Kreu i ekzekutivit nuk e sheh të nevojshme zgjerimin e koalicionit aktual qeverisës, siç propozoi sekretari gjeneral i ASh-së, Arben Taravari, mbrëmë në TV21. Zaev thotë se ende nuk ka propozim konkret nga ASh, por për momentin nuk pret që zgjerimi i koalicionit aktual të përforcojë kapacitetet e shtetit në përballje me krizën Kovid.
“Janë pikëpamjet e tij, ne nuk kemi një propozim nga ana e kryetarit të tyre me një shpjegim argumentues. Çdo sugjerim vlen të merret parasysh. Por, nuk besoj se nëse opozita hyn në qeveri, kapaciteti i shtetit do të rritet ndjeshëm. Pse, për shkak të papërgjegjësisë? Flas sidomos për opozitën maqedonase. Unë besoj se ky koalicion mund të vazhdojë të shtyjë proceset e rëndësishme edhe më me guxim.”,- deklaroi kryeministri, Zoran Zaev.
VMRO-DPMNE ndërkohë nuk hedh poshtë mundësinë e ndonjë koalicioni për zgjedhjet lokale. Zëdhënësi i saj, Naum Stoilkovski, thotë se VMRO-DPMNE është e interesuar për ta larguar nga qeverisja LSDM-në dhe bashkëpunëtorët e tyre, e këtu nuk përjashtohen koalicionimet me ata që kanë të njëjtin qëllim.
“Në aspektin e koalicionimit parazgjedhor, apo ndonjë koalicionimi paszgjedhor, ende nuk i kemi analizuar të gjitha opsionet. Në pjesën e ndonjë bashkëpunimi eventual, vetëm kemi potencuar se janë të mirëseardhur të gjithë ata të cilët janë kundër dhe ata të cilët dëshirojnë ta rrëzojnë këtë keqqeverisje edhe nga pushteti lokal edhe qendror.”,- deklaroi zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski.
Me gjithë akuzat dhe propozimet e opozitës, Qeveria vazhdon punën për emërimet edhe në eshalonin e tretë. Kryeministri beson se përzgjedhja e drejtorëve do të përfundojë për 10-15 ditë, përveç për ato vende ku personat udhëheqës zgjidhen me konkurs.
Data 16.09.2026
Aktuale
- “Hashim Thaçi nuk u dënua si vrasës, por si politikan”, Ben Blushi: Pse botës nuk i duhej si President i një vendi të vogël, por si peng i një gjykate të madhe!
- “Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi në kapitujt më të ndritur të historisë sonë kombëtare”, ish-presidenti Meidani: Në ç’emër flet kjo gjykatë kur populli i Kosovës proteston?
- “Politikanët nuk guxuan të miratonin rezolutën për gjenocidin serb në Kosovë”, aktivisti Edison Lika: Nuk na përfaqësojnë më, nesër të Parlamenti ne proteste
- Vendimi për intonimin e himnit në shkollat e Gazi Babës, Sulejmani: Kryetari është nxituar
- Kostadinovski: Besimi te drejtësia është në pikën më të ulët, nevojiten ndryshime rrënjësore
- Turqia dënon sulmin me dron të Huthive që e synoi Mekën
- Protesta e 109-të kundër qeverisë, aktivisti Mirjan Aliaj: Rama është Esat Pasha i ditëve të sotme, duhet ta largojmë sa më parë
- Sulejmani për problemin në Penko: Nxënësit e Çairit të regjistrohen në shkollat e Komunës së Çairit



