Gjuha shqipe u kushton tre fish më shtrenjtë qytetarëve shqiptar kur kanë nevojë për të verifikuar dokumente në noter. Kjo për shkak se, sipas nenit 10 të Ligjit për gjuhët, çdo dokument, fillimisht duhet të shkruhet dhe verifikohet në gjuhën maqedonase, e më pas, nëse do u duhej dokumenti edhe në gjuhën shqipe, bëhen shpenzime për përkthim, e më pas për notarizim. Në të shumtën e rasteve, vërehet se noterët nuk respektojnë Ligjin e gjuhëve edhe në vulat e tyre, të cilat i kanë vetëm në gjuhën maqedonase. Nga Oda e Noterëve, të pyetur nëse do të marrin masa që…
Author: Hamdi Kumanova
Edhe prindërit ,ngjashëm si institucionet dy javë para fillimit të vitit shkollor, kanë mendime të ndara për mënyrën se si do të dëshironin fëmijët e tyre të ndjekin procesin mësimor. Të gjithë thonë se parësore është siguria dhe shëndeti i fëmijëve, mirëpo preferojnë që mësimi të zhvillohet me prani fizike për disa arsye. Një nga to është fakti që ata duhet të punojnë për të siguruar ekzistencën dhe nuk mund të jenë për një kohë të gjatë në shtëpi me fëmijët. “Me prani fizike. Mendoj se është më mirë për arsimimin e fëmijëve. Dy fëmijë, ajo është vajza ime. Është…
Sërish bie numri i rasteve të reja me Covid-19 në bazë ditore. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 87 raste të reja nga 1156 teste të bëra. Më shumë raste ka në Shkup-34, Kumanovë-13, Tetovë-8, Strugë-1, Manastir-1, Kavadar-4, Gostivar-20, Strumicë-2, Berovë-1, Kërçovë-3. Jetën e kanë humbur pesë persona, tre pacientë nga Shkupi, të moshës 49,74 dhe 72 vjeçe, një pacient nga Struga në moshën 53 vjeçe dhe një pacient nga Berova në moshën 57 vjeçe.Të gjithë pacientët kanë vdekur në kushte spitalore. Instituti i Shëndetit Publik gjatë 24 orëve të fundit ka regjistruar 51 pacientë të shëruar. Në vendin…
Rritet numri i vatrave të infektimeve në familje në rajonin e Tetovës. Shkak për këtë, sipas mjekëve, janë dasmat dhe ahengjet tjera familjare, në të cilat grumbullohen më shumë se pesëdhjetë persona. Mjekët bëjnë thirrje që në dasma, të marrin pjesë sa më pak persona. Prej restoranteve kanë kaluar nëpër shtëpi dhe nga aty del se numri rritet, edhe atë në masë të madhe rritet. Tanimë duke marrë një anamnezë më të detajuar, më të thellë, tregojnë pacientët se kontaktet e tyre i kanë pasur pikërisht në ahengje të ndryshme apo nëpër tubimet e varrimeve sepse ne e dimë tradita…
Procesi i formimit të qeverisë është në vijim dhe serisht do të dëshmohet se s’ka aso premtimi që BDI s’mund ta shkel. Por, qorrsokaku është shumë afër. Duket se përfundon epoka e premtimeve të rrejshme me pa llogaridhënie. Madje edhe sikur të bëhet, jeta e kësaj qeverie do jetë e varur për një pe aq të hollë. Pra, nëse nuk dini se ku shkoni, atje edhe do të mbërrini. Në të kaluarën sikur u bë praktikë që çfarëdo që premtohej në tokë, realizimet të lypen në mjegulla. E pastaj gjithçka përfundonte në tenderin e parë. Edhe tani, i ndezën dëshirat,…
Nga fillimi i hapjes së thirrjes publike për subvencione për inverterë janë parashtruar 2.623 kërkesa, ndërsa mbesin mjete edhe për 2.400 kërkesa, informojnë nga Qyteti i Shkupit. Autoritetet e qytetit edhe një herë i përkujtojnë qytetarët e të gjitha komunave se është në vijim thirrja publike për ndarjen e subvencioneve për kondicionerë inverterë për ngrohje të amvisërive, ku qytetarët mund të aplikojnë onlajn. “Thirrja i përfshin qytetarët të cilët kanë blerë inverter nga 1 janari i vitit 2020, deri në përfundimin e thirrjes më 30 nëntor të këtij viti. Qytetarëve plotësisht do t’u kompensohen shpenzimet për furnizim të inverterit, por…
Akoma nuk ka asgjë konkrete se si do të fillojë ky vit shkollor për nxënësit e Maqedonisë së Veriut, nëse ata do të kthehen ose jo në bankat e shkollës. Nga dikasteri i arsimit thonë se gjendja epidemiologjike do të diktojë veprimet që do të ndërmerren, transmeton REL. Në bazë të rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse në Maqedoninë e Veriut, në bankat e shkollës në shtator pritet të ulen vetëm nxënësit e klasës së parë dytë dhe tretë, afërsisht fëmijët deri në moshën 10 vjeçare, përderisa nxënësit e tjerë rekomandohet që mësimin ta ndjekin online, megjithëse kanë shtuar se…
Banka Popullore sot përmes një kumtese u bëri thirrje të gjitha subjekteve t’i respektojnë pavarësinë dhe pasigurinë dhe vendimet e saj të mos vihen në kontekst politik. “Banka popullore është institucion me pavarësi dhe autonomi të garantuar ligjore, e cila gjatë realizimit të qëllimeve të tyre të konfirmuara ligjore dhe detyrave udhëhiqet jashtëzakonisht nga ligjet, megjithatë duke e mbrojtur interesin e qytetarëve”, thuhet në kumtesën e Kabinetit të guvernatores së BP-së. Në kumtesë theksohet se pikërisht pavarësia dhe profesionaliteti i tillë në realizimin e qëllimeve dhe detyrave të Bankës Popullore është ajo që me vite prapa i garanton mbajtjen e…
Nga OBRM-PDUKM përmes një kumtese thkesojnë se me 6.073 raste me COVID-19 për milion banorë, Maqedonia është një katastrofë e paparë në të gjithë rajonin. Numri i 259 vdekjeve për milion banorë flet për politikat shkatërruese të qeverisë dhe papërgjegjshmëri ndaj popullatës së saj. “Qeveria nuk merakoset për atë se në Maqedoni përsëri ka 140 persona të infektuar, e as nuk interesohet për 539 vdekjet që nga fillimi i pandemisë. Numrat prej 12.653 qytetarëve të infektuar me coronavirus janë të tmerrshme dhe të zeza. Kjo flet për papërgjegjësinë në ballafaqimin me coronavirusin, Zaev dhe Filipçe i lanë njerëzit vetëm për…
Në Spitalin e Gjinekologjisë “Nënë Tereza” në Çair është rritur numri i lindjeve në shtatë muajt e fundit, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Nga fillimi i këtij viti, dhe deri në fund të korrikut janë kryer 2.511 lindje, që është pothuajse 300 lindje më shumë, në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kur janë realizuar 2.222 lindje. Siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, nga spitali informojnë se edhe në kushte të Kovid-19 puna në këtë spital vijon rregullisht, gjegjësisht spitali i zbaton lindjet, si dhe të gjitha kontrollet dhe skriningjet për…
Një person ka humbur jetës si pasojë e një aksidenti tragjik që ka ndodhur pas mesnate në rrugën Ohër-Shën Naum, në hyrje të hotelit Ineks. Në aksident janë përfshirë tre makina. Makina “Ciroen C3” me targa të Manastirit, “VW Golf” me targa të Ohrit si dhe makina “VW Passat” me targa të Prilepit. Drejtuesi i makinës “Citroen C3”, 27 vjeçari I.K. pas plagëve të rënda është transferuar në Spitalin “Shën Erzamo” ku ka ndërruar jetë. Në aksident janë lënduar edhe disa persona, pesë prej të cilëve kanë marrë plagë serioze. Të lënduarit M.S. (27) nga Manastiri si dhe I.M.(32) nga…
– EVN informon se për shkak të punëve teknike në elektro rrjetin distribuiv, të hënën dhe të martën pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e shfrytëzuesve të komunave Karposh dhe Butel. Prej orës 09:00 deri në 15:00 të hënën pa energji elektrike do të mbesin një pjesë e rrugëve “Rimska”,“Atinska” dhe “Ankarska” në komunën Karposh.Në ditën 18.08.2020 (e martë), prej orës 09:00 deri në 15:00, pa energji elektrikeNdo të mbesin një pjesë e vogël e rr.“Bosnja e Hercegovinë”, në komunën Butel. Prej orës 05:00 deri në 07:00 pa energji elektrike do të mbesin Vizbegi, pothuajse gjithë komuna e…

