Author: Hamdi Kumanova

Oliver Spasovski do të rikthehet në Ministrinë e Punëve të Brendshme, derisa Radmilla Shekerinska nga ministre e Mbrojtjes, do të udhëheq me Sekretariatin për Çështje Evropiane që deri dje udhëhiqej nga Bujar Osmani, thonë për gazetën KOHA zyrtarë të lartë të LSDM-së.Sekretari gjeneral i LSDM-së, Lupço Nikollovski do të jetë ministër i Mbrojtjes, derisa Venko Filipçe do të vazhdojë drejtimin e Ministrisë së Shëndetësisë. Milla Carovska, zëvendëskryeministre për ekonomi do të kthehet te Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, aty ku ishte në fillim të mandatit në Qeverinë e parë të Zaevit.

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit e ka rregulluar pllakën përkujtimore të Nënë Terezës në qendër të Shkupit, gjegjësisht në Sheshin Maqedonia, pasi që me vendosjen e parkut, u pamundësua qasja e njerëzve që për së afërmi ta vizitojnë apo të vendosin lule, për çka Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH), disa herë doli me kërkesë që të zgjidhet çështja. Për dallim prej të vjetrës, pllaka e re përkujtimore është në tre gjuhë, maqedonase, shqipe dhe angleze. njofton Portalb.mk. “Pllaka përkujtimore e Nënë Terezës në Shkup, me zgjidhje të re dinjitoze. Qasje deri te pllaka e re në Sheshin Maqedonia”,…

Lexo më Shumë

Në vend që të angazhohen për problemet e qytetarëve, zyrtarët e LSDM-së janë të përkushtuar se ku mund të furnizohen me kokainë ose kur të blejnë prona dhe apartamente me vlerë qindra mijëra euro. Zoran Zaev dhe Qeveria e udhëhequr nga LSDM-ja edhe gjashtë muaj pasi u shfaq virusi korona nuk kanë strategji se si të ballafaqohen me KOVID19 dhe pasojat që lindën nga kjo krizë. Zaev dhe LSDM nuk ofrojnë asnjë mbrojtje për shëndetin e qytetarëve, as nuk ofrojnë ndonjë siguri apo rrugëdalje nga situata. Numri i të sëmurëve është më shumë se 11 mijë ose pothuajse gjashtë herë…

Lexo më Shumë

Qytetarët e Tetovës mund të realizojnë pagesë në mënyrë elektronike në ueb faqen e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova për shërbimet që ofron kjo ndërmarrje, transmeton Portalb.mk. “Përveç pagesës në mënyrë elektronike, faqja në internet e ndërmarrjes ofron mundësi për aplikim për lidhje të re, për kërkesa dhe ankesa në lidhje me shërbimet që i ofron ndërmarrja jonë”, thuhet në njoftimin e NPK “TETOVA” Tetovë.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë informon se sipas raportit të Institutit për Shëndet Publik, nga 10 deri më 16 gusht, janë kryer gjithsej 11.605 teste për COVID-19, që është më shumë me 2.062 ose 17.8 përqind krahasuar me javën e kaluar. Nga 11.605 testet e kryera, 902 ose 7.8 përqind ishin raste të reja pozitiv me coronavirus. Sipas Ministrisë, kjo tregon një trend të uljes së vazhdueshme në krahasim me javët e kaluara kur ajo shkonte nga 10, 9.4 dhe 8.6 përqind. Shumica e rasteve të regjistruara janë nga Shkupi (251 ose 27.8%) dhe Kumanova (125 ose 13.6%). Në 18 qytete të…

Lexo më Shumë

Ish deputeti dhe nënkryetari i Kuvendit, Xheladin Murati me mjaft revoltë ka reaguar ndaj tërheqjjes së BDI-së nga kërkesa për kryeministrin shqiptar. Profesori Murati nuk ka mbajtur revoltën duke reaguar edhe me tone vulgare, shkruan Gazeta Lajm. “Për kryeministrin shqiptar në RMV.Dështim rrënjësor i partisë që e promovoj Naser Zyberin për kryeministër, mbase ai bëhet kryeministër në qeverinë kalimtare në 100 ditët e fundit të saj. Kësaj ndryshe i thonë kryeministër për të larë lesh.Mjerim për votuesit shqiptar!”, ka shkruar Murati në fb.

Lexo më Shumë

Vendosja e rrethojës me tela është në territorin e Republikës së Serbisë, jo edhe në territorin e shtetit tonë, informuan për AIM-n nga MPB, prejse ishte transmetuar se në kufirin e Serbisë me Maqedoninë e Veriut në Preshevë, ka filluar vendosja e rrethojës me tela , e cila duhet të pamundësojë kalime ilegale masive eventuale. Nga MPB për këtë çështje dhe për më shumë informata referohen në Ambasadën e Republikës së Serbisë në shtetin tonë. Radio Evropa e Lirë transmetoi për vendosje të rrethojës me tela në kufi, duke i’u referuar informatave të vetëqeverisjes lokale në Preshevë. Shqiprim Arifi, kryetar…

Lexo më Shumë

Kreu i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj përmes një postimi në rrjetin social twiter ka uruar shqiptarët e Maqedonisë së Veriut për Marrëveshjen e arritur midis subjektit shqiptarë BDI-së fituese e zgjedhjeve tek shqiptarët dhe LSDM-së së Zoran Zaevit duke përmendur edhe kryeministrin e parë shqiptar, informon TetovaSot. Me këtë rast Veliaj është shprehur se kjo është një arritje unike dhe kryeministri shqiptar qoftë edhe për 100 ditë si fillim,çdo progres nis me një hap të parë ka deklaruar Veliaj. Në pres konferencën e përbashkët të Ali Ahmetit dhe Zoran Zaevit u njoftua se është vendosur që 100 ditë të…

Lexo më Shumë

Meqë viti i ri shkollor do të vazhdojë online, sikurse gjysmë vjetori paraprak, Qeveria do të sigurojë IT mjete për klasat, që video –leksionet të ndiqen online, nga shtëpia. Kështu deklaroi ministri i Arsimit Arbër Ademi, nga konferenca për media, e cila po zhvillohget në këto momente. Në çdo klasë do të instalohen kamera, që nxënësit që janë në shtëpi të mund ta ndjekin orën mësimore në kohë reale, të cilën e udhëheq arsimtari/profesori.

Lexo më Shumë

Ali Ahmeti gjatë konferencës për shtyp tha se partneriteti mes dy partive bazohet në themele të forta dhe se do të ndikojë në realizimin e shumë proceseve të rëndësishme. “Jam i bindur se ky partneritet që po ndërtohet edhe një mandat katër vjeçar do të jetë edhe më shumë i suksesshme. I uroj suksese qeverisë së ardhshme. I uroj suksese këtij koalicioni. Punë të mbarë. Të gjithë ato që i tha Zaev ne i kemi dakorduar”, tha Ahmeti. I pyetur se lidhur me premtimin për kryeministër shqiptar, Ahmeti fillimisht ia la rendin të përgjigjet Zoran Zaevit. “Në vet marrëveshjen BDI…

Lexo më Shumë