Faton Fazliu nga Partia Alternativa ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq që tha se qëndrimi i tij personal është të mos e njoh pavarësinë e Kosovës, transmeton Almakos.
Ky është reagimi i plotë i Faton Fazliut:
Kryetari i Komunës Qendër në Shkup, Sasha Bogdanoviq, deklaron se “Kosova është Serbi”. Kjo është fjali e njohur e shumë grafiteve serbe gjithandej nëpër Serbi.
Bogdanoviqi, në emër të mendimit të tij personal, pra duke harruar se ai nuk është person privat, e sfidon edhe faktin se paguhet nga taksapaguesit e një shteti për të cilët pavarësia e Kosovës është proces i pakthyeshëm. Ai del edhe kundër një politike shtetërore, e cila është dëshmuar se në masë të madhe varet nga vullneti i shqiptarëve.
Prandaj, pres që ndaj këtij shovinisti të ngrihet padi për provokim dhe fyerje të ndjenjave të shqiptarëve dhe ai urgjentisht të largohet nga pozita e tij.
Në të kundërtën, LSDM dhe argatët e saj shqiptarë vetëm e legjitimojnë qëndrimin e tij./Almakos/
Data 16.09.2026
Aktuale
- “Nga Kruja inaugurojmë Foltoren e Ripërtëritjes!”/ Berisha: Kurrë nuk do të ndërpresim përpjekjen që Fushë-Kruja dhe Kruja të jenë bashki më vete
- Dosja ‘Balluku’, del pas 5 orësh në SPAK arkitekti Alban Eftimi! Bashkë me të vëllain arreduan vilën luksoze të ish zv kryeministres në Palasë
- Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë reagon pas dënimeve në Hagë: Zhgënjim i thellë, procesi ngre shqetësime serioze
- “Ron Yeffet sillet si Kryeministër, ka bërë xheloz edhe Ballukun”, Gazetari: Ka ministra të tjerë që po kërcejnë ‘Napoleonin’ me të tek buxheti i shtetit! SPAK të marrë të pandehur Ramën, del në çdo dosje
- Dosja Balluku dhe arredimi i vilës luksoze/ Pas më shumë se 1 orë, arkitekti Olsi Eftimi del nga SPAK
- Jakimovski lirohet nga burgu, Gjykata e Lartë kthen rastin në rigjykim
- VLEN: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ësht i padrejtë dhe i papranueshëm
- “Haga si Gjykatë serbe”/ Petro Koçi për dënimet e krerëve të UÇK-së: Vendim fyes dhe vrastar



