Vihet në pikëpyetje fillimi i vitit të ri shkollor më 1 shtator. Sipas informacioneve që ka siguruar Alsat, kjo ndodhë për shkak të mosmarrëveshjeve brenda në Qeveri dhe Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse. Madje, edhe mbledhja e Komisionit dhe grupit të punës nga Ministria e Arsimit sot u anulua. Pavarësisht se ditë më parë në Shtabin e Krizës kishte mbizotëruar qëndrimi që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike tashmë thuajse çdo gjë ka ndryshuar. Jozyrtarisht, Alsat mëson se ministra të caktuar janë shprehur kundër fillimit të vitit shkollor me prezencë fizike për shkak të gjendjes më virusin korona.…
Author: Hamdi Kumanova
Në fund të shtatorit ose fillim të tetorit, revizorët shtetërorë do të kontrollojnë punën e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve. Revizioni është në planin e sivjetshëm të Entit Shtetëror të Revizionit. Bëhet fjalë për revizion të rregullsisë në punë. „Revizion është vlerësimi punës nëse ajo është në përputhje me ligjet, aktet nënligjore dhe të brendshme që janë në fuqi”. Revizioni në KSHZ nuk është i ndërlidhur me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në korrik të këtij viti. Përveç revizionit që është planifikuar, nga Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve dokumente mori edhe Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion. Bëhet fjalë për…
Tetëmbëdhjetë persona të ri të infektuar me koronavirus , kurse pesë janë shëruar, tregojnë të dhënat e sotme të Ministrisë së Shëndetësisë për Kërçovën. Me këtë numri i përgjithshëm i të infektuarve me Kovid 19 në këtë komunë ka arritur 219 persona, nga të cilët 133 janë aktiv, 77 janë shëruar dhe nëntë kanë vdekur. “Sot kemi një numër vërtet të madh madje 18 persona të infektuar të ri dhe të gjithë ata trajtohen në shtëpi nën mbikëqyrjen e mjekut amë, dhe natyrisht janë në izolim. Për fat të mirë, ne kemi pesë persona të shëruar nga koronavirusi”, informon Dr.…
Numri i Ministrive që kanë bërë harmonizimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore me Ligjin për Përdorimin e Gjuhëve është shumë i vogël. Alsat përzgjodhi disa ministri në vend, të cilat drejtohen nga kuadër të partive të ndryshme politike, mirëpo deri tani vetëm ajo e Administratës dhe Shoqërisë informatike u përgjigj në pyetjen se a kanë bërë apo kanë filluar të bëjnë harmonizimin e ligjeve dhe akteve të tjera nënligjore me Ligjin e Gjuhëve. Ministria e Administratës dhe Shoqërisë Informatike“Ligji i ri për Inspektimin është harmonizuar, si dhe projektligji për punonjësit në sektorin publik dhe Ligji për Nëpunësit Administrativ.…
Shtetasit e Kosovës, Serbisë, Malit të Zi dhe Bosnjë e Hercegovinës, si dhe diplomatët, anëtarët e familjeve të tyre dhe shtetasit me nënshtetësi të dyfishtë nga këto vende, gjatë transitit përmes Maqedonisë së Veriut nuk duhet të paraqesin test PCR për Covid-19 jo më të vjetër se 72 orë siç është rregulli për qytetarët e tjerë të këtyre vendeve. Sipas udhëzimeve të Qeverisë dhe Ministrive të Shëndetësisë, Punëve të Brendshme dhe Punëve të Jashtme, të lëshuar më 10 korrik, për transit përmes vendit, shtetasit e katër vendeve në hyrje të vendkalimit kufitar për trafik ajror, nga aeroporti ndërkombëtar i Shkupit…
Tela me gjemba u vendosën në kufirin ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë. Madje edhe një rrugë përskaj për intervenim të shpejtë të xhandarmërisë serbe. Shteti fqinj barrikadoi vijën e gjelbër kufitare me ne, që nga pika kufitare e Tabanocës drejt fshatit Llojan. Punimet në terren, për aq sa iu afruam brezit kufitar, u panë se kanë arritur deri tek traseja hekurudhore që lidh dy shtetet. “Në pikën kufitare ndërmjet Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, po vendoset nga ana e serbëve një tel më gjemba i lartë 2 metra për të penguar depërtimin e emigrantëve nga vendi ynë në shtetin…
Sanja Llukarevska dhe Martin Kostovski, të cilët u bënë deputetë në Kuvend nga radhët e LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi”, po tërhiqen nga postet e drejtorëve në Drejtorinë për të Ardhura Publike (DAP), respektivsht Gazetën Zyrtare. Ata në deklaratë për “Faktor” konfirmuan se më nuk janë drejtorë të këtyre dy institucioneve shtetërore, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Në këtë moment më nuk jam funksionare e zgjedhur nga Qeveria, pasi jam deputete në Kuvend, ndërsa në të ardhmen partia ime dhe kryeministri i ardhshëm do të caktojnë se cilin funksion do ta kryejë”, deklaroi Llukarevska, e cila tre vite ka qenë në krye të…
Në tre vitet e fundit po shënon rritje numri i banesave të vendosura nën hipotekë. Të dhënat e Kadastrës tregojnë se është rritur prej 111.671 banesa në fund të vitit 2017 në 140.571 banesa në fund të muajit qershor të këtij vit, numri i pronave të patundshme që janë vendosur nën hipotekë. Thënë ndryshe, në tre vite kemi rritje prej më shumë se 20 për qind të numrit të banesave që vendosen si garanci ndaj bankave për blerjen e banesave të reja. Hipotekat në pjesën më të madhe menaxhohen nga bankat, dhe më së shpeshti lihen si garanci deri në…
Në kuadër të memorandumit për Mirëkuptim për programet e ndihmës makro-financiare (NMF) me tetë partnerë që ja lidhur sot Këshilli i Bashkimit Evropian, nga 3 miliard euro, Maqedonia e Veriut do të përfitojë ndihmë prej 160 milion euro, transmeton INA. Zbatimi i vazhdueshëm dhe i shpejtë i këtyre programeve është indikator i rëndësishëm i solidaritetit të BE-së me këto shtete në kohë të një krize me përmasa të papara më parë. Memorandumet për Mirëkuptim tashmë janë dakordësuar me Shqipërinë, Gjeorgjinë, Jordaninë, Kosovën, Moldavinë, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainën. Këto dokumente gjithashtu janë nënshkruar zyrtarisht me katër prej…
Ministria e Shëndetësisë, nëpërmjet një kumtese, në mënyrë shtesë ka njoftuar se asnjë udhëtar, i cili ka fluturuar për në Finlandë nuk ka pasur vendim për vetëizolim nga ana e Institutit të Shëndetit Publik të Maqedonisë së veriut. Që do të thotë asnjë nga udhëtarët nuk kanë qenë pozitiv në Maqedoninë e Veriut. “Ministria e Shëndetësisë, njofton se tashmë janë verifikuar të gjithë udhëtarë e avionit për në Finlandë. Asnjëri nga ata nuk është regjistruar në bazën për raste pozitive me Covid-19 në shtetin tonë, që do të thotë nuk ka vendim për izolim si pozitiv nga Inspektorati Shtetëror Sanitar…
Nga nesër pason periudhë kur do të mbizotërojë moti me diell në orët e paradites, ndërsa pasdite në shumë vende do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Proceset më intensive priten gjatë fundjavës. Temperatura minimale në tre ditët e ardhshme do të jetë nga 12 deri në 22 gradë, ndërsa maksimalja nga 27 deri në 36 gradë. Indeksi UV do të jetë 8, gjegjësisht 7. Moti nesër do të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare dhe erë të lehtë deri mesatare të veriut. Pasdite do të ketë paqëndrueshmëri të izoluar me shi të…
Drejtuesit e LSDM-së dhe BDI-së, si dhe zyrtarët e tyre në grupet e punës, vazhdojnë të zhvillojnë në diskrecion të plotë negociatat për një shumicë që duhet të formojë qeverinë e re. Opinioni gjërë publik nuk di asgjë më shumë se sa nga deklaratat e Zoran Zaev dhe Ali Ahmeti pas takimit të tyre dy orësh dje në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Nëse marrim parasysh deklaratën e Ahmetit “sa afër, aq edhe larg jemi nga formimi i qeverisë”, rrjedh se nuk është arritur asnjë përparim ditëve të fundit dhe se bisedimet kanë ngecur. Sidoqoftë, duke pasur parasysh që të…

