Në 24 orët e fundit janë bërë 1627 testime, ndërsa 139 raste të reja të covid-19 janë regjistruar në: Shkup 30 Kumanovë 20 Dibër 2 Shtip 15 Prilep 1 Tetovë 6 Strugë 8 Bitola 2 Ohër 3 Kavadarci 8 Gostivar 19 Gjevgjelia 1 Strumicë 2 Kochani 5 Demir Hisar 2 Makedonski Brod 3 Berovë 1 Delçevo 1 Sveti Nikole 6 Kichevë 4 Një pacient nga Ohri ka vdekur në gjendje spitalore. Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 239 pacientë të shëruar nga: Shkup 132 Kumanovë 22 Dibër 8 Shtip 14 Prilep 4 Tetovë 6 Veles 1 Bitola 7 Kavadarci 3…
Author: Hamdi Kumanova
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes kumtesës dërguar mediave faleminderon të gjitha partitë parlamentare shqiptare për komunikimin korrekt, përgjigjën afirmative dhe sygjerimet miqësore për këtë takim shumë të rëndësishëm dhe të mirëpritur nga të gjithë shqiptarët. “Rrjedhimisht, BDI ka propozuar rendin e ditës për takimin e 13 gushtit i cili mund të plotësohet dhe ndryshohet me propozime nga të gjithë pjesëmarrësit gjatë takimit të përbashkët. Bashkimi Demokratik për Integrim mbetet në dispozicion dhe i hapur edhe për takime vijuese gjatë javës së ardhshme ose edhe në cilën do datë të ardhshme të dakorduar bashkarisht në takimin e nesërm, e enjte, më…
Çdo dekadë thuajse ka ndryshimet e saj dhe sikurse janë në kundërshtim njëra me tjetrën. Para shumë dekadave, qyteti i Dibrës nga kodrinat filloi të zbres në pjesën më të ulët të tij. Pjesa e sipërme e qytetit ishte e banuar me qytetarë të vjetër dibran, ndërsa në pjesën e poshtme të qytetit banonin familjet e ardhura nga rrethi i Dibrës. Sidomos vitet të para, kur filloi shpërngulja e popullatës në pjesën fushore dhe kur kodrat të bukura të bejlerëve dibran u lëshuan nga ana e familjeve elitare të saj, ata u vendosën në pjesët qendrore të qytetit aktual të…
Sekretari i përgjithshëm i LSDM-së, Lupço Nikollovski sot në Tuiter njoftoi se ai dhe lideri i partisë Zoran Zaev nënshkruan deklarata për heqjen dorë nga mjetet që u takojnë në emër të shpenzimeve për rrugë. “Shfuqizimi i shpenzimeve të rrugës për deputetët është premtim zgjedhor i LSDM-së. Që të japim shembull, dje së bashku me kryetarin e LSDM-së, Zoran Zaev, i nënshkruam deklaratat me të cilat unë dhe ai, zyrtarisht heqim dorë nga mjetet të cilat na takojnë në emër të shpenzimeve të rrugës”, theksoi Nikollovski në Tuiter. Ai njëherit u bëri thirrje edhe deputetëve të tjerë në Kuvend ta…
Kanë kaluar tashmë 19 vjet nga Masakra e Lubotenit. Sot përkujtohet dita kur forcat maqedonase të sigurisë zhvilluan operacion në fshatin Luboten, ku vranë 10 civilë shqiptarë, përfshirë 6-vjeçarin Erxhan Aliu. Viktimat e tjerë të masakrës së Lubotenit janë edhe Dalip Murati, Muharrem Ramadani, Memet Memeti, Rami Jusufi, Xhelal Bajrami, Kadri Jashari, Bajram Jashari, Sulejman Bajrami dhe Atulla Qaili. Gjithashtu në këtë periudhë në Luboten u dogjën edhe 14 shtëpi të fshatit, ndërsa u arrestuan dhe keqtrajtuan mbi 100 banorë të tjerë të fshatit, me arsyetimin se në fshat ishin të pranishëm pjesëtarë të UÇK-së. Për krimet e kryera ndaj…
Në 24 orët e fundit është shënuar numër rekord i urdhërpagesave të dhëna për mosmbajtjen e masave mbrojtëse në rajonin e komunës Dibër dhe Qendër Zhupë, të cilat me aktivitetin e tyre i mbulon sektori për punë të brendshme Dibër. “Sipas të dhënave statistikore të SPB Dibër, në 24 orët e fundit, në rajonin i ciki e mbulon sektorin, nëpunësit policorë kanë konstatuar 58 kundërvajtëse për mosmbajtjen e maskës në fytyrë. Atyre u janë dhënë urdhër pagesa për kundërvajtje të bërë sipas nenit 6 paragrafi 1 nga Dekreti me fuqi ligjore për mbajtjen e maskës në fytyrë për shkak të…
Një person është lënduar rëndë në një aksident hekurudhor që ka ndodhur në mëngjes në vendkalimin kufitar në fshatin Lopatë të Kumanovës, ku ka ardhur deri te ndeshja mes një treni transportues, i cili ka qarkulluar në relacionin Tabanovcë-Gjevgjeli dhe automjeti udhëtues “Audi” me targa të Kumanovës. Nga MPB informojnë se në orën 00:45 është paraqitur për aksidentin hekurudhor mes trenit dhe automjetit “Audi” të vozitur prej personit F.J.(47) nga fshati Orizare. “Në aksident, lëndime të rënda trupore ka marrë F.J., të konstatuara në Spitalin e përgjithshëm në Kumanovë. Është kryer kontroll në vendin e ngjarjes nga ekipi i SPB-së…
Paaftësia dhe papërgjegjësia e pushtetit të Zaevit dhe Filipçes nuk është vetëm problemi maqedonas, por edhe rreziku shëndetësor ndërkombëtar. Skandali i fundit me udhëtarët të cilët nga Maqedonia kanë arritur në aeroportin në Finlandë dhe prej të cilëve 24 ishin të infektuar me koronavirus, e diskrediton Maqedoninë si shtet. Kjo tregon se jo vetëm që jemi Vuhan evropian, por për shkak të papërgjegjësisë së autoriteteve i vëmë në rrezik edhe shtetet tjera në Evropë. E dukshme është se autoritetet nuk kanë kurrfarë kontrolli mbi epideminë. Askush nuk e di kush hyn, dhe kush tranziton, as kush del nga vendi dhe…
Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë, për periudhën (11/12-gusht) për të mosmbajtje të maskave mbrojtëse, në gjithsej për 95 persona (TE-62 dhe GV-33) janë përgaditur urdhër pagesa kundërvajtëse, sipas nenit 6 të Dekretit përkatës qeveritar. Gjatë kësaj periudhe, për 29 persona (TE-6 dhe GV-23) janë përgatitur vendime të reja për izolim nga Inspektorati Shtetërorë Sanitar dhe Shëndetësor, kurse janë kryer kontrolle mbi 587 persona (TE-243 dhe GV-344) me vendime të tilla dhe nuk janë konstatuar parregullsi në lidhje me respektimin e vendimeve. …… Më 11.08.2020 në orën 23.20 në Stacionin Policor-Tetovë, personi…
Të premten me fillin ora 18:00, në Shkup është caktuar protestë kundër vendimit të Komisionit Rregullator Energjetik (KRRE) për shtrenjtimin e rrymës për 7,4%, njofton Portalb.mk. Ashtu siç theksojnë organizatorët, mbledhja do të bëhet në parkun e Çairit dhe do të marshojnë deri te Qeveria. “Kërkojmë vullnetarë nga të gjitha vendbanimet e Shkupit dhe rrethinës që të paraqiten në këshillin e protestës që bashkë të organizojmë dhe sa më shumë ta mobilizojmë masën për protestë masive. Vullnetarët duhet që të paraqiten, t’i lënë të dhënat personale, por edhe vendbanimin dhe kontaktin e telefonit”, thuhet në paralajmërimin për protestë. Protestuesit e…
SHMK “Drita” në Kërçovë ka informuar se më së voni deri më 17 gusht nxënësit të cilët kanë mbi 16 vjet dhe janë nga familjet me të ardhura të ulëta, mund të aplikojnë për ndarje të mbështetjes financiare të njëfishtë në vlerë prej 3.000 denarë për blerje të materialit shkollor. Në njoftim shpjegohet se mbështetja financiare për blerje të materialit shkollor u ndahen nxënësve të cilët janë shtetas të RMV-së, të regjistruar si nxënës të rregullt në shkollat e mesme publike në vend në vitin shkollor 2020/2021, më të mëdhenj se 16 vjet nga dita e hyrjes në fuqi të…
Ka përfunduar faza e parë e ndërtimit të Qendrës së re të Kulturës në Tetovë. Drejtori i kësaj Qendre Artan Asllani, thekson se ka ngelur vetëm proces verbali dhe pritet të formohet Qeveria për të filluar faza e dytë. Faza e parë duhej të përfundonte në dhjetor të vitit 2019, por sipas drejtorit është shtyrë për shkak të procedurave burokratike, njofton Portalb.mk. Edhe pse faza e parë e ndërtimit të Qendrës së Kulturës duhej të përfundojë në dhjetor të vitit 2019, ashtu siç ka theksuar më herët drejtori i Qendrës së Kulturës për Portalb, përfundoi disa ditë më parë. “Faza…

