Prioritet i lartë është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, institucionet janë përkushtuar në rritjen e sigurisë së qytetarëve.
Qeveria e udhëhequr nga LSDM dhe institucionet janë përkushtuar në rritjen e sigurisë së qytetarëve, në sigurimin e rendit, drejtësisë dhe disiplinës në të gjitha nivelet.
Opinioni është dëshmitar në aksionet e përditshme të Ministrisë së Punëve të Brendshme kundër shkeljes së ligjeve, për gjetjen e personave në arratisje nga vuajtja e dënimit me burg, në zbulimin e krimit ekonomik, si dhe në luftën kundër tregtisë me drogë dhe substancave psikotrope.
Këto ditë përmes një aksioni profesional, vendosës, pjesëtarët e MPB-së parandaluan hyrjen e 252 emigrantëve, me ç’rast në aksionin e njëjtë ishte zbuluar një grupë i organizuar kriminel 12 anëtarësh.
Në periudhën e fundit është përforcuar kontrolli i shkeljeve në komunikacion, ndërsa pjesëtarët e policisë në mënyrë aktive punojnë edhe në sanksionimin e shkelësve të masave dhe detyrimeve për mbrojtje nga koronavirusi.
Prioritet i lartë i LSDM-së është lufta kundër krimit dhe korrupsionit, për atë vijon proces i spastrimit të tërësishëm të gjyqësisë dhe transparencës më të madhe të institucioneve shtetërore.
Ndërtojmë shtet në të cilin ligjet vlejnë njejtë për të gjithë.




