Industria e shitjes me pakicë ka kaluar rrugë të gjatë nga shkëmbimi i thjeshtë tregtar i llojit “merre këtë lopë në këmbim të 5 shportave me grurë”. Konsumatorët çdo ditë më shumë presin nga kompanitë e shitjes me pakicë. Ata duan përvoja të personalizuara, por edhe komoditet dhe efikasitet. Kompanitë vazhdojnë të ndryshojnë dhe të zhvillohen në mënyrë që të përmbushin nevojat e konsumatorëve dhe të plotësojnë kërkesat e tyre.
Grupacioni “Balfin” është pioner në krijimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë, duke u mundësuar konsumatorëve qasje në një larmi markash dhe produkte cilësore me çmimin më të mirë. Aktivitetet e shitjes me pakicë të këtij grupacioni janë fokusuar në fushën e elektronikës, veshjeve, produkteve ushqimore, produkteve industriale, lodrave për fëmijë, etj. Si një nga grupacionet më të rëndësishme dhe më të forta investuese në Ballkan, “Balfin” demonstron shkathtësi në menaxhimin dhe zgjerimin e zinxhirëve të shitjes me pakicë, jo vetëm në tregun shqiptar, por edhe në përshtatjen me sukses në tregjet rajonale. Kompania ka arritur të zgjerojë rrjetin e saj të dyqaneve për elektronikë, veshje dhe lodra në Kosovë, Maqedoni, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë. Zinxhirët e tyre të shitjes me pakicë përfshijnë marketet “Spar” në Shqipëri, “Xhambo” Shqipëri, Kosovë, Mal të Zi dhe Bosnjë dhe Hercegovinë, “Neptun” Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni, si dhe “Feshën Grup” Shqipëri dhe “Alba trejd” Austri.
– Këmbëngulja, qëndresa dhe pasioni janë elementet që nuk do t’ju lënë kurrë në baltë. Gjithashtu, është shumë e rëndësishme të jeni në hap me risitë dhe trendet moderne. Ndonjëherë tregu dikton kërkesën, por shumë herë ti je ai që duhet të edukojë tregun në aspekt të risisë, praktikes dhe modernes, atë që bën revolucion në mënyrën e jetës dhe çfarë i bën më të lehta aktivitetet e përditshme – thotë z. Julian Mane, Zv. President i shitjes me pakicë në “Balfin”, duke folur për suksesin e grupacionit.
Shkurt, inovacionet janë çelësi i gjithçkaje që bën “Balfin”. Ky është rasti edhe në fushën e shitjes me pakicë.
– Vazhdojmë me përpjekjet tona për të rritur dhe përmirësuar dixhitalizimin e të gjitha sistemeve tona, dhe në drejtim të blerjeve në internet, që shënon rritje eksponenciale gjatë Covid-19, si të gjitha sistemet tona të tjera operative. Ky trend do të stabilizohet, madje do të vazhdojë të rritet dhe do të bëhet një realitet i ri. Shitja me pakicë, pas një rënie të lehtë në periudhën mars-qershor, po rimëkëmbet me një ritëm të kënaqshëm dhe për momentin jemi shumë afër për të vazhduar atje ku u ndalëm – shpjegon z. Mane.
Në vendin tonë, për momentin, “Balfin” është i pranishëm përmes zinxhirit të dyqaneve elektronike “Neptun” Maqedoni. Ai përbëhet nga 25 dyqane të cilat në sipërfaqe shumë të madhe ofrojnë gamën më të gjerë të pajisjeve elektronike dhe pajisjeve shtëpiake për konsumatorët. Së bashku me 27 dyqane në Shqipëri dhe 12 në Kosovë, “Neptun” është një lider në fushën e elektronikës në tregjet e këtyre tre vendeve.
-Qëndrueshmëria e tregut, cilësia, stafi i trajnuar, kujdesi ndaj konsumatorëve, përfitimet nga programi për besnikëri dhe qasja serioze janë disa nga standardet me të cilat punon “Neptun” dhe e bën atë një nga zinxhirët më të besuar të shitjes me pakicë në Ballkan – thotë z. Mane.
Gjatë viteve, “Neptun” Maqedoni vazhdimisht rrit numrin e dyqaneve dhe të punësuarve, përmirëson rezultatet e shitjeve dhe investon në kapital të mirë dhe operativ. Numri i markave në dispozicion të konsumatorëve është gjithashtu në rritje. Shumë prej këtyre markave janë ekskluzivisht në dispozicion në dyqanet “Neptun”. Menaxhmenti i kompanisë thotë se më të rëndësishmet për ta janë investimet në zgjidhje inovative dhe burime njerëzore.
– Pa punonjës cilësorë dhe të kënaqur, do të jetë e vështirë të arrihen qëllimet e përcaktuara. Pa inovacione, nuk mund të rriteni. Oferta e produkteve është një tjetër përparësi. “Neptun” është maft i njohur si një zinxhir që gjithmonë ka produktet më të reja dhe më ekskluzive nga teknologjia botërore. Disponueshmëria e dyqaneve është gjithashtu shumë e rëndësishme – ne kemi dyqane në pothuajse çdo qytet më të madh në vend dhe në secilin prej tyre punojnë njerëz të përkushtuar dhe të kualifikuar, të cilët ndihmojnë konsumatorët të gjejnë atë që kërkojnë – thotë z. Nikolla Mitrevski, koordinator i marketingut korporativ në “Neptun” Maqedoni.
Në qershor të këtij viti, programi i lojalitetit “haPPy” i “Balfin” mori mirënjohje, “çmim i artë” në kategorinë e Nismës së partneritetit më të mirë për Çmimet e lojalitetit 2020, organizuar nga “Bosijas komunikime” në Athinë, Greqi. Programi “haPPy” u krijua nga “On solushëns”, një kompani që është pjesë e grupacionit “Balfin”, në bashkëpunim me “Kivos”. Çmimin e morën për sigurimin e një eksperience unike të klientit dhe arritjen e komunikimit me konsumatorët në katër kompani të ndryshme nën një skemë lojaliteti. Programi i lojalitetit të “Balfin” fitoi mirënjohjen duke iu falënderuar mekanizmit të jashtëzakonshëm për komunikime ndërmjet markës dhe konsumatorit, që çon drejt ndërtimit të besnikërisë ndaj markës. Ky program është gjithashtu i njohur për konsumatorët e “Neptun” të Maqedonisë.
– Ne kemi një bazë të madhe të klientëve lojal. Deri më tani kemi lëshuar 300.000 kartela “haPPy”, që do të thotë që 300.000 familje kanë blerë diçka nga dyqanet tona dhe janë anëtarë të programit tonë të lojalitetit. Është një numër mbresëlënës dhe ne jemi krenar për këtë. Programi i lojalitetit u ofron klientëve zbritje të mëdha, pikë shpërblimi që shndërrohen në kupona për blerje të mëtejshme – shpjegon z. Mitrevski.
Blerja në internet ka qenë një realitet për një kohë të gjatë për të gjitha kompanitë e shitjes me pakicë nën strehën e “Balfin”. Pandemia globale ka ndryshuar ndoshta më tej mënyrën se si njerëzit shikojnë në blerjen e produkteve të ndryshme në internet. Ajo që është veçanërisht e rëndësishme dhe ajo që di një shitës i mirë është se përvoja e blerjes duhet të jetë e përsosur, pavarësisht nëse blihet në internet ose në një dyqan fizik.
– Ne i jemi përkushtuar shitjeve në internet në mënyrë të konsiderueshme përpara se të fillonte pandemia. Në periudhën e mbylljes, ne kemi hyrë teknikisht të gatshëm dhe rezultati ishte një rritje e ndjeshme e shitjeve në internet. Shumë njerëz na kanë dërguar me email pyetje në lidhje me procesin e blerjes në internet dhe dorëzimit në shtëpi. Këta janë konsumatorë të rinj. Ekipi ynë u përkushtua, si gjithmonë, për t’u siguruar atyre një përvojë të barabartë të kënaqshme të konsumatorit si në dyqane – thotë z. Mitrevski.
Ai shton se “Neptun” vazhdon të përmirësojë përvojën e onlajn-klientëve të saj. Kompania kohët e fundit lëshoi një uebfaqe dhe aplikacion celular të ri bashkëkohor, të cilat gjithashtu kanë ndikuar në rritjen e shitjes në internet.
– “Balfin” përdor të dy sistemet me fleksibilitet të fortë. Në periudhën e mbylljes kemi pasur një rritje në blerjet në internet. Tani që jemi në procesin e normalizimit, blerja në internet vazhdon, por edhe blerja në dyqanet fizike po zhvillohet me një ritëm të kënaqshëm. Sigurisht, në planin afatgjatë, do të ketë një trend në rritje në blerjet në internet, por unë mendoj se dyqanet fizike do të mbijetojnë edhe për një kohë shumë të gjatë për të përmbushur kërkesat dhe nevojat e konsumatorëve – tha z. Mane.
Kompanitë e shitjes me pakicë të “Balfin” në të gjithë tregjet e lartpërmendura, numërojnë pothuajse 200 dyqane që furnizojnë mijëra konsumatorë me gjithçka që i nevojitet një familje – nga ushqimi te veshja, nga lodrat te elektronika. Standardet dhe cilësia e lartë, kujdesi ndaj klientit dhe qasja inovative janë arsyeja pse njerëzit u besojnë këtyre kompanive. Emri pas të gjithëve këtyre është “Balfin”.
Përveç në fushën e shitjes me pakicë, “Balfin” është mjaft i njohur për investimet e tij në fushën e ndërtimtarisë, patundshmërive, energjetikës dhe industrisë së minierave, si dhe në veprimtarinë bankare. Ndër të tjera, publiku në Maqedoni është duke pritur me entuziazëm edhe një nga projektet e “Balfin” – qendrën tregtare “Skopje ist gejt”, pjesë e kompleksit shumëfunksional me të njëjtin emër, hapja e së cilës pritet vitin e ardhshëm dhe i cili do të sjellë një seri të re të markave botërore që konsumatorët i adhurojnë.