Ministria e Shëndetësisë informon së Maqedonisë së Veriut informon se në 24 orët e fundit nga 2.172 teste janë regjistruar 160 raste të reja me virusin korona, 368 të tjerë janë shëruar, ndërkaq kanë ndërruar jetë tre pacientë. Me këtë, numri i përgjithshëm i të infektuarve ka arritur në 12.515, të shëruarve në 9.030, të vdekurve në 535, ndërkaq për momentin në vend ka 2.950 raste aktive, njofton Portalb.mk. “Kanë ndëruarr jetë tre persona. Dy nga Shkupi në moshë 60 dhe 72 vjeçare dhe një nga Gostivari, 53 vjeçare”, thonë nga Ministria. Të infektuarit në 24 orët e fundit: Shkup…
Author: Hamdi Kumanova
Të gjitha institucionet kompetente të bëjnë përpjekje maksimale për kompensimin e deponentëve, tha presidenti Stevo Pendarovski në takimin e sotëm me guvernatoren e Bankës popullore, Anita Angellovska – Bezhoska e cila e in formoi për mbylljen e SHA “Eurostandard Banka”. Guvernatorja e informoi Pendarovskin edhe për aktivitetet të cilat në mënyrë të koordinuar dhe intensive po ndërmerren për kompensimin e deponentëve të fillojë në afatet ligjore, por edhe më herët. “Pendarovski dhe ANgellovska-Bezhoska theksoi se është me rëndësi të bëhen përpjekje maksimale për fillim sa më të shpejtë të pagesës së kompensimit të qytetarëve nga ana e Fondit për sigurim…
Deri sa Bashkimi Demokratik si duket po e ka vështira të kuptojë, ose qëllimisht po manipulon duke akuzuar partitë tjera për përçarje, koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe AlternAtivA edh enjë herë ia kan bë të qartë se 12 deputetët e këtij koalicioni do ta votojnë naser Ziberin për kryeministër në parlament. ASH dhe AAA njoftojnë opinionin se nuk janë duke zhvilluar kurrfarë negociata për pjesëmarrje në qeveri dhe se janë të vendosura të votojnë Naser Ziberin. “Në lidhje me këtë dëshirojmë ta informojmë opinionin se ne nuk kemi zhvilluar asnjë takim formal a çfarëdo takimi tjetër me temën e pjesëmarrjes…
Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se dje në orën 06.50, personi H.A. (36) nga Gostivari, ka raportuar se në bulevardin “Vëllezrit Gjinovski” në Gostivar, më saktësisht në tarracën e lokali hotelerik, ka vërejtur se në njërin nga kolltuqet e lokalit qëndron i shtrirë një person i panjohur, i cili nuk jepte shenja jete. Pjestarët e policisë kanë konstatuar se bëhet fjalë për personin N.A. 52-vjeçar nga Gostivari dhe mjeku nga Ndihma e shpejtë ka konstatuar vdekjen, Prokurori Publik dhe ekipi nga DPB-Gostivar kanë inspektuar vendin e ngjarjes, dhe me urdhër të Prokurorit Publik i ndjeri është transferuar…
Dje pasdite në rrugën Probishtip-Ratvici është përmbysur një veturë me ç`rast jetë ka ndërruar një 24 vjeçar nga Shkupi. Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Llegovec”, kur një makinë e tipit “VW Golf” e drejtuar nga 23 vjeçari M.S. nga Shkupi është përmbysur. Në vendngjarje jetë ka ndërruar bashkudhëtari 24 vjeçar F.S. nga Shkupi.
Mbrëmë pas mesnate, në orën 01 e 20 minuta, në rrugën “Lenin” në Tetovë, policia ka arrestuar K.O, 43 vjeçar, nën dyshimin se dogji veturat e EVN-së. “U privua nga liria për shkak të dyshimit se në periudhën prej orës 00:40 deri në 01:01, në rrugën “Ivo Ribar Lola” në Tetovë, me lëndë të lëngshme djegëse ka shkaktuar zjarr në veturat “Daçija Daster” me targa të Shkupit, dhe një veture “Nisan” me targa të Shkupit, që të dyja në pronësi të EVN-së, të cilat janë djegur tërësisht” shkruhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme. Nga atje po ashtu informojnë se…
Drejtoria për të ardhura publike (DAP) apelon deri tek qytetarët të cilët në aplikacionin TVSH-jaIme kanë të evidentuar llogari të transaksionit nga Eurostandard Banka, të bëjnë ndryshim me vendosjen e llogarisë valide të transaksionit, me qëllim të pagesës së mjeteve nga kthimi i TVSH-së për personat fizikë. “Ndryshimi i llogarisë së transaksionit në aplikacionin TVSH-jaIme kryhet në këtë mënyrë: kyçuni në aplikacionin TVSH-jaIme dhe në pjesën e poshtme të ekranit e zgjidhni dritaren ‘profil’, më pa në pjesën e llogarisë së transaksionit futeni llogarinë tuaj të re të transaksionit. Këtë ndryshim duhet ta konfirmoni me fjalëkalim të cilin e shfrytëzoni…
Sevdail Demiri është doktor i shkencave historike, profesor universitar, shkrimtar e publicist. Me të zhvilluam një intervistë, në cilësinë e hulumtuesit shkencor në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup… A mund të na thoni se cilët janë aktivitetet e fundit në Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve (ITSHKSH) në Shkup? Sevdail Demiri, hulumtues shkencor: Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore i Shqiptarëve në Shkup, është institucioni i vetëm shkencor në sferën e shkencave albanologjike në Republikën e Maqedonisë së Veriut, dhe natyrisht që ka një volum të punës, i cili shtrihet në më…
Mali i Zi që nga dita e nesërme do të hap kufijtë për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, Serbisë, Bosnje dhe Hercegovinës, Shqipërisë dhe Kosovës, njoftoi drejtori i Institutit për Shëndet Publik, Boban Mugosha. “Për hyrje në Mal të Zi me siguri se do të duhet PCR test negativ ose test serologjik ELESA”, theksoi Mugosha gjatë paraqitjes së tij në televizionin “Vijesti”. Sipas tij, vendimi për hapjen e kufijve është marrë pas kërkesave të përfaqësuesve të turizmit. Trupi koordinues kombëtar gjatë ditës së sotme pritet të përcaktojë detaje rreth mënyrës për hyrje në Mal të Zi.
Rritja e çmimit të energjisë elektrike nuk do të ndikojë në çmimet e produkteve tjera, por vetëm në fakturat e qytetarëve. Sektorit energjetik i nevojitet vizion, ndërsa jo politizim i vendimeve të sjellura nga Komisioni Rregullator i pavarur i cili punon në mënyrë transparente dhe profesionale dhe i cili ishte shpallur dy vjet me rradhë si më i miri mes vendeve të cilat i monitoron Bashkësia Energjetike. Detyrë e Komisionit Rregullator është t’i balansojë dallimet, ndonjëherë edhe interesat kundërshtuese në sektorin energjetik, njëkohësisht duke vepruar në mënyrë të pavarur nga Qeveria dhe sektori energjetik, ndërsa interes dhe obligim i Qeverisë…
Bisedimet serioze po vazhdojnë për të formuar qeveri të përgjegjshme, me institucione që do t’u shërbejnë qytetarëve edhe më shumë dhe madje edhe më mirë. LSDM-ja, si udhëheqëse e koalicionit “Mundemi”, me më shumë vende të fituara në Kuvend, mori mandatin për të formuar qeveri të re demokratike, politike, të përgjegjshme, me institucione që do t’u shërbejnë qytetarëve edhe më shumë edhe më mirë. Procesi i bisedimeve serioze po vazhdon për të formuar shumicë të qëndrueshme parlamentare për të siguruar qeveri të re me mandat të plotë katër vjeçar. Propozimi për qeveri të përbërë nga kuadro cilësor, përgjegjës dhe llogaridhënës…
Hamzi Ibraimi Gjëja që njeriun e bënë të veçantë është sinqeriteti dhe thjeshtësia. Ngase ai që është i sinqertë vepron me të gjithë njësoj pa bërë asnjë dallim. Por e vepron çdo herë atë që e bënë të ndjehet mirë dhe të lumtur. Por për fat të keq sot jetojmë në një kohë kur njeriu i sinqertë çdo herë dëmtohet, kur i sinqeriti, çdo herë zihet nga të tjerët për budalla. Ngase ky nuk din që të manipulojë, nuk din si të veprojë me të tjerët me dyftyrësi dhe hipokrizi. Mu për këtë arsye në ditët e sotme njeriun e…

