“Sot po shënojmë 28-vjetorin e armatës, viti i parë si anëtar i plotë i NATO-s dhe për këtë jemi krenarë. Anëtarësimi në Aleancë është përfitim dhe privilegj për çdo shoqëri demokratike. Por, anëtar kredibil dhe i respektuar do të jemi vetëm me respektim të vlerave demokratike, besnikëri ndaj aleancës dhe solidaritet”, tha komandati i Shtabit të Përgjithshëm të URMV-së, Vasko Gjurçinovski në fjalimin e tij për shënimin e 28 vjetorit. Para mysafirëve të pranishëm në studionin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup, Gjurçinovski theksoi se çdo gjeneratë kontribuoi dhe la shenja në zhvillimin e armatës. “Të jemi krenar për…
Author: Hamdi Kumanova
Mbrëmë (17 gusht) rreth orës 11 pasdite, zyrtarë policorë të SPB Tetovë nga Departamenti për punë të brendshme-Gostivar, është privuar nga liria S.D. 22, nga një fshat i Gostivarit. Ai është sjellur. në mënyrë agresive dhe është përpjekur të sulmojë fizikisht punonjësit në Spitalin e Përgjithshëm Gostivar “Ferid Murad ”. Paraprakisht në spital ishte shtrirë babai i tij S.D. (46) pasi ishte lënduar në një aksident trafiku. Po punohet mbi ratsin thonë nga SPB-Tetovë.
Një qytetare e Ohrit (68) dje ndërroi jetë, pasi që ajo u godit nga një motoçikletë “Longia”, drejtuar nga në 17-vjeçar nga Ohri. “Më 17 gusht, në orën 20:00 ka pasur paraqitje se në Ohër, në rrugën ‘Risto Çado’, një motoçikletë ‘Longia’, me targa të Ohrit, drejtuar nga një 17-vjeçar nga Ohri, ka goditur këmbësoren B.GJ.(68) nga Ohri. B.GJ. është dërguar në Spitalin e përgjithshëm të Ohrit, ku iu nënshtrua plagëve. Vozitësi i motoçikletës mori lëndime trupore, të konstatuara në spitalin “Shën Erazmo”, informojnë nga MPB. Është kryer ekspertizë në vendin e fatkeqësisë nga ekipi i SPB Ohër.
Edhe 12 udhëtarë të cilët kanë mbërritur me fluturimin e së shtunës ne Vizer nga Shkupi në Turku kanë qenë pozitivë me Kovid-19, kumtuan autoritetet finlandeze. Në fluturim ka pasur gjithsej 115 udhëtarë, prej të cilëve 95 për qind janë testuar. Të gjithë udhëtarëve u janë lëshuar urdhra me shkrim për karantinë shtëpiake, që do ta mbikëqyrin autoritetet lokale. Ky është fluturimi i tretë me radhë Shkup – Turku në të cilin janë zbuluar udhëtarë me Kovid-19. Në fluturimin e parë më 8 gusht pas testimit vullnetar të të gjithëve atyre që mbërritën nga Shkupi pozitivë ishin 26 persona, ndërsa…
Të premten do të mbahet protesta e tretë e radhës kundër shtrenjtimit të rrymës elektrike në Maqedoninë e Veriut. Ndryshe nga radhët tjera, organizatorët paralajmërojnë një formë tjetër proteste për të shprehur kundërshtimin ndaj rritjes prej 7.4% të rrymës. Sipas tij, protesta duhet të zgjerohet edhe në qytetet tjera sepse rryma është rritur në nivel shtetëror dhe jo vetëm në disa qytete. Njëkohësisht ai u bëri thirrje organeve kompetente që t’i marrin me seriozitet kërkesat e protestuesve, që të mos vijë te ndonjë eskalim të tyre.
Zoran Zaevi, Venko Filipçe dhe ekipi janë krejtësisht të paaftë të përballen me sfidat të cilat i sjell epidemia me koronavirusin. Maqedonia ka mbërritur pothuajse 13 mijë të infektuar dhe mbi 500 persona të vdekur, që jemi rekorderë të zinj në rajon, madje edhe në Evropë sipas këtyre parametrave në një milion banorë. Në mënyrë shtesë edhe ekonomia po fundoset. Për tre muaj ishte krijuar borxh i ri prej 1 miliardë euro, ndërsa në këtë rast as nuk arritëm të përballemi me krizën shëndetësore, as arritëm ta rimëkëmbin ekonominë. Zaevi i shpenzoi në ryshfet parazgjedhor dhe tani mbërrijnë mbërrijnë faturat…
Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka caktuar seancë për sot. Sipas paralajmërimeve, në kuadër të saj duhet të sillet edhe vendimi përfundimtar për atë se si dhe kur duhet të fillojë viti shkollor 2020/2021, pasi paraprakisht Komisioni për Sëmundje Ngjitëse dërgoi propozimin e tij. Ka propozuar që nxënësit deri në klasën e tretë të rikthehen në shkollë, ndërkaq të tjerët të vazhdojnë me mësim në distancë. Se cili do të jetë vendimi i Qeverisë, do të njoftojnë nga shërbimi medial i Qeverisë pasi të përfundojë seanca./TV21
Zëvendëskryeministrja dhe ministre e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska sot me kumtim në Fejsbuk e uroi Ditën e Armatës – 18 Gushtin. “Urime ditëlindja Armata jonë. Dashuria dhe lojaliteti ndaj atdheut le të ta ndriçojnë rrugën drejt së ardhmes”, theksoi Shekerinska. Ajo njëherit thekson se është nder dhe respekt për të që këtë vit për herë të parë Ditën e Armatës – 18 Gushtin e shënojmë si Armatë e një vendi anëtar të NATO-s. “Ju falënderoj që më bëtë ministre krenare të Mbrojtjes”, shtoi Shekerinska në kumtesën e saj.
Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev dhe ai i i BDI-së, Ali Ahmeti sot në ora 14:00 së bashku me sekretarët gjeneral të partive, Ljupço Nikollovski dhe Artan Grubi, do të mbajnë takim në Klubin e Deputetëve. Në takim pritet arritja e marrëveshjes përfundimtare për formimin e qeverisë së re.
Deputeti i Lidhjes Social Demokrate, Muhamed Zekiri nuk ka pranuar të komentojë shkrimet të cilat u publikuan dje në rrjetet sociale kinse nuk do ta votojë qeverinë LSDM-BDI. I kontaktuar nga News33, Zekiri tha se shkrimet e publikuara janë shpifje dhe thotë se nuk ja vlenë që të komentohen portale që janë pa adresë. Kujtojmë në shkrimin e publikuar thuhej se përveç Zekirit edhe deputeti Lëvizjes Besa, Fadil Zendeli është kundër të njejtës.
Muzikë nga filma të animuar, pop koncerte dhe muzikë elektronike do të shfaqen në edicionin e sivjetmë të “The Park Festival” në Gostivar që është caktuar për fillim të shtatorit. Në katër mbrëmjet e festivalit do të prezantohen edhe artistë të rinj me vepra figurative dhe performanse. Koncepti i festivalit këtë vit pësoi ndryshime të caktuara në të cilat në masë të konsiderueshme ndikoi gjendja me pandeminë. “Zgjedhja e artistëve për këtë vit në të shumtën e rasteve varej nga gjendja aktuale me pandeminë. Edhe pse përgatitjet dhe negociatat me emra të shquar filluan që verën e kaluar, ishim të…
Kur jemi fare në fund të bisedimeve mes LSDM-së dhe Bashkikmit Demokratik, konkretisht para takimit të nesërm mes liderëve të këtyre partive Zoran zaev dhe Ali Ahmeti, Agjencia e lajmeve INA nga burimet e saj të sigurta të afërta me drejtuesit më të lartë të LSDM-së merr vesh se Bashkimi Demokratik nuk do të fitojë postin e kryeministrit me mandat të rregullt as një vit siç u fol këto ditë. Ndërkaq sipas këtyre burimeve Bashkimi Demokratik si kompromis do të merr sigurt postin e Ministrit të Punëve të bBrendshme për herë të parë që nga Pavarësia e Maqedonisë, ndërsa kryemnistër…

