Prej disa kohësh ka filluar një histeri e madhe “anti Erdogan” në Europë dhe në mediat e saj. Akuzohet për gjithçka të ndodhur; nga Libia në Jemen, nga Mesdheu në Armeni, nga Siria në Greqi, nga Qipro në Liban, e nga Holanda në Francë. Çdo dështim i brendshëm ose i jashtëm Europian i faturohet Erdoganit. Niset një kriminel nga Tunizia kalon dhe strehoet nga autoritetet në Itali, shkon dhe vret disa njerëz të pafajshëm në Nise, Francë, prapë debati publik është: “ Erdogani dhe panislamizni i tij”.
Por si është e vërteta ?
Në 18-të vjet Erdogani e ka transformuar Turqinë nga një vend në krizë të thellë në një nga 10-të Fuqitë më të Mëdha botërore, ekonomike dhe politike. Ai ka përmirësuar me dhjetra herë më shumë jeten e turqve dhe i ka dhënë jete, shpresë e biznes rinisë turke. Ai ka vendosur autoritetin ushtarak, politik e strategjik të Turqisë aty ku i takon. Turqia është fuqia më e madhe rajonale në Mesdheun Jugor dhe Detin e Zi. Ajo është kthyer në një superfuqi ekonomike, turistike dhe ushtarake. Megjithatë në diskurin politik të vendeve të BE-së, çdo dështim të tyre të brendshëm ia faturojnë “fuqisë” së Erdoganit. Kjo ndodh me Holandën, me Gjermaninë, Francën, Greqinë, Italinë etj.
Kaq e paarsyeshme është kjo situatë sa që dhe ata që nuk përkrahin Erdoganin, apo dhe qasjen e tij doktrinare, fetare kur sheh që çdo kurth apo dështim i faturohet atij, i vjen të mendojë a mos është koha që BE-ja, e cila me zor mori 1 milion emigrante gjatë periudhës 2014-2015, ndërkohë që Turqia ka 5 milionë të tillë në shtetin e vetë prej vitesh, fajin ta shohë te vetja dhe jo tek “Turqia e Erdoganit ?!”
Anisa Bahiti
Data 25.04.2026
Aktuale
- Erion Veliaj i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në një spital privat!
- MPB konfirmon: I rremë alarmi për bombë në “City Mall”
- Gashi: Kuvendi ka rol kyç në procesin e integrimit evropian dhe përfshirjen e qytetarëve
- Alarmi për bombë te “Toptani”, policia: Kërcënimi me email, nuk u gjet asgjë e dyshimtë! Vijon puna për kërkimin e personit që dërgoi mesazhin
- Deputeti i LDK-së njofton se Vjosa Osmani do të garojë së bashku me ta në zgjedhje?
- Alarm për bombë në qendrën tregtare “Toptani”, evakuohen qytetarët
- Paralajmërohet protestë e re për provimin e jurisprudencës në shqip
- Çfarë po ndodh me “Amadeus Palace”? Godina gjigante në Qafë Kashar përfundon në sekuestro preventive! Nuk u hap kurrë për publikun


