Sot 408 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Sot 408 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë bërë 2.140 testime dhe janë regjistruar 408 raste të reja e coronavirus.

Prej rasteve të reja 227 janë në Shkup, 12 Kumanovë, Shtip 15, Prilep 4, Tetovë 34, Strugë 5, Veles 15, Manastir 23, Kavadar 4, Gostivar 2, Strumicë 18, Kriva Pallankë 6, Radovish 7, Koçan 4, Demir Hisar 4, Pehçevë 2, Berovë 2, Vinicë 1, Dellçevë 1, Sveti Nikole 3, Kërçovë 6, Resnjë 1 dhe Negotinë 2.

Nga MSH bëjnë të ditur se sot janë shëruar 280 pacientë dhe katër të tjerë kanë humbur jetën, dy prej tyre janë nga Shkupi (64 dhe 67 vjeç), një nga Manastiri (76) dhe një nga Resnjë (59).

Momentalisht numri i përgjithshëm i të infektuarve që nga fillimi i epidemisë është 24.196, ku prej tyre 17.678 janë shëruar dhe 850 kanë humbur jetën. Aktualisht në Maqedoni ka 5.674 raste aktive./