Aksi i vjetër rrugor nga Ohri në drejtim të Strugës (P1208) gjatë ditës së nesërme në periudhën prej orës 6 e deri në orën 15 do të jetë e mbyllur për qarkullim. Arsyeja për mbylljen është se do të xhirohen skena për filmin në produksion të “DNF Films”. Filmi është në regji të Eleonora Veninovës dhe mbështetet nga ana e Agjencisë për Film të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Këto ditë xhirimi po zhvillohet në lokacione në Ohër dhe në rrethinën e tij.
Author: Hamdi Kumanova
Guvernatorja e solli vendimin e vetëm të drejtë për “Eurostandard bankën” në situatën e dhënë. Nëse do të isha në vend të saj do ta merja vendimin e njëjtë, deklaroi për MIA-n ish guvernatori i Bankës Popullore, Dimitar Bogov. Duke e ditur situatën në “Eurostandard bankën” në vitet e fundit, thotë ai, e qartë është se Banka Popullore i shterri të gjitha mundësitë për përmirësim të gjendjes në Bankë. “Me marrjen e lejes për punë të “Eurostandard bankës”, në tërësi do ta përforcojë stabilitetin e sistemit bankar, sepse u largua mjeti i vetëm i vogël në sistem. Të gjitha bankat…
Dje rreth orës 09:30 në rrugën rajonale Negotinë-Gratsko policia ka ndaluar makinën transportuese të tipit “Mercedes 911” me targa të Shkupit. Pas ndalimit shoferi ka tentuar të arratiset, por pa sukses pasi pas pak çastesh është kapur nga policia. Bëhet fjalë për 20 vjeçarin A.F. nga Vizbegu i Shkupit. Gjatë kontrollit të automjetit policia ka kapur 80 emigrantë ilegal, respektivisht 79 nga Pakistani dhe një nga Eritreja. Me urdhër të Prokurorisë Publike, policia ka kryer hetime në vendngjarje ndërsa tashmë është ngritur padi kundër 20 vjeçarit A.F. për shkelje të nenit 418-6 alinea 4 dhe 2 nga Kodi Penal. Emigrantët…
Programi muzikor i Festivalit “Vera e Ohrit” vazhdon sonte me koncert të saksofon kuartetit “Fukio” nga Spanja, në përbërje të Hoakin Saez Belmonte në sopran saksofon Havier Larson Paez – alt, Hoze Manuel Banjuls Markos – tenor dhe Ksabier Kasal Ares – saksofoni bariton. “Fukio” janë një nga kuartetet e rinj të saksofonit më emocionues në Evropë. Nga themelimi i tyre në vitin 2007 kuarteti intensivisht është përkushtuar në hulumtimin e muzikës kamertale në saksofon. Ata marrin pjesë në skenat në Gjermani, Britani dhe Spanjë, në Fondacionin “Huan Març” dhe auditoriumi nacional në Madrid, por edhe në shumë festivale si…
Gjatë ditës së djeshme në vend u regjistruan 141 raste të reja me COVID-19 nga 2,006 teste, katër persona vdiqën dhe 93 pacientë u shëruan. Në të njëjtën kohë, deri dje të paktën 21.224.070 persona të infektuar u regjistruan në tërë globin, nga të cilët 760.739 vdiqën. Nga 141 rastet e reja të infektuara me coronavirus në vend, 51 janë nga Shkupi, 19 nga Kumanova, 16 nga Struga, 15 nga Shtipi, nga gjashtë në Prilep dhe Tetovë, katër nga Manastiri, nga dy Velesi, Vinica, Gostivar, Dibra, Kërçova, Makedonski Brod, Ohri, Probishtipi dhe Sveti Nikolla dhe nga një Berova, Gjevgjelia, Dellçeva,…
Sistemi bankar është dhe mbetet stabil dhe i sigurt, porositën nga Banka Popullore. Në deklaratë për MIA-n, guvernatorja Anita Angellovska-Bezhoska, sërish e thekson këtë porosi. “Marrja e lejes për themelim dhe funksionim të “Eurostandard bankës” SHA Shkup është rast i izoluar, i cili nuk ka ndikim mbi bankat tjera në sistem. Treguesit për sistemin bankar, me përjashtim të kësaj banke shënojnë përmirësim, duke treguar rezistencë më të madhe të sistemit në tërësi”, deklaroi Angellovska-Bezhoska. Sipas saj, rezistenca e sistemit bankar konfirmohet, siç thotë, edhe në këtë periudhë, në të cilën ekonomia është nën ndikim të krizës shëndetësore të shkaktuar nga…
Vaksina kundër Covid – 19 shihet si mënyra për t’i rikthyer botës normalitetin shoqëror duke nisur nga viti i ardhshëm. Një firmë argjentinase mendon të përdorë një formulë për të prodhuar qindra miliona doza me një çmim vetëm 3 dollarë secila. Kompania argjentinase “mAbxience” së bashku me kompaninë farmaceutike britanike “AstraZeneca” janë shpresëplotë se mund të prodhojnë 400 milionë doza për t’ia shpërndarë kontinentit brenda prillit apo majit të vitit 2021, raporton Ora. Më shumë se 30 vaksina janë në fazën e testimeve klinike,por vaksina britanike dhe kandidatja amerikane e kompanisë “Moderna” vlesohen si më të avancuara nga ekspertët. Sipas…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë 24 orëve të fundit në territorin e shtetit, policia ka regjistruar 419 shkelje të masës për mosmbajtje të mbrojtjes personale në fytyrë. Ministria, njëherit apelon te qytetarët t’i respektojnë masat dhe protokollet e sjellura nga Qeveria me qëllim të ballafaqimit me Kovid-19.
Banka Popullore ka reaguar sot pasi dje aksionari më i madh në bankën e mbyllur “Eurostandard”, Trifun Kostovski, e përmendi si fajtorin kryesor për falimentimin e saj. Banka Popullore njofton se vendimi për heqjen e lejes për themelimin dhe funksionimin e bankës kishte për qëllim mbrojtjen e qytetarëve dhe kompanive- deponuese në bankën Eurostandard. Banka shton se pronarët e saj nuk e kanë siguruar kapitalin e nevojshëm për gjysmën e parë të këtij viti, dhe as nuk kanë nxjerrë vendim të qëndrueshëm dhe real për transferimin e pronësisë tek një investitor, i cili do të rikapitalizonte bankën për qëndrueshmërinë e…
Temperaturat e verës kanë kthyer zjarret nëpër fusha dhe male, të shkaktuara, më së shumti, nga banorët që pastrojnë arat e tyre dhe ata që lëvizin nëpër pyje. Numri i zjarreve i cili vitin e shkuar kaloi shifrën prej 200, sivjet është dyfishuar, thotë komandanti i Njësisë territoriale kundër zjarrit në Tetovë. Nga policia e Tetovës, rikujtojnë qytetarët se për shkaktim të zjarrit dhe varësisht nga dëmi i shkaktuar, dënimet përveç në para, mund të shkojnë edhe deri në pesë vite burg. “Shumica e këtyre zjarreve në intervenimet tona, paraqitet në sipërfaqe të hapura apo në natyrë. Në paraqitjen e…
Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë realizuar 2.006 teste, ndërsa janë regjistruar 141 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni. Sipas qyteteve: Shkup-51, Kumanovë-19, Dibër-2, Shtip-15, Prilep-6, Tetovë-6, Strugë-16, Veles-2, Manastir-4, Ohër-2, Kavadar-1, Gostivar-2, Gjevgjeli-1, Radovish-1, Probishtip-2, Makedonski Brod-2, Berovë-1, Vinic-2, Dellçev-1, Sveti Nikollë-2, Kërçovë-2, Negotinë-1. Katër pacientë ndërruan jetë, dy pacientë nga Shkupi (54 dhe 55), një pacient nga Kavadari (69) dhe një pacient nga Sveti Nikollë (70). Të gjithë pacientët vdiqën në spital. Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë ka arritur në 12.653 persona./Telegrafi/
Në këtë moment zgjidhja optimale është që të vazhdohet me mësimin onlajn. Zgjidhja optimale është që në vend të parë ta vendosim pandeminë dhe ta mbrojmë shëndetin e fëmijëve tanë dhe të rriturve. Nëse nisemi nga kjo, zgjidhja e vetme e sigurt është që mësimit të organizohet onlajn. Këtë në intervistën për MIA-n e theksoi doc. dr. Mirjana Jovanovska-Stojanovska, kryetare e Odës së psikologëve me të cilën folëm për mësimin në pikun e pandemisë, për gjendjen psikologjike të fëmijëve dhe prindërve në këtë periudhë, për mungesë të socializimit, si dhe për përfitimet dhe humbjet nga digjitalizimi. Sipas Jovanovska-Stojanovska, është primare…

