Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp pas takimit që pati me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se mësimi për vitin e ri shkollor do të bëhet sipas propozimit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, ku mësimi deri në klasën e tretë do të zhvillohet në prezencë duke respektuar protokollet, kurse klasat e tjera do të zhvillojnë mësim online. Përjashtim nga mësimi online do të ketë edhe për fëmijët në shkollat ku ka pak nxënës dhe ku mund të respektohet distancimi mbi 1.5 metër.

Lexo më Shumë

Në takimin e zhvilluar me strukturat e larta të Policisë së shtetit, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka cekur rëndësinë e etapës të cilën po e kalon shteti, duke vlerësuar se Policia mbetet e përkushtuar në punën e saj. Ministri Nuhiu ka potencuar po ashtu se Policia garanton rendin dhe qetësinë publike, jetën dhe pronën e qytetarëve, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në zbatimin e autorizimeve tjera ligjore. Pas takimit, Ministri Nuhiu në rrjetin social ka shkruar: Në të gjitha fazat që po kalojmë si shtet, policia mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe qetësisë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme informoi rreth situatës me pandeminë në vendin tonë. Ai tha se situata është stabile dhe numri i të prekurve e vazhdon të bjerë dukshëm edhe përpos testimeve të larta që janë bëre kohëve të fundit, ku kanë arritur edhe 2 000 testime në ditë. Po ashtu ai shtoi se edhe numri i të shtruarve vijon të bjerë ku prej disa javësh numri i të shtruarve është nën 400 pacientë në të gjitha qendrat COVID-19 në vend. Por ai theksoi se nuk duhet ulur kujdesi dhe se gjendja mund…

Lexo më Shumë

Komisioni për sëmundje infektive sot konstatoi se periudha e karantinimit duhet të shkurtohet në 10 ditë, për pacientët asimptomatik të cilët janë diagnostikuar pozitiv me CoVdi-19. Anëtarët e këtij komisioni propozuan njëzëri që kjo kategori e pacientëve për katër ditë më herët të dalin nga izolimi pa pasur nevojë të testimit, me vlerësimin se më nuk përbëjnë rrezik për përhapje të CoVid-19. Komisioni për sëmundje infektive “Në bazë të raportit epidemiologjik të pacientëve, të cilët nuk shfaqin simptoma të dukshme të virusit korona, do t’u hiqet vendimi i izolimit apo vetë izolimit që në ditën e 10-të të karantinës.” Ndërkaq,…

Lexo më Shumë

Pas vlerësimit të kërkesës për mbështetje të likuiditetit të parashtruar nga Banka Popullore, Banka Qendrore Evropiane (BQE) iu përgjigj pozitivisht kërkesës duke aprovuar një repo-linjë bilaterale. “Bankës sonë qendrore i mundësohet të përdorë mjetet likuiditeti në vlerë deri në 400 milionë EUR, nëse është e nevojshme, në formën e transaksionit repo për periudhën deri në mes të vitit të ardhshëm, ose sipas nevojës. Duke vepruar kështu, BQE e ka treguar gatishmërinë e saj për ta mbështetur Bankën Popullore përballë krizës së shkaktuar nga pandemia e Kovid-19”, qëndron në kumtesën e Bankës Popullore. Në emër të Bankës Popullore, Guvernatorja e falënderoi…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-së në Shkup sot publikoi listën e organizatave të shoqërisë civile që morën grante të vogla nën iniciativën e Fondit COVID të Misionit, i dizajnuar për të mbështetur organizatat lokale në adresimin e nevojave të komuniteteve më të prekshme dhe më të pambrojtur gjatë krizës me COVID -19. Organizatat që morën fonde janë: Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, i cili do të sigurojë mbështetje dhe këshilla ligjore për të mbijetuarit e dhunës në familje.Shoqata për kërkim, analizë dhe zhvillim ‘Zelena Lupa’ (Lupa e gjelbër), e cila do t’u ofrojë të burgosurve informacione lidhur…

Lexo më Shumë

Pas bankrotimit të bankës ‘Eurostandard’ ka radhë të mëdha në bankat e Tetovës, kryesisht pensionistë dhe persona të tjerë të cilët hapin xhirollogari te bankat tjera në mënyrë që të marrin paga, pensione, ndihmë sociale apo të hyra të tjera. Para bankave mund të vërehet se vetëm në banka ka njerëz të cilët angazhohen për mirëmbajtjen e rendit dhe largësisë trupore, por edhe krahas kësaj, ka radhë të mëdha para hyrjeve të bankave. Disa qytetarë të Tetovës që presin para bankës ankohen duke thënë se nuk respektohet rendi. “S’ka asnjë rend, shtyhen njerëzit dhe askush nuk respekton askënd dhe asgjë”,…

Lexo më Shumë

Këtë vit, 18 Gushtin, Ditën e Armatës, sinonimin dhe ruajtësin e sovranitetit dhe shtetësisë së Maqedonisë, e festojmë edhe si Armatë e cila është anëtare e barabartë e aleancës më të fuqishme ushtarake-sigurie në botë e NATO-s, ka shkruar në Fjesbukun e tij kryeministri Oliver Spasovski, duke u uruar pjesëtarët e Armatës. Edhe në këtë periudhë të rrethanave të vështira për shkak të pandemisë së KOVID-19, thotë Spasovski, pjesëtarët e Armatës janë me popullin për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit – në kufijtë, në zonat e infektuara, duke ndihmuar qytetarët në karantinë, familjet e rrezikuara, ndihmuan në…

Lexo më Shumë

Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Skender Rexhepi – Zejdi ka propozuar që deputetët e koalicionit “Tash është koha” të bojkotojnë punën e Kuvendit. Ai këtë propozim e ka hedhur si një hap të radhës të koalicionit ASH-AAA. “Me aminin e institucioneve shtetërore, BDI-ja e vjedhi vullnetin e fitores së 82.000 përkrahësve të pathyeshëm dhe të pamposhtur të koalicionit “Tash është koha”. E mashtruan popullin (edhe një herë për të satën herë) se synimi i vetëm dhe vija e kuqe e tyre është kryeministri shqiptar.Përskaj bindjes publike se kjo ishte mashtrim i radhës, koalicioni “Tash është koha” publikisht u zotua se…

Lexo më Shumë

Mendimet lidhur me restrikcionet eventuale në vjeshtë për shkak pandemisë së koronavirusit kanë të bëjnë me frikën se masat nuk do të respektohen në hapësira të mbyllura, ka thënë për “Tellma”, drejtori i Qendrës për Shëndet Publik, Aleksandar Stojanov. “Të gjithë kushtet janë që të përkeqësohet gjendja. Në këtë kontekst dëshirojmë të bëjmë protokoll, cilat parametra duhet t’i japim për t’i kthyer masat restriktive atje ku grumbullohen njerëzit, kafene, restorantet, klube nate, qendra tregtare. A do të jetë ora policore, për shkak se gjatë ditës fëmijët nuk janë, ndërsa në mbrëmje përsëri paraqiten grumbullime. Verës të rinjtë janë më tepër…

Lexo më Shumë

Mandatari për formimin e Qeverisë, Zoran Zaev sot paradite ka takuar kryetarin e PDSH-së, Menduh Thaçi për të finalizuar marrëveshjen e bashkëqeverisjes. PDSH në Qeverinë e re do të ketë pozitat e njejta me ministrin për investime, e cila pritet të shndërrohet në drejtori, zvministër të Transportit dhe Lidhjeve, sekretar shtetëror si dhe disa drejtori, mëson INA. Po ashtu mësohet se Thaçi ka biseduar edhe për punësime të reja që do të realizohen gjatë periudhês së qeverisjes. PDSH është nga partitë e para që ka arritur marrëveshje me LSDM, ndërsa këtë qëndrim e kishte shprehur edhe gjatë fushatës.

Lexo më Shumë

AGIM BAÇI A mund t’i shmangemi të shkuarës sonë? Për artistin e botës fluturake, personazhin Masuxhi Ono të nobelistit Kauzo Ishiguro, t’i shmangesh së shkuarës është thjesht një gënjeshtër, së cilës as vetë nuk i besojmë, e as të tjerët nuk mund të na e harrojnë dot. Por, a mundemi dot të bëjmë ne vetë pa të shkuarën? Sërish, piktori Ono vjen e na “pëshpërit në vesh”, duke na rrëfyer se e shkuara është e shpërndarë me të gjitha ngjyrat brenda nesh, brenda hapave tanë dhe ne mund ta ndiejmë si kur ecim në vetmi, ashtu edhe kur nisim t’i…

Lexo më Shumë