Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.140 testime dhe janë regjistruar 408 raste të reja e coronavirus. Prej rasteve të reja 227 janë në Shkup, 12 Kumanovë, Shtip 15, Prilep 4, Tetovë 34, Strugë 5, Veles 15, Manastir 23, Kavadar 4, Gostivar 2, Strumicë 18, Kriva Pallankë 6, Radovish 7, Koçan 4, Demir Hisar 4, Pehçevë 2, Berovë 2, Vinicë 1, Dellçevë 1, Sveti Nikole 3, Kërçovë 6, Resnjë 1 dhe Negotinë 2. Nga MSH bëjnë të ditur se sot janë shëruar 280 pacientë dhe katër të tjerë kanë humbur jetën, dy…
Author: Hamdi Kumanova
Ujëra ndotëse në ngjyrë të gjelbër dhe të verdhë nga mbeturinat industriale, për të cilat konsiderohet se përmbajnë krom gjashtëvalentësh kancerogjen ka këto ditë në afërsi të Jegunovcit të Tetovës, ndërsa pjesë të konsiderueshme të këtyre ujërave derdhen në lumin Vardar, alarmojnë aktivistët ekologjikë në rrjetet sociale, Qytetarët alarmojnë se dukuria e ujërave të këtilla ndotëse është e rrezikshme për truallin dhe për ujin duke pasur parasysh se është materie e cila shkakton ndotje të tyre si dhe sëmundje të kancerit. “Ai është kromi gjashtëvalentësh i cili është shumë i rrezikshëm për shëndetin e qytetarëve dhe shkakton kancer. Duhet të…
Ministri i shëndetësisë Venko Filipçe ka deklaruar se masat kundër KOVID-19 të cilët janë në kuvend duhet të miratohen sa më shpejtë. “Deputetët duhet të tregojnë përgjegjësi dhe sa më shpejtë njëzëri të votojnë dy pakot e masave për mbrojtje të popullatës dhe parandalimin e përhapjes së mëtutjeshme të virusit. Kërkojmë që së bashku të dërgojmë mesazh të bashkimit rreth respektimi të masave. Ato janë plotësisht të arsyeshme dhe të bazuara në analizat e Institutit për Shëndet Publik dhe të përvojave ndërkombëtare. Masa të tilla ose të ngjashme për momentin janë në fuqi në të gjithë vendet e Evropës”, ka…
Sipas Ligjit për festa në Republikën e Maqedonisë së Veriut ditë pushimi janë: Për gjithë qtyetarët e RMV-së: 1 janari (e premte), 7 janari (e enjte), 1 maji (e shtunë), 3 maji (e hënë), 13 maji (e enjte), 24 maji (e hënë), 2 gushti (e hënë), 8 shtatori (e mërkurë), 11 tetori (e hënë), 23 tetori (e shtunë) dhe 8 dhjetori (e mërkurë). Për qytetarët myslimanë festë është edhe 20 korriku (e martë), ndërsa për shqiptarët po ashtu ditë pushimi është 22 nëntori (e hënë), Dita e Alfabetit. Për qytetarët ortodoksë ditë pushimi është 6 janari, 19 janari, 30 prilli,…
Reparti Infektiv në Spitalin klinik të Shtipit është mbushur deri në shtratin e fundit. Drejtori i Spitalit Klinik – Shtip, Alen Gjorgjiev për MIA-n thotë se për momentin në Repart janë hospitalizuar 55 pacientë prej thuajse të gjitha komunave të rajonit lindor të vendit. “Filluam me ridërgimin e pacientëve në spitalin e Koçanit, pasi tek ne nuk ka shtretër të lirë spitalorë. Mund të ndodhë, gjatë këtyre ditëve edhe pacientë nga Shtipi të dërgohen për mjekim spitalor në spitalin në Koçan”, deklaroi Gjorgjiev. Ai theksoi se 10 pacientë të infektuar me koronavirusin janë me pasqyrë klinike më të rëndë dhe…
Kreu i opozitares VMRO-DPMNE, Hristijan Micskoski, thotë se do t’i pengonte që të dikush atë ta sheh vetëm si numër ose përqindje. Këtë e thotë edhe për ligjin për përdorimin e gjuhëve, i cili zyrtarisht quhet “ligji për përdorimin e gjuhëve që e flasin më së paku 20% e qytetarëve”, kur shumë thjesht mund të quhej “ligji për përdorimin e gjuhës shqipe”. “Absolutisht pajtohem me ju se kjo përqindje duhet të zhduket! Edhe dua që kjo përqindje të zhduket. Të jemi maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, serb etj., qytetarë lojal të Maqedonisë. Numrat nuk na nevojiten, ato vetëm se na ndajnë,…
Shkurtimi i orëve të punës në objektet gastronomike nuk do të funksionojë, nëse respektohet në mënyrë selektive, siç ka qenë rasti deri më tani. Nga Oda e Gastronomëve thonë se ata janë të vetëdijshëm për gjendjen shëndetësore, por ata apelojnë që ndryshimet e shpeshta të rregullave të lojës nuk janë të dobishme për askënd. Kërkojnë nga autoritetet largpamësi në punën e tyre. Ata janë për protokolle strikte, por ata thonë se pa i respektuar të gjithë, nuk do të ketë efekt. “Qëllimi është që protokollet të respektohen. Nëse protokollet do të respektoheshin, ahengje të tilla dhe gjithçka tjetër që pamë…
Nëpunësit policor të SPB-së Kisella Vodë sot në orën 14:15 e kanë arrestuar 31 vjeçarin B.P. nga Shkupi. Siç kumtoi MPB, B.P. është kërkuar me urdhërarrest në lidhje me nenin 237 të Kodit Penal të Republikës së Maqedonisë së Veriut, me urdhër të Gjykatës Themelore Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej dy viteve.
Në kërkesë të opozitës në seancën e sotme të 18-të kuvendore nuk është diskutuar për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për mbrojtje të popullatës nga sëmundjet ngjitëse, me procedurë të shkurtuar, e cila duhet të jetë bazë për zbatim të masave të reja për mbrojtje nga koronavirusi. Nga grupi i deputetëve të LSDM-së potencojnë se opozita ka kërkuar kohë ta shqyrtojë sepse kanë pasur dyshim në disa dispozita. Nga VMRO-DPMNE, konfirmojnë se kanë kërkuar para se të shprehen për ligjin ta shqyrtojnë edhe të japin propozime të tyre. Nga partia opozitare thonë se duan të japin kontribut dhe mbështetje të…
Nga LSDM lavdërohen se edhe gjatë një pandemie serioze, Qeveria dhe Ministria e Arsimit, përmes një qasjeje të përgjegjshme dhe sistematike, siguruan një fillim të suksesshëm të vitit shkollor dhe një proces të suksesshëm mësimor. Po dëshmohet çdo ditë se modeli i kombinuar që krijuam ishte më se i nevojshëm dhe mësimi në distancë është absolutisht i domosdoshëm dhe i pashmangshëm.“Sot, rreth 88% e nxënësve ndjekin me sukses mësimin online pa shumë vështirësi dhe ky numër është rritur me 18% që nga fillimi i vitit shkollor. Një rritje e tillë, ndër të tjera, është për shkak të nismave të pushteteve…
Qeveria i dha dritë jeshile propozimeve të Komisionit për Sëmundje Infektive. Organi ekzekutiv urdhëron kufizimin e kapaciteteve në transportin publik edhe atë në 50 për qind dhe kufizimin e punës së operatorëve ekonomik apo gastronomisë deri në orën 23:00. Masë rekomanduese ka adresuar edhe për administratën shtetërore, komunat dhe organet gjyqësore që ta rregullojnë orarin e punës me turne dhe nga distanca. Masat e fundit nuk do të jenë pjesë e dispozitave plotësuese në propozim-Ligjin për mbrojtjen e popullsisë nga sëmundjet ngjitëse. Çdo masë tani e tutje do të hy në fuqi me vendim të Qeverisë, duke u bazuar në…
VMRO – DPMNE nuk ka përgjigje nëse në arkën e partisë i mungojnë një milion e treqind mijë euro. Opozita nuk kishte përgjigje, nëse do të bëhet një revizion i brendshëm i partisë, për të përcaktuar se si ish-kryetari i partisë arriti 1.3 milion euro, në vend se në arkën e partisë, sipas Prokurorisë, ti fuste në xhep, dhe të blejë një parcelë të shtrenjtë në Vodno. Në hetimin e Prokurorisë për Krimin e Organizuar dhe Korrupsionin, me të cilin Gruevski dyshohet se ka nxjerrë mbi një milion euro nga partia, ata shohin politikë. Villma Ruskovska nuk ka kredibilitet, sepse…

