Moti sot do të jetë me diell dhe nxehtë. Do të fryjë erë në drejtim verior. Temperatura minimale do të jetë në intervalin prej 14 deri 20 gradë celsius, ndërsa temperatura maksimale prej 29 deri 36 gradë Celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell ku temperatura maksimale do të arrijë deri 33 gradë Celsius. Gjatë ditës së nesërme moti pritet të jetë me diell ndërsa nga e hëna pasdite dhe të martën moti pritet të jetë jostabil me reshje të shiut.
Author: Hamdi Kumanova
Rruga rajonale Çegran – f Çajle është e mbyllur për komunikacion për shkak kryerjes së punëve ndërtimore. Siç informojnë nga LAMM rruga rajonale është e mbyllur nga ora 10:40.
Nga MPB njoftojnë se dje janë sanksionuar 420 persona për shkelje të masës për mbajtjen e maskës mbrojtëse. “Gjatë natës së kaluar (21/22.08.2020) në territorin e shtetit në lidhje me masën për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, janë regjistruar 385 kundërvajtje”, shprehen nga MPB. Nga atje u bëjnë thirrje qytetarëve që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria për ballafaqim me coronavirusin.
Qyteti i Shkupit filloi ofensivë ndërtimore për ndërtimin dhe rikonstruimin e rrugëve të qytetit në vlerë prej 760 milionë denarë, gjatë vitit aktual dhe vitit të ardhshëm, kumtuan nga Qyteti i Shkupit. Gjatë dy ditëve të kaluara, siç informojnë ka filluar ndërtimi i rrugës Eseninova që i lidh komunat Kisella Vodë, Aerodrom dhe Qendrën dhe rikonstruimin e rrugës “Vostaniçka” në Kisella Vodë. “Në muajt e ardhshëm, planifikohet të fillojë rindërtimi i tre bulevardeve dhe pesë rrugëve në disa komuna të Shkupit. Bulevardet rindërtimi i të cilëve do të fillojë gjatë muajve të ardhshëm pas nënshkrimit të kontratave me kryerësit e…
Sipas regullave të reja të cilat i solli Ministria e shëndetësisë të Serbisë, shtetasit e Maqedonisë të cilët tranzitojnë nëpër territorin e Serbisë prej sot nuk duhet të kenë PCR-test negativ gjatë hyrje në këtë vend. Siç lajmëroi korrespondenti i MIA-s nga Beogradi, në pajtim me Udhëzimin e Ministrisë së shëndetësisë të Republikës së Serbisë, të shpallur në gazetën zyrtare, është saktësuar se hyrja në Serbi për shtetasit e Maqedonisë është e lejuar nëse posedohet PCR-test negativ për prani të koronavirusit, jo më të vjetër se 48 orë nga data e dhënies, të lëshuar nga laboratoria e vendit prej ku…
Gebi Hinslif Ajo çfarë të gjithë në arsim e dinë, por askush nuk mund ta thotë është se asgjë në kohën e Covid-it nuk mund të jetë kurrë plotësisht pa rrezik Është mesi i verës në plazhet e Sufolk-ut dhe Norfolk-ut dhe sezoni lojërave të fëmijëve në rërë është në kulmin e tij. Por për disa familje, pushimet po mbarojnë më herët këtë viti. Shkolla është duke ia filluar javën e ardhshme për qindra adoleshentë në një pjesë shkollave të mesme lokale të udhëhequra nga akademia“Inspiration Trust”, nga Kromeri deri në Grejt Jarmothi dhe brenda deri në Noruiç. Të parë…
Protesta dhe bllokime nëpër rrugë kishte në disa qytete të Maqedonisë. Në Shkup, Kumanovë, Dibër, Manastir dhe Kërçovë qytetarët shprehën revoltën kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike për 7.4%. Në Shkup u bllokuan dy udhëkryqe në qendër të qytetit, ndërsa në Tetovë dhe Gostivar u bllokuan autostradat. Protestuesit kërkojnë nacionalizimin e EVN-së, shpërbërje e Komisionit Rregullator dhe formimin e një komisioni tjetër. Në Gostivar dhjetëra automjete protestuan duke u lëvizur nëpër rrugën magjistrale Gostivar – Kërçovë. Protestuesit lëvizën nga pikëpagesa e Gostivarit deri në udhëkryqin në fshatin Zdunjë. Gjatë protestës, komunikacioni në këtë rrugë e gjatë dy kilometra, ishte në mënyrë…
Sot në Strugë filloi konferenca shkencore e titulluar “Etnokultura e fushëgropës së Strugës dhe Ohrit”, një projekt i organizuar nga Shoqata e Etnokulturës Shqiptare “Etnoalb”, e mbështetur nga Ministria e Kulturës dhe komuna e Strugës. Kjo është konferenca e 4 me radhë, pas asaj në Kërçovë, Gostivar dhe në Dibër. Nga shoqata thonë për TVM2 se konferenca të tilla do të vazhdojnë edhe më tej, në zona të tjera të vendit. “Është një fushë që është krejtësisht e pastudiuar, janë bërë përpjekje nga viti 2000 për ta studiuar, por kanë qenë përpjekje individuale, për herë të parë nisim në mënyrë…
Prokuroria Themelore Publike Prilep solli urdhër për zbatimin e procedurës hetuese kundër një banori 51 vjeçar të Krushevës për grabitje të kryer në ekspoziturën e “Uni Bankës” në Krushevë. “I dyshuari më 19.08.2020 rreth orës 15:00, qëllimisht për të keqpërdorur gjërat e të tjerëve, është maskuar me maskë të zezë, syze të erëta de kapelë të errët në kokë pas së cilës ka hyrë në ekspoziturën e “Uni Bankës” në Krushevë ku ka kryer vepër penale. Ai me forcë dhe kërcënim me armë se do të sulmojë mbi jetën dhe trupin e të punësuarve të dëmtuar, i ka detyruar tre…
Për shkak të ekzistimit të bazave të dyshimit për veprën e kryer penale “prodhim i pautorizuar dhe lëshim në qarkullim i drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”, DPM Kërçovë shtroi padi penale kundër I.Z. (58) nga Kërçova informoi zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski. Gjatë kontrollit të zbatuar mbi të më 24 mars këtë vit në rrugën “11 Shtatori” në Kërçovë, nëpunësit policorë i kanë gjetur dhe i kanë marrë farat e bimës së kanabisti. Derisa, gjatë bastisjes në shtëpinë e tij janë gjetur dhe janë marrë 43 plumba dhe fara kanabisi, sqaroi Dimoski.
Tre të sapoinfektuar dhe pesë të shëruar janë regjistruar sot në Kërçovë. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë informojnë se numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid-19 në këtë komunë arriti 254 persona, nga të cilët 113 janë aktivë, 131 janë shëruar dhe dhjetë persona kanë vdekur. Dr Xhabir Bajrami, anëtarë i Shtabit komunal të krizës theksoi se këto të dhëna flasin se vazhdon trendi i uljes së rasteve aktive në këtë komunë. “Sot te ne kemi tre të infektuar të ri me koronavirus të cilët trajtohen në kushte shtëpie dhe janë nën mbikëqyrje të mjekëve të tyre…
Pritje me orë të tëra, grindje mes qytetarëve dhe mosrespektim të masave mbrojtëse. Kjo është pamja para bankave sot. Më shumë se 100 mijë qytetarë, ish klientë të bankës së falimentuar “Eurostandard” garojnë me kohën. Kërkojnë zgjidhje në bankë tjetër, në mënyrë që të hapin llogari të reja në kohë dhe t’i marrin pensionet, rrogat apo ndihmën sociale. Në anën tjetër, pas bllokimit të qarkullimit pagesor të Postës së Maqedonisë që e bënte “Eurostandard”, qytetarët kanë vendosur faturat t’i paguajnë në bankë, që gjithashtu ka shkaktuar rrëmujë. Shumë persona të moshuar edhe më tej nuk përdorin pagesa përmes internetit. “Te…

