Si pasojë e koronavirusit jashtë vendit kanë udhëtuar një numër shumëfish më i vogël i qytetarëve, krahasuar me udhëtimet gjatë verës së kaluar. Statistikat e Ministrisë së Brendshme për të gjitha vend-kalimet kufitare tokësore tregojnë se gjatë javës së parë të gushtit kanë frekuentuar 167 mijë shtetas dhe të huaj apo 423 mijë më pak se sa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. Hyrje daljet në vendkalimet kufitare Java e parë e gushtit, 2020: 167 003 hyrje daljeJava e parë e gushtit, 2019: 590 200 hyrje daljeDallimi: -423 197 hyrje dalje Përmes Aeroportit Ndërkombëtar – Shkup nga 1 deri…
Author: Hamdi Kumanova
Me moton “Bëhu” mjek duke i dëgjuar mjekët – “Shëro” pacientë duke mos i infektuar të tjerët, Shoqata për kulturë dhe art “Tradita” e filloi sot implementimin e projektit për sensibilizimin e opinionit publik dhe për vetëdijesimin e qytetarëve, me theks të veçantë te të rinjtë, në mënyrë që pandemisë Covid-19 t’i qasen me seriozitetin maksimal, që nënkupton: përdorimin e masave mbrojtëse ta shndërrojnë në kulturë, ndërsa distancën sociale ta kuptojnë si detyrim shoqëror. Projekti synon që edhe përkundër pandemisë Covid -19, nxënësit ta ndjekin rregullisht procesin arsimor (cilindo variant), si: në shkollë me prani fizike, modelin e kombinuar ose…
Një i mitur nga fshati Mojanc është arrestuar i cili në Tik-Tok ka publikuar pamje duke djegur zona publike.Nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB) në Maqedoninë e Veriut njoftojnë se është arrestuar një 17 vjeçar i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘‘duke shkaktuar rrezikun të përgjithshëm”. “SPB-Shkup deri te Prokuroria Themelore Publike-Shkup do të paraqesë njoftim me shkrim për të miturin 17 vjeçar nga fshati Mojanc, Shkup, për shkak se ekziston bazë për të dyshuar se ka kryer vepër penale si shkaktar për rrezik të përgjithshëm”, deklarojnë nga MPB-ja.Nga MPB-ja sqaruan se fillimisht ai më 4 gusht në…
Asnjë ndërmarrje nuk është paraqitur për ta rrënuar objektin ilegal te qendra tregtare “Mavrovasja”. Kështu ka dështuar edhe thirrja e dytë e Komunës së Çairit për të zgjedhur ndërmarrje për ta rrënuar objektin, transmeton Portalb.mk. Se si do të veprohet më tutje pasi për herë të dytë dështon tenderi, nga Komuna njoftojnë se do të vendosin të hënën. “Sektori dhe Komisioni për prokurime të hënën do të diskutojnë se si do të vazhdojnë më tej”, sqaruan nga Komuna e Çairit. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Brendshme ka informuar sot se ka dyshime bazë se kush është investitori i mundshëm i…
Imami nga Shkupi me punë në Ancona të Italisë, Abdulbesir Neziri ka falenderuar profesorin e njohur, Hetem Ramadanin për punën e tij të palodhshme vullnetare që bënë për ti ndihmuar popullit shqiptar përmes mjekësisë alternative, sidomos pacientët e sëmurë nga kanceret e ndryshme dhe diabeti. Në takimin që u mbajt më 12 gushtë në Tiranë, imami Neziri u prit me nderimet më të mëdha nga profesori, Ramadani. Ndërkoh, imami nga Shkupi i bëri edhe ftesë publike profesorit Ramadani që t’a vizitoj Maqedoninë e Veriut. Në këtë takim mes tjerash dy bashkëbiseduesit u dakorduan që pas disa muajsh profesori, Hetem Ramadani…
Vendimi ministror për kufizim të përkohshëm të lidhjeve të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë, nga 31 korriku i vitit 2020, që është në fuqi deri më sot, vazhdohet deri në fund të gushtit. Në Gazetën Zyrtare të Greqisë, tashmë është publikuar vendimi konkret, gjegjësisht vazhdimi i kufizimit të përkohshëm paraprak dhe është në fuqi në përfundim me 31 gushtin të vitit 2020. Vendimi ka të bëjë në lidhjet ajrore, tokësore, hekurudhore dhe detare të Greqisë me Maqedoninë e Veriut, Turqinë dhe Shqipërinë. Konform vendimit të ri për kufijtë dhe në pajtim me vendimin ministror që sot hynë…
VMRO DPMNE-ja po shqyrton mundësinë e ngritjes së një iniciative deri në Gjykatën Kushtetuese ndaj Presidentit, Stevo Pendarovski. Sipas kësaj partie, Pendarovski ka shkelur rëndë Kushtetutën në momentin kur liderit të LSDM-së, Zoran Zaev ia dorëzoi mandatin për formim të Qeverisë, ndonëse Zaev nuk kishte siguruar shumicë parlamentare. Nga kjo parti thonë se shumë shpejtë do ta bëjnë këtë hap dhe se i mbetet Kushtetueses ta mbrojë Kushtetutën sa herë që dikush e shkelë atë.“Po shqyrtojmë ngritjen e një iniciative kushtetuese, sepse Presidenti Pendarovski e uzurpoi mandatin tek njëri nga 119 deputetët tjerë të Kuvendit, Zoran Zaevit i cili nuk…
PCR testi negativ u bë kusht për udhëtim në vendet në mbarë rajonin, me përjashtim të Shqipërisë dhe Turqisë. Kushti nuk vlen për tranzit nëpër vendet gjatë hyrjes në vendkalimin kufitar për komunikacion ajror, si dhe në vendkalimin tokësor, por nevojitet të nënshkruhet deklaratë për tranzit dhe të lëshohet vendi në afat prej tre orëve. Serbia këtë kusht e vendos prej sot, për të gjithë qytetarët e Maqedonisë së Veriut, Kroacisë, Bullgarisë dhe Rumanisë, Mali i Zi sërish, e heq ndalesën për hyrje në vend, por me siguri me PCR test negativ. Njëherit, sipas vendimit të Shtabit të krizave të…
Gjatë 24 orëve të fundit në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, lidhur me masën për mosmbajtje të maskës mbrojtëse, janë regjistruar 369 shkelje, bëri të ditur MPB-ja. Nga Ministria e Punëve të Brendshme u bëjnë apel qytetarëve t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria me qëllim të përballjes me Kovid-19.
Në vijim është përmirësimi i kushteve në Klinikën universitare për kirurgji, nofull dhe qafë – kirurgji maksilofaciale. Përmes donacionit nga Ambasada e SHBA-së, në vlerë prej 350 mijë euro ku do të revonohet gjithë objekti, me sipërfaqe të tërësishme prej 1500 m2, kumtoi Ministria e Shëndetësisë. Projekti, siç potencohet, realizohet në tre faza, sipas rregulloreve të marrëveshjeve amerikane, në bazë të kërkesave të komandës për inxhinieri të flotës dhe kapaciteteve detare të SHBA-së. Me dislokimin e pajisjes së vjetër dhe inventarit, Klinika u furnizua me 27 shtretër të ri spitalor nga Ministria e Shëndetësisë. Gjithashtu, me mbështetje nga Ministria institucioni…
Në sheshin e qytetit në Kërçovë sot u mbajtën protesta të qeta kundër shtrenjtimit të energjisë. Në protestë janë përfshirë pjesa më e madhe e bashkësive lokale të Komunës së Kërçovës dhe shumë qytetarë të tjera pa ngjyra partiake, të cilët haptazi dhanë mbështetje të Këshillit Nismëtar për protesta kundër shtrenjtimit të energjisë. Interesant në shenjë të mbështetjes një pjesë e madhe e objekteve hotelerike janë bashkuar në protestën dhe i mbyllën lokalet e tyre nga ora 18 deri në orën 18.30. Organizatorët e protestës që u zhvillua nën moton “Edhe Kërçova proteston kundër EVN-së”, theksojnë se ata janë organizuar…
Elizabeta Naumovska, zëvendësministrja e Arsimit dhe Shkencës në Maqedoninë e Veriut ka vlerësuar se për shkak të mosfunksionalizimit të Kuvendit dhe pamundësisë që të miratohen ndryshime ligjore, qoftë për mësim online apo edhe shkurtim të orës mësimore, presim që viti shkollor të fillojë kah mesi i shtatorit, transmeton Portalb.mk. “Presim që deri kah mesi i shtatorit, do të kemi mundësi ta vazhdojmë, gjegjësisht ta fillojmë vitin e ri shkollor. Ministri ka të drejtë që ta prolongojë vitin shkollor”, deklaroi Naumovska. Me këtë ajo hedh poshtë mundësinë që viti shkollor të fillojë më 1 shtator. “Nëse ne e fillojmë vitin shkollor…

