Author: Hamdi Kumanova

Në stadiumin ushtarak në Parkun e Qytetit në Shkup nesër do të shënohet Dita e Armatës së Republikës së Maqedonisë së Veriut. Solemniteti do të realizohet në përputhje me protokollin e Komisionit për Mbrojtje nga Sëmundjet Ngjitëse për shënimin e festave shtetërore. Siç bënë të ditur nga Shtatmadhoria e Armatës fjalim do të kenë presidenti i Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Komandant Suprem i Armatës, Stevo Pendarovski, ministrja e Mbrojtjes, Radmilla Shekerinska dhe shefi i Shtatmadhorisë, gjeneral nënkolonel Vasko Gjurçinovski. Në këtë solemnitet nga ana e presidentit Pendarovski me Mirënjohje për meritat ushtarake do të dekorohen batalioni për mbështetje…

Lexo më Shumë

Rinovimi i Teatrit Shqiptar në Shkup ka tejkaluar çdo afat për të rinisur me punë. Ndonëse punimet janë kryer nga kompani kontraktuese, pranim-dorëzimi i objektit mbahet “peng” nga Ministria e Transportit dhe Lidhjeve. Nga të reshurat e fundit, çatia ka shkaktuar dëme brenda objektit. Detaje të papërfunduara shihen kudo. Drejtori Murtezi, tha se ky institucion është bërë për të luajtur aktorët në skenë, por tani po del që aktorë kryesorë janë disa të tjerë pas skenës. Teatri është institucion kulturor që politika nuk guxon të ketë gisht në matematikat ditore. Tani ne presim që të formohet qeveria e re dhe…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se sipas gjendjes epidemiologjike me Kovid-19 në shtet, tashmë mund të caktohen kontrollime dhe intervenime në sistemin elektronik Termini Im. Të gjitha institucionet e shëndetit publik tashmë po caktojnë terminet për kontrollimet dhe intervenime në shtator. Sipas planit të përgatitur për punë, ndërsa në bashkëpunim me Drejtorinë për Shëndetësi Elektronike, do të thirren pacientët kontrollimet e të cilëve ishin anuluar gjatë periudhës së kaluar. Gjithashtu, të gjitha programet kirurgjike, të cilat paraprakisht ishin anuluar për shkak të gjendjes me pandeminë nga Kovid-19, do të realizohen sipas planeve dhe protokolleve të përgatitura të kolegjiumeve profesioniste,…

Lexo më Shumë

Shaqir Fetai nuk ka se çka të turpërohet nga fakti se ka qene vasali më besnik i Sulejman Rexhepit. Këtë fakt nuk mund ta mohojë, siç nuk mund ta mohojë edhe faktin se me “Vehbi Dibra” e dekoroi Sulejman Rexhepi dhe jo BFI në RMV Nga Jasir Jashari Shaqir Fetai mendon se i janë pjekur kushtet që të futet ne proces të kapjes së titullit “reis i plotëfuqishëm i ulemasë së BFI-së”. Me lloj-lloj përpjekjesh e intrigash, me imitime të stileve të mësuesit te vet të jetës, Sulejman Rexhepin,(po hë le ta mohojë!), me akte kriminele e antikushtetuese, Shaqir Fetai…

Lexo më Shumë

Zv. ministrja e Arsimit, Elizabeta Naumovska për “TV24” tha se mendimi i saj personal është se çdo vit i humbur shkollor është humbje për nxënësit. “Kush garanton që vitin e ardhshëm nuk do të ketë më Covid-19, do të kërkojmë përsëri një shtyrje? Kjo do të thotë se në 3-4 vjet sa zgjatë kriza, nxënësit që duhet të jenë në klasën e parë, në moshën 10-15 vjeç do të jenë në klasë të parë?Aktualisht, përfaqësuesit e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës janë duke harmonizuar protokollet me përfaqësuesit e Inspektoratit Shëndetësor Sanitar dhe kjo është një zgjidhje kompromisi midis Ministrisë së…

Lexo më Shumë

Arben Taravari nga Aleanca për Shqiptarëti është oërgjigjur BDI-ë, konkretisht akuzave të fundit të kësaj partie se opozita po pret korridoreve të partive maqedonase duke u lidhur për numrin e deputetëve dhe se vetëm ajo është legjitime për të negociuar formimin e Qeverisë. Së pari Arben Taravari konteston pikërisht këtë pretendim të BDI-së duke shkruar në profilin e tij në Facebook se BDI ka dy deputet më pak se partitë tjera shqiptare. “Opozita shqiptare 17 deputetë kurse BDI- ja 15 (me të gjitha abuzimet zgjedhore) nga shifrat kuptohet qartë se kush është fitues.Sa i përkt kandidatit për kryeministër Tarvarai thotë…

Lexo më Shumë

Dy emigrantë kanë ndërruar jetë si pasojë e një aksidenti mes një makine që po transportonte emigrantë dhe një makine të policisë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme rreth orës 22:30 në magjistralen Strumic-Shtip, në hyrjen për Radovish. Makina e tipit “Audi Q7” që po transportonte 12 emigrantë ilegal është përplasur me një automjet të policisë që nuk ishte në lëvizje. Në vendngjarje jetë ka ndërruar një emigrant, kurse një tjetër, si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Qendrën Mjekësore në Shtip. Raportohet se të gjithë emigrantët ishin nga Siria.

Lexo më Shumë

Ambasadori në largim i BE-së, Samuel Zhbogar po numëron ditët e fundit të detyrës së tij në Shkup. Ai ka vendosur që kujtimet e 4 viteve t’i paraqes përmes shpërndarjes së 30 fotografive në rrjetet sociale, bri të cilave shkruan “Për 31 ditë do të largohem nga Maqedonia e Veriut. Jam i entuziazmuar që po kthehem në shtëpi, por gjithashtu edhe i pushtuar nga emocionet për kohën që po e lë pas vetes. Përmes 30 fotografive do t’i reflektoj kujtimet e 4 viteve të fundit”. Zhbogar filloi detyrën në vitin 2016, në përfundim të krizës politike. Ishte në detyrë pikërisht…

Lexo më Shumë

Tri bomba artizanale të paaktivizuara, të cilat janë nga Lufta e Parë Botërore, janë gjetur dje në afërsi të fushës së futbollit në fshatin Orizare e Poshtme të Manastirit. “Më datën 16.08.2020 në orën 12.45 në SPB Manastir është raportuar se në afërsi të fushës së futbollit në fshatin Orizare e Poshtme, të Manastirit, gjatë kryerjes së punëve ndërtimore, janë gjetur tri bomba artizanale të paaktivizuara, të cilat janë nga Lufta e Parë Botërore”, kumtuan sot nga MPB-ja. Bombat janë larguar në mënyrë të sigurt nga një piroteknik i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim.

Lexo më Shumë

Procedura e falimentimit ndaj debitorit -“Eurostandard banka” SHA Shkup do ta zhvillojë drejtori falimentues, Dushko Todevski nga Shkupi, ndërsa seanca parë për shqyrtim dhe konstatim të kërkesave të paraqitura është caktuar për më 8 tetor të këtij viti, informojnë sot nga Gjykata themelore civile Shkup. “Për shkak të interesimit të madh të mediumeve lidhur me lëndën ST – 123/20, Ju njoftojmë se me Vendim ST – 123/20 nga 14.08.2020 në këtë gjykatë është miratuar propozimi për hapje të procedurës falimentuese ndaj debitorit ‘Eurostandard banka’ SHBA Shkup dhe për drejtor falimentues është caktuar Dushko Todevski nga Shkupi. Rreth lëndës ST –…

Lexo më Shumë

Në suaza të projektit “Organizatat civile dhe mediat në kontroll mbi punën e ndërmarrjeve publike në Rajonin Planor të Pollogut”, Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim – IHSE nga Shkupi zbatoi analizë mbi punën e ndërmarrjeve publike lokale në Rajonin e Pollogut për vitin 2019, në pajtim me Mjetin për llogaridhënie dhe transparencë të hartuar nga ana e Qendrës për Komunikime Civile. Qëllimi i aktivitetit është që të vlerësohet gjendja në këtë segment për ndërmarrjet publike lokale në këtë rajon planor mbi bazë të të cilave janë formuar rekomandimet. Hulumtimi është mbi tetë ndërmarrje publike lokale në Rajonin e Pollogut…

Lexo më Shumë