Author: Hamdi Kumanova

Të premten do të mbahet protesta e tretë e radhës kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në Maqedoninë e Veriut. Ndryshe nga radhët tjera, organizatorët paralajmërojnë një formë tjetër proteste për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 7.4% të rrymës. Sipas tij, protesta duhet të zgjerohet edhe në qytetet tjera sepse rryma është rritur në nivel shtetëror dhe jo vetëm në disa qytete. Njëkohësisht ai u bëri thirrje organeve kompetente që t’i marrin me seriozitet kërkesat e protestuesve, që të mos vijë te ndonjë eskalim të tyre.

Lexo më Shumë

Zoran Zaevi, Venko Filipçe dhe ekipi janë krejtësisht të paaftë të përballen me sfidat të cilat i sjell epidemia me koronavirusin. Maqedonia ka mbërritur pothuajse 13 mijë të infektuar dhe mbi 500 persona të vdekur, që jemi rekorderë të zinj në rajon, madje edhe në Evropë sipas këtyre parametrave në një milion banorë. Në mënyrë shtesë edhe ekonomia po fundoset. Për tre muaj ishte krijuar borxh i ri prej 1 miliardë euro, ndërsa në këtë rast as nuk arritëm të përballemi me krizën shëndetësore, as arritëm ta rimëkëmbin ekonominë. Zaevi i shpenzoi në ryshfet parazgjedhor dhe tani mbërrijnë mbërrijnë faturat…

Lexo më Shumë

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar seancë për sot. Sipas paralajmërimeve, në kuadër të saj duhet të sillet edhe vendimi përfundimtar për atë se si dhe kur duhet të fillojë viti shkollor 2020/2021, pasi paraprakisht Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dërgoi propozimin e tij. Ka propozuar që nxënësit deri në klasën e tretë të rikthehen në shkollë, ndërkaq të tjerët të vazhdojnë me mësim në distancë. Se cili do të jetë vendimi i Qeverisë, do të njoftojnë nga shërbimi medial i Qeverisë pasi të përfundojë seanca./TV21

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot me kumtim në Fejsbuk e uroi Ditën e Armatës – 18 Gushtin. “Urime ditëlindja Armata jonë. Dashuria dhe lojaliteti ndaj atdheut le të ta ndriçojnë rrugën drejt së ardhmes”, theksoi Shekerinska. Ajo njëherit thekson se është nder dhe respekt për të që këtë vit për herë të parë Ditën e Armatës – 18 Gushtin e shënojmë si Armatë e një vendi anëtar të NATO-s. “Ju falënderoj që më bëtë ministre krenare të Mbrojtjes”, shtoi Shekerinska në kumtesën e saj.

Lexo më Shumë

Deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Muhamed Zekiri nuk ka pranuar të komentojë shkrimet të cilat u publikuan dje në rrjetet sociale kinse nuk do ta votojë qeverinë LSDM-BDI. I kontaktuar nga News33, Zekiri tha se shkrimet e publikuara janë shpifje dhe thotë se nuk ja vlenë që të komentohen portale që janë pa adresë. Kujtojmë në shkrimin e publikuar thuhej se përveç Zekirit edhe deputeti Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli është kundër të njejtës.

Lexo më Shumë

Muzikë nga filma të animuar, pop koncerte dhe muzikë elektronike do të shfaqen në edicionin e sivjetmë të “The Park Festival” në Gostivar që është caktuar për fillim të shtatorit. Në katër mbrëmjet e festivalit do të prezantohen edhe artistë të rinj me vepra figurative dhe performanse. Koncepti i festivalit këtë vit pësoi ndryshime të caktuara në të cilat në masë të konsiderueshme ndikoi gjendja me pandeminë. “Zgjedhja e artistëve për këtë vit në të shumtën e rasteve varej nga gjendja aktuale me pandeminë. Edhe pse përgatitjet dhe negociatat me emra të shquar filluan që verën e kaluar, ishim të…

Lexo më Shumë

Kur jemi fare në fund të bisedimeve mes LSDM-së dhe Bashkikmit Demokratik, konkretisht para takimit të nesërm mes liderëve të këtyre partive Zoran zaev dhe Ali Ahmeti, Agjencia e lajmeve INA nga burimet e saj të sigurta të afërta me drejtuesit më të lartë të LSDM-së merr vesh se Bashkimi Demokratik nuk do të fitojë postin e kryeministrit me mandat të rregullt as një vit siç u fol këto ditë. Ndërkaq sipas këtyre burimeve Bashkimi Demokratik si kompromis do të merr sigurt postin e Ministrit të Punëve të bBrendshme për herë të parë që nga Pavarësia e Maqedonisë, ndërsa kryemnistër…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë, informoi se gjatë 24 orëve të fundit nga 912 teste të realizuara 103 persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Shkup-13, Kumanovë-26, Shtip-5, Prilep-7, Tetovë-3, Ohër-2, Kavadarc-6, Gostivar-15, Gjevgjeli-2, Strumicë-1, Kriva Pallankë-2, Demir Hisar-7, Berovë-1, Vinicë-5, Dellçevë-2, Sveti Nikollë-3, Kërçovë-2 dhe Negotinë-1. Instituti i Shëndetit Publike në 24 orët e fundit ka regjistruar 187 pacientë të shëruar. Shkup-60, Shtip-17, Prilep-4, Tetovë-12, Strugë-19, Manastir-2, Ohër-16, Kavadarc-13, Gostivar-11, Kriva Pallankë-2, Krushevë-1, Koçan-5, Demir Hisar-2, Makedonski Brod-3, Berovë-3, Vinicë-10, Kratovë-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-2 dhe Resnjë-2. Betejën me virusin korona e kanë humbur 3 pacientë.

Lexo më Shumë

Komisioni Shtetëror për Parandalim të Korrupsionit hapi lëndë për rastin me ministren e Financave Nina Angellovskën me qëllim që të hetojë nëse ka përplasje të interesave, lidhur me veprimin e saj me mjetet të cilat i ka pasur në bankën “Eurostandard”, para se ajo të falimentojë. Nga KSHPK për MIA-n konfirmuan se është hapur lëndë në nismë të tyre me qëllim që të ndriçohet i gjithë rasti në këtë rast që ka shkaktuar reagime në opinion. KSHPK është në fazë të grumbullimit të të dhënave për lëndën nga Banka popullore dhe nga Ministria e Financave me qëllim që të konfirmohet…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë (FSM), Darko Dimovski dhe kryetari i Komisionit Rregullator për Energjetikë dhe Shërbime të Ujit, Marko Bislimoski sot patën takim për të diskutuar pasojat që do të dalin nga rritja e çmimeve të energjisë elektrike te kategoria më e prekshme e popullatës, punonjës që pranojnë paga minimale, pensionistët dhe kategori të tjera të rrezikuara të cilët do të ndjejnë drejtpërdrejt këtë rritje të çmimit të energjisë elektrike. Dimovski dhe Bislimoski, siç thuhet në kumtesën e FSM-së, diskutuan nevojën për të shtuar masë të përkohshme që do të nënkuptojë zgjerimin e fushës së personave që…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sipas gjendjes epidemiologjike me Kovid-19 në shtet, tashmë mund të caktohen kontrollime dhe intervenime në sistemin elektronik TerminiIm. Të gjitha institucionet e shëndetit publik tashmë po caktojnë terminet për kontrollimet dhe intervenime në shtator. Sipas planit të përgatitur për punë, ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi Elektronike, do të thirren pacientët kontrollimet e të cilëve ishin anuluar gjatë periudhës së kaluar. Gjithashtu, të gjitha programet kirurgjike, të cilat paraprakisht ishin anuluar për shkak të gjendjes me pandeminë nga Kovid-19, do të realizohen sipas planeve dhe protokolleve të përgatitura të kolegjiumeve profesioniste, informojnë…

Lexo më Shumë