Procedura e falimentimit ndaj debitorit -“Eurostandard banka” SHA Shkup do ta zhvillojë drejtori falimentues, Dushko Todevski nga Shkupi, ndërsa seanca parë për shqyrtim dhe konstatim të kërkesave të paraqitura është caktuar për më 8 tetor të këtij viti, informojnë sot nga Gjykata themelore civile Shkup. “Për shkak të interesimit të madh të mediumeve lidhur me lëndën ST – 123/20, Ju njoftojmë se me Vendim ST – 123/20 nga 14.08.2020 në këtë gjykatë është miratuar propozimi për hapje të procedurës falimentuese ndaj debitorit ‘Eurostandard banka’ SHBA Shkup dhe për drejtor falimentues është caktuar Dushko Todevski nga Shkupi. Rreth lëndës ST –…
Author: Hamdi Kumanova
Në suaza të projektit “Organizatat civile dhe mediat në kontroll mbi punën e ndërmarrjeve publike në Rajonin Planor të Pollogut”, Instituti për Hulumtime Strategjike dhe Edukim – IHSE nga Shkupi zbatoi analizë mbi punën e ndërmarrjeve publike lokale në Rajonin e Pollogut për vitin 2019, në pajtim me Mjetin për llogaridhënie dhe transparencë të hartuar nga ana e Qendrës për Komunikime Civile. Qëllimi i aktivitetit është që të vlerësohet gjendja në këtë segment për ndërmarrjet publike lokale në këtë rajon planor mbi bazë të të cilave janë formuar rekomandimet. Hulumtimi është mbi tetë ndërmarrje publike lokale në Rajonin e Pollogut…
Policia ka arrestuar pesë persona në Shkup për shkak të posedimit të lëndëve narkotike. Aksionet kanë ndodhur nëraste të ndara dhe është konfiskuar lënda e llojit marihuanë. Në afërsi të parkingut te Qendra Sportive “Boris Trajkovski” është privuar nga liria J.P. (26) nga Dibra, sepse gjatë kontrollit të kryer te ai është gjetur marihuanë. Në rrugën “Hristo Tatarçev” është kapur A.J. (27) nga Shkupi. Nëpunësit policorë të SPB Shkup në rrugën “Bllagoja Stefkovski” e kanë privuar nga liria edhe BëK. (40) nga Shkupi, sepse gjatë kontrollit të kryer te ai është gjetur lëndë pluhuri. Është arrestuar gjithashtu edhe N.S (29)…
Çmimi i benzinës dhe dizelit do të lirohet për gjysmë denari për litër, derisa çmimi i vajit ekstra të lehtë mbetet i njëjtë, njoftojnë nga KRRE. EUROSUPER BS95 do të shitet pët 59.50 denarë për litër, EUROSUPER BS-98 do të shitet pët 61.50 denarë për litër, ndërsa EURODIZELI do të shitet për 52 denarë për litër. Çmimi i vajit ekstra të lehtë do të vazhdojë të shitet për 52 denarë për litër.
Më 17 shtator vazhdon gjykimi për çështjen “Dhuna në Qendër” , për shkak të ndryshimit të avokatit të njërit prej të pandehurve. Me kërkesën e avokatit për t’u njohur me çështjen, gjykatësi Dusan Josifov e shtyu seancën dëgjimore. Në seancën e fundit, përkundër indikacioneve të mbrojtjes, gjykatësi e lejoi ekspertin nga Serbia të shpjegojë se si i shqyrtoi materialet. Në këtë çështje të iniciuar nga ish-PSP, e cila tani udhëhiqet nga Prokuroria e Shkupit, janë akuzuar disa persona, përfshirë ish-kryeministrin Nikolla Gruevski (aktualisht në arrati në Hungari), ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, deputeten e VMRO-DPMNE-së, Daniella Rangelova dhe…
Maqedonia e Veriut të dielën ka regjistruar 87 raste me koronavirusin e ri, që shkakton sëmundjen COVID-19 dhe pesë viktima të reja. Raporti i Ministrisë së Shëndetësisë flet për ulje të rasteve të të infektuarve sikur edhe të viktimave. Në katër ditët e fundit janë regjistruar gjithsej 529 persona të infektuar nga 7,182 teste të kryera, që gjithashtu shënon numrin rekord të testeve Brenda një dite. Të shtunën dhe të premten janë testuar nga mbi 2 mijë persona. Sipas raportit të publikuar rënia ka shënuar edhe numri I rasteve aktive, që aktualisht është në 3,021 ndërsa në dy ditët e…
Kryetarja e Asociacionit bankar të Maqedonisë, MAJA Stevkova Shterieva siguroi qytetarët se sistemi bankar në vendin tonë është stabil dhe në kondicion të shkëlqyeshëm.“Gjatë ditëve të kaluara nuk janë vërejtur tërheqje të jashtëzakonshme të depoziteve nga ana e qytetarëve të cilat mund t’i referohen ngjarjeve lidhur me “Eurostandard bankën”, deklaroi për MIA Shterieva, përcjell INA. “Tek disa nga bankat janë vërejtur tollovi të caktuara në sportele, por informatat nga ato banka tregojnë se kjo është e lidhur me aktivitete të rregullta për pagesë të rrogave dhe shërbime të ngjashme bankare që janë tipike për këtë periudhë të muajit. Marrja e…
Ministria e Arsimit dhe Shkencës informoi se afati për aplikimin elektronik dhe parashtrimin e dokumenteve për vendosje në shtëpitë e studentëve gjatë vitit akadmeik 2020/2021 për studentë nga viti i dytë dhe vitet më të larta të studimeve është vazhduar për shtatë ditë dhe në vend se sot, do të përfundojë më 25 gusht, në pajtim me ndryshimet e Коnkursit. Listat përfundimtare me kandidatë të pranuar do të publikohen më 7 shtator 2020 në tabelat lajmëruese në shtëpitë e studentëve dhe në ueb-faqen e MASH-it. Në 12 objekte akomoduese të lira janë gjithsej 5419 vende. Prej tyre, për studentë të…
Vllado Dimovski nga Qendra e tolerancës dhe mësimit të përjetshëm për “Radio Evropa e Lirë” tha se Ministria e Arsimit po vonon të vendosë dhe nuk ka as plan bazë e as rezervë se si duhet të fillojë mësimi, transmeton INA. “Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte kohë, por nuk ka më. Ministria si zakonisht vonohet, shumë vonë me protokollet dhe vendimet, dhe kjo është arsyeja pse arsimi ynë është i tillë. Ministria e Arsimit dhe Shkencës kishte kohë të organizonte takime në internet, takime, konsultime me një numër të madh mësuesish, të cilët, edhe pa thirrjen e Ministrisë së…
Janë regjistruar 385 kundërvajtje gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë të Veriut lidhur me masën për mosmbajtjen e maskave mbrojtëse për fytyrë. Ministria e Punëve të Brendshme apelon qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.
Pas deklaratës së djeshme të Taravarit për “TV21” kanë reaguar edhe nga BDI. “Shqiptarët nuk e meritojnë një opozitë kaq jodinjitoze dhe jokonzistente e cila parashtron kushtëzime vetëm për shqiptarët, ndërsa endet korridoreve të LSDM-së dhe OBRM-PDUKM-së për të dështuar ideali kombëtar. Dorëhiquni për humbjen tuaj të 16 me rradhë, tregohuni dinjitoz dhe me kapacitet demokratik e mos i nënçmoni shqiptarët. Shqiptarët nuk do ta harrojnë asnjëherë këtë nënçmim dhe këtë sjellje jodinjitoze të opozitës shqiptare si dhe braktisjen e paarsyeshme të Tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare. Dorëhiquni dhe lironi skenën opozitare të cilën e keni uzurpuar për…
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Maqedoninë e Veriut, Samuel Zhbogar, në profilin zyrtar të Tuiterit dje rikujtoi se edhe 31 ditë do të largohet nga vendi pasi që i mbaron detyra. Ai tha se është i ngazëllyer që po kthehet në shtëpi, por edhe i mbushur me emocione për shkak të kohës që e ka kaluar në këtë vend. Maqedonisë së Veriut do t’ia japë lamtumirën me 30 fotografi, çdo ditë nga një, me të cilat do t’i paraqet kujtimet e viteve të kaluar këtu, njofton Portalb.mk. “Për 31 ditë e lëshoj Maqedoninë e Veriut. Jam i ngazëllyer që kthehem në…

