Hamzi Ibraimi Gjëja që njeriun e bënë të veçantë është sinqeriteti dhe thjeshtësia. Ngase ai që është i sinqertë vepron me të gjithë njësoj pa bërë asnjë dallim. Por e vepron çdo herë atë që e bënë të ndjehet mirë dhe të lumtur. Por për fat të keq sot jetojmë në një kohë kur njeriu i sinqertë çdo herë dëmtohet, kur i sinqeriti, çdo herë zihet nga të tjerët për budalla. Ngase ky nuk din që të manipulojë, nuk din si të veprojë me të tjerët me dyftyrësi dhe hipokrizi. Mu për këtë arsye në ditët e sotme njeriun e…
Author: Hamdi Kumanova
Selim Ibraimi 19 vjet pas Marrëveshjes së Ohrit, Maqedonia ende jeton me kujtimet e konfliktit dhe vazhdimin e mosmarrëveshjeve të brendshme. Disa koncepte janë testuar nga partitë dhe qeveritë në Maqedoni, por nuk kanë treguar rezultate konkrete në jetën e përditshme dhe përmirësimin e marrëdhënieve midis maqedonasve dhe shqiptarëve. Situata mbetet e ngrirë. Gjatë gjithë kësaj kohe, BDI e Ali Ahmetit mbeti në pushtet pothuajse nga viti 2002 dhe promovoi një politikë paqësore për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, por sipas analistëve, ajo nxiti një kulturë të nepotizmit, klientelizmit dhe korrupsionit, duke pomovuar grupe të interesit në të gjitha institucionet. Opozita shqiptare…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, në pyetjen e gazetarit se çfarë mendon për vaksinën ruse kundër COVID-19 dhe nëse si një vend do të aplikonim për përdorimin e tij, deklaroi se si ministri ata ende nuk kanë informacion të mjaftueshëm për përdorimin dhe efektivitetin e tij. “Ne nuk e dimë se sa është në fazën e përgatitjes, por një pjesë e anëtarëve të sektorit që merret me imunizim në Ministrinë e Shëndetësisë tashmë ka ndërmarrë veprime, për atë se për çfarë lloj vaksine bëhet fjalë. Ata gjithashtu janë në proces të zhvillimit të vaksinave për afro 100 kompani në mbarë…
Sot mbushen plot 108 vjet nga çlirimi i Shkupit nga turqit, në vitin 1912. Kryengritja e përgjithshme shënoi një hap të ri në luftën e armatosur për liri, pasi për herë të parë u bë artikuli i qartë politik I kërkesave të shqiptarëve. Kryengritësve në atë kohë u prinë Hasan Prishtina, Bajram Curri e Isa Boletini. Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore dhe Kulturore të Shqiptarëve në Shkup, me mbështetje të komunave Cair dhe Saraj, vazhdoi edhe sivjet traditën e përkujtimit të kësaj date kaq të rëndësishme. “U mor vendimi ne kuvendin e Unikës që të clirohet Shkupi dhe të rrumbullakësohet idea…
Nëse nesër zhvillohet takimi në ditën e shënimit të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit, kreu i BDI-së Ali Ahmeti, me gjasë do ta mbajë vetë, pasi asnjëra nga partitë politike shqiptare, nuk do të marrin pjesë në të. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët-Alternativa, nuk e ka refuzuar ftesën në mënyrë kategorike, megjithatë ka kërkuar prolongim të takimit pas datës 17 gusht, pra pas ditës së hënë si dhe modifikim të ftesës, gjegjësisht në përmbajtje të ftesës së ardhshme të ketë një propozim për rend dite në mënyrë që të dihet arsyeja e organizimit të takimit. Anëtari i Kryesisë Qendrore të Alternativës,…
Institucionet arsimore kanë kohë të mjaftueshme për të vepruar dhe për të ndërmarrë masa konkrete të cilat të paktën do të ngjallin besim tek prindërit. Gjashtë muaj është periudhë të cilën Ministria e Arsimit dhe Shkencës dhe Byroja për zhvillim të arsimit kanë mundur dhe është dashur nga disa herë t’i kalojnë objektet shkollore në çdo vend dhe qytet të banuar dhe së bashku me komunat dhe menaxhmentin e shkollës kohë më parë t’i kenë të hartuara të gjitha problemet dhe sfidat potenciale, por edhe zgjidhje të gjetur tekstualisht për çdo nxënës individualisht. Këtë në intervistë për MIA-n e potencoi…
Sipas të dhënave të Eurostatit, të rinjtë në Maqedoninë e Veriut dhe pothuajse në të gjitha vendet e rajonit e braktisin shtëpinë e prindërve mbi moshën 30-vjeçare. Krahas Maqedonisë së Veriut, kjo ka të bëjë edhe me Serbinë, Malin e Zi dhe Turqinë. me çka të rinjtë në këto vende e braktisin shtëpinë e prindërve në moshën 27,5 vjeçare. Në Maqedoninë e Veriut të rinjtë bëhen të pavarur në moshën prej 31,8 vjeç, në Mal të Zi me 33,1 vjeç, në Serbi me 31,1 dhe në Turqi me 27,5 vjeç. Për Bosnjë e Hercegovinën nuk ka të dhëna, por supozohet…
Edhe krahas defekteve të shpeshta dhe ndërprerjeve të furnizimit me ujë për pije në Tetovë është i sigurt, njoftojnë nga Qendra e Tetovës për shëndet publik. Janë kryer hulumtime të zgjeruara shtesë të cilat kanë konfirmuar se cilësia është në nivelin e nevojshëm për konsumim. “Të gjitha hulumtimet e deritanishme treguan se uji për pije është në rregull. Përveç analizave mikrobiologjike bazë janë kryer edhe analiza fiziko-kimike në Institutin në Shkup, prej ku gjithashtu kemi rezultate të mira. Rrethanë e volitshme është që ka sasi të mjaftueshme të ujit burimor”, deklaroi dr. Ratko Davidovski, specialist për ekologji shëndetësore pranë Qendrës…
Tashmë disa ditë që kanë nisur bisedimet mes LSDM-së dhe BDI-së për koalicion, por ende pa një epilog. Gjithçka që pohohet nga të dy palët është se kanë qëndrime të përafruara, por jozyrtarisht mësohet se kërkesa për Kryeministër shqiptar vazhdon të jetë problemi i bisedimeve. E deri sa negociatat vazhdojnë, kandidati i nominuar nga integristët për kryeministër, Naser Zyberi, po vazhdon profesionin e tij si jurist. Në intervistë për TV21 thotë se nuk është i kyçur drejtpërdrejt në bisedime, sepse ato zhvillohen mes krerëve të partive Zaev-Ahmeti, por tregon se është i informuar për rrjedhën e negociatave direkt nga kreu…
Në Komisionin për Sëmundje Ngjitëse sot është shqyrtuar edhe informacioni për vendosjen e testeve PCR për qytetarët nga vendet e prekura nga Kovid 19 të cilët transitojnë përgjatë Maqedonisë së Veriut. Për momentin, Komisioni vazhdon që syhapur të ndjekë situatën dhe nëse vërtetohet se ka nevojë, nuk përjashtohen masa shtesë. Me masat ekzistuese, qytetarët të cilët transitojnë përgjatë shtetit nënshkruajnë deklaratë se për tri orë do ta lëshojnë vendin dhe nuk paraqesin rrezik për përhapje të virusit korona në vendin tonë”, theksohet në kumtesën e Ministrisë së Shëndetësisë.
Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale (AMDHP) ka filluar me procedurë për realizimin e mbikëqyrjes mbi ligjshmërinë e aktiviteteve të ndërmarra gjatë përpunimit të të dhënave personale dhe mbrojtjen e tyre nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe Ministria e Shëndetësisë (MSH), në lidhje me sulmin e hakerave në ueb faqet e tyre më 23 korrik 2020. “Për shkak të faktit se MASH dhe MSH nuk e kanë njoftuar AMDHP-në në përputhje me nenin 37 paragrafi 1 të Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale për shkelje të sigurisë së të dhënave personale, AMDHP do të hetojë zyrtarisht…
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Dimçe Arsovski sot në konferencë për shtyp e përsëriti qëndrimin e partisë se, sipas tyre, Kuvendi i Maqedonisë në këtë moment nuk është konstituuar plotësisht. Lidhur me bisedimet për formim të shumicës parlamentare, ai e ceki deklaratën e djeshme të liderit të partisë, Hristian Mickoski, dhe tha se gjatë bisedimeve ata do të informojnë plotësisht. “Kryesuesi, zotëri Xhaferi, menjëherë pas pikës për verifikim të mandateve e ndërprenë mbledhjen konstituive dhe praktikisht në atë moment siç qëndrojnë punët, ne kemi Kuvend të konstituuar jo plotësisht, pa kryetar të Kuvendit, që është pjesë e marrëveshjes politike. Ashtu ka qenë…

