Author: Hamdi Kumanova

Kryetari i partisë Alternativa Afrim Gashi, para kuvendit tha se dje ishte një ditë e rëndë për shqiptarët. “Dje u konstatua se është arritur një marrëveshje mes dy subjekteve prej të cilave njëra është e delegjitimuar totalisht për shkak se ka heq dorë nga premtimi i saj kryesor kryeministri shqiptar. Andaj ne si përfaqësues i shqiptarëve, të 82 mijë votave dhe gjithë shqiptarëve tjerë që nuk e duan mashtrimin dhe e duan demokracinë tek shqitparët jemi këtu për të ju thënë atyre se ne do të vazhdojmë t’i mbrojmë interesat e tyre. Do ta bëjmë betejën e fuqishme, nuk do…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela para Kuvendit tha se BDI nuk ka aspak legjitimitet sepse se e ka të blerë dhe të vjedhur, të shantazhuar dhe të frikësuar. “Edhe këtë shantazh të cilën e bëri ditën e zgjedhjeve vazhdoj me të njëjtën logjik dhe shantazhoi veten me kryeministrin shqiptar. Ajo që i cilëson ata post komunist në logjik dhe në bindje, natyrisht që nuk mund të bënte përjashtim nga forma në momentin që do të negocionin. E thonë edhe vet në paraqitjet e tyre, forma pa përmbajtje quhet simbolikë. Dhe fatkeqësisht BDI çdoherë mundohet të paraqesë formë…

Lexo më Shumë

Komisioni për Sëmundje Ngjitëse në takimin e mëngjesit mori vendim që të vendoset test PCR të detyrueshëm për udhëtarët nga Kosova të cilët kalojnë tranzit në shtetin tonë. Siç bëri të ditur sot Ministria e Shëndetësisë, tranzit-udhëtarët në vendkalimin kufitar duhet të tregojnë test PRC negativ jo më të vjetër se 72 orë. Ky propozim i Komisionit do të dorëzohet në Qeveri.

Lexo më Shumë

Një tetovare 24 vjeçare ka denoncuar dhunë familjare nga bashkëshorti që ka ndodhur hapësirë publike para një objekti hotilerik. Ajo ka denoncuar se bashkëshorti ka përdorur edhe mjet të fortë. “Një tetovare 24 vjeçare dje në orën 18 e 10 minuta në SPB Tetovë ka denoncuar se njëzetë minuta para kësaj, në afërsi të një objekti hotilerik në rajonin qendror në Tetovë, është sulmuar bashkëshorti i saj 31 vjeçar. Sipas denoncimit, sulmuesi ka përdorur edhe mjet të fortë. Shpejtë pas kësaj bashkëshorti i denoncuar është privuar nga liria dhe është mbajtur në stacionin policorë Tetovë për zbardhjen e plotë të…

Lexo më Shumë

Oliver Spasovski do të rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa Radmilla Shekerinska nga ministre e Mbrojtjes, do të udhëheq me Sekretariatin për Çështje Evropiane që deri dje udhëhiqej nga Bujar Osmani, thonë për gazetën KOHA zyrtarë të lartë të LSDM-së.Sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski do të jetë ministër i Mbrojtjes, derisa Venko Filipçe do të vazhdojë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Milla Carovska, zëvendëskryeministre për ekonomi do të kthehet te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, aty ku ishte në fillim të mandatit në Qeverinë e parë të Zaevit.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit e ka rregulluar pllakën përkujtimore të Nënë Terezës në qendër të Shkupit, gjegjësisht në Sheshin Maqedonia, pasi që me vendosjen e parkut, u pamundësua qasja e njerëzve që për së afërmi ta vizitojnë apo të vendosin lule, për çka Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), disa herë doli me kërkesë që të zgjidhet çështja. Për dallim prej të vjetrës, pllaka e re përkujtimore është në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze. njofton Portalb.mk. “Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës në Shkup, me zgjidhje të re dinjitoze. Qasje deri te pllaka e re në Sheshin Maqedonia”,…

Lexo më Shumë

Në vend që të angazhohen për problemet e qytetarëve, zyrtarët e LSDM-së janë të përkushtuar se ku mund të furnizohen me kokainë ose kur të blejnë prona dhe apartamente me vlerë qindra mijëra euro. Zoran Zaev dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja edhe gjashtë muaj pasi u shfaq virusi korona nuk kanë strategji se si të ballafaqohen me KOVID19 dhe pasojat që lindën nga kjo krizë. Zaev dhe LSDM nuk ofrojnë asnjë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve, as nuk ofrojnë ndonjë siguri apo rrugëdalje nga situata. Numri i të sëmurëve është më shumë se 11 mijë ose pothuajse gjashtë herë…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Tetovës mund të realizojnë pagesë në mënyrë elektronike në ueb faqen e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova për shërbimet që ofron kjo ndërmarrje, transmeton Portalb.mk. “Përveç pagesës në mënyrë elektronike, faqja në internet e ndërmarrjes ofron mundësi për aplikim për lidhje të re, për kërkesa dhe ankesa në lidhje me shërbimet që i ofron ndërmarrja jonë”, thuhet në njoftimin e NPK “TETOVA” Tetovë.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, nga 10 deri më 16 gusht, janë kryer gjithsej 11.605 teste për COVID-19, që është më shumë me 2.062 ose 17.8 përqind krahasuar me javën e kaluar. Nga 11.605 testet e kryera, 902 ose 7.8 përqind ishin raste të reja pozitiv me coronavirus. Sipas Ministrisë, kjo tregon një trend të uljes së vazhdueshme në krahasim me javët e kaluara kur ajo shkonte nga 10, 9.4 dhe 8.6 përqind. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (251 ose 27.8%) dhe Kumanova (125 ose 13.6%). Në 18 qytete të…

Lexo më Shumë

Ish deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Xheladin Murati me mjaft revoltë ka reaguar ndaj tërheqjjes së BDI-së nga kërkesa për kryeministrin shqiptar. Profesori Murati nuk ka mbajtur revoltën duke reaguar edhe me tone vulgare, shkruan Gazeta Lajm. “Për kryeministrin shqiptar në RMV.Dështim rrënjësor i partisë që e promovoj Naser Zyberin për kryeministër, mbase ai bëhet kryeministër në qeverinë kalimtare në 100 ditët e fundit të saj. Kësaj ndryshe i thonë kryeministër për të larë lesh.Mjerim për votuesit shqiptar!”, ka shkruar Murati në fb.

Lexo më Shumë

Vendosja e rrethojës me tela është në territorin e Republikës së Serbisë, jo edhe në territorin e shtetit tonë, informuan për AIM-n nga MPB, prejse ishte transmetuar se në kufirin e Serbisë me Maqedoninë e Veriut në Preshevë, ka filluar vendosja e rrethojës me tela , e cila duhet të pamundësojë kalime ilegale masive eventuale. Nga MPB për këtë çështje dhe për më shumë informata referohen në Ambasadën e Republikës së Serbisë në shtetin tonë. Radio Evropa e Lirë transmetoi për vendosje të rrethojës me tela në kufi, duke i’u referuar informatave të vetëqeverisjes lokale në Preshevë. Shqiprim Arifi, kryetar…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social twiter ka uruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për Marrëveshjen e arritur midis subjektit shqiptarë BDI-së fituese e zgjedhjeve tek shqiptarët dhe LSDM-së së Zoran Zaevit duke përmendur edhe kryeministrin e parë shqiptar, informon TetovaSot. Me këtë rast Veliaj është shprehur se kjo është një arritje unike dhe kryeministri shqiptar qoftë edhe për 100 ditë si fillim,çdo progres nis me një hap të parë ka deklaruar Veliaj. Në pres konferencën e përbashkët të Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit u njoftua se është vendosur që 100 ditë të…

Lexo më Shumë