisë së Veriut për vitin 2026 dhe ndryshimet dhe plotësimet në Kodin Penal.
MARKETING
<!–



