“”V.Gj. është rrëzuar dhe është fundosur në Vardar derisa me V.M. (19) gjithashtu nga Miravci, kanë vendosur rrjeta për peshkim te vendi i quajtur “Tre Plepat”. Trupi i peshkatarit është gjetur dhe nxjerrë nga lumi në ora 19:15. Nga ana e mjekut të Urgjencës së Gjevgjelisë është konstatuar vdekje”, thonë nga Policia. Ata gjithashtu shtojnë se në vendin e fatkeqësisë ka kryer ekspertizë ekipi i Stacionit Policor të Gjevgjelisë, ndërkaq pas urdhrit të prokurorit publik, trupi i të ndjerit është dorëzuar në autopsi.
Author: Hamdi Kumanova
Anëtarët e Komisionit për Sëmundje Infektive dhe grupi punues i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) e anuluan për nesër mbledhjen për protokollet, me të cilat duhet të konfirmohet mënyra për realizimin e mësimit nga 1 shtatori me të gjitha modelet e propozuara. Edhe pse u paralajmërua se më 10 gusht do të finalizohen protokollet për fillim të vitit shkollor 2020/2021 në kushte të pandemisë, mbledhja dje përfundoi pa konkluzione. Ministria e Shëndetësisë informoi se bisedat do të vazhdojnë me qëllim që të gjendet dhe të arrihet zgjidhje më e mirë dhe më e sigurt për mënyrën e zhvillimit të…
Nga 52 persona të rinj të infektuar me koronavirus në Shkup në dy ditët e kaluara, 15 kanë thënë se kanë qenë në Ohër dhe se nuk e dinë se ku janë infektuar. Aleksandar Stojanov, U.D Drejtori i Qendrës për Shëndet Publik Shkup, thotë se ata janë kryesisht të rinj, rreth 20 vjeç, por mes tyre ka edhe gjimnazistë. Ai shton se ato kanë një pamje të lehtë klinike, me temperaturë të ulët, dhimbje koke dhe disa kanë diarre, përcjell in7. “Përveç atyre nga Ohri, të cilët kryesisht i kanë raportuar prindërit e tyre, ka edhe raste sporadike të të…
Gjatë ditës së djeshme nga 762 testet e kryera, janë regjistruar 109 raste të reja me Kovid-19, 422 pacientë janë shëruar ndërsa një ka ndërruar jetë . Deri më tani, në vendin tonë janë bërë gjithsej 115.590 teste për Kovid-19. Që nga fillimi i epidemisë, janë regjistruar 11.942 raste të personave të infektuar, janë shëruar 8087 persona dhe 528 kanë vdekur. Ndërsa, numri i rasteve aktive është 3327. Më shumë raste aktive vërehen në Shkup 1177, në Shtip 319, në Gostivar 306, në Kumanovë 263, në Tetovë 171, në Strugë 160, në Dibër 128, në Kërçovë 121, në Sveti Nikollë…
Ministria e Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut është deklaruar në lidhje me 24 rastet pozitive, që kanë udhëtuar për në Finlandë. Nga MSH thonë se pas mbledhjes së informacioneve nga Aeroporti i Shkupit dhe Policia Kufitare, kanë konfirmuar se bëhet fjalë për udhëtarë (të shpërngulur), të cilët vijnë në Maqedoni ose transitojnë përmes Maqedonisë për arsye të ndryshme, ndërsa më pas kthehen në punë në Evropën Perëndimore. “Sipas të dhënave të marra, në fluturimin e theksuar shumica e pasagjerëve udhëtuan me pasaportë kosovare (95 persona), pasaportë finlandeze (60 persona), ndërsa pjesa tjetër me pasaporta maqedonase (2), shqiptare, bullgare, estoneze dhe…
Nëna me tre fëmijë, të gjithë pozitiv me Covid-19, pas testimit në një klinikë private në Shkup, kanë tentuar të largohen nga vendi për në Norvegji duke shkelur urdhrat e epidemiologëve për izolim të detyrueshëm. Ngjarja ka ndodhur gjatë ditës së diel, ku pas njoftimit të Komisionit për Sëmundje Infektive, autoritetet e Aeroportit të Shkupit kanë parandaluar udhëtimin e familjes katër anëtarëshe, njofton SDK, përcjell in7. Incidenti në Aeroportin e Shkupit ndodhi një ditë pasi një aeroplan me 157 pasagjerë nga Shkupi zbarkoi në Turku, Finlandë, nga të cilat, pas testimit vullnetar, 24 ishin pozitiv me koronavirus. Autoritetet finlandeze kanë…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit (10/11.08.2020) në të gjithë territorin e vendit janë regjistruar 392 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës. MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.
Nga Enver Bytyçi Franjo Tuxhman në vitin 1993 çoi emisarë te Ibrahim Rugova me qëllim që ta nxiste atë për të filluar rezistencën e armatosur kundër Serbisë dhe ushtrisë së saj. Tuxhman kishte llogaritur që ta vinte Sllobodan Milosheviçin mes dy-tri zjarreve dhe kësisoj të nxirrte përfitimet e veta nga kjo. Por Rugova hezitoi dhe refuzoi të nxiste luftë kundër Serbisë në atë kohë. Kur nisi lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës lufta në Kroaci dhe në Bosnjë-Hercegovinë kishte marrë fund. Ndaj dukej se Milosheviçi i kishte duart e lira për ta nënshtruar lehtë Kosovën. Por llogaria ishte e gabuar.…
Të punësuarit në kompaninë “Mozzart” në suaza të pakos së ndihmës në vlerë prej 50.000 euro në aksionin e fundit dorëzuan disa ton pemë në spitale përreth vendit. Nga kompania kumtuan se nga paraqitja e pandemisë në shtetin tonë gjatë gjithë kohës organizohen aksione të ndryshme, duke i ndihmuar institucionet shëndetësore, personelin mjekësor dhe kategoritë më të rrezikuara. “Pako vitamiash me pemë të freskëta janë vetëm pjesë e aksioneve të cilat kompania Mozzart i ka organizuar kohëve të fundit. Aktivitetet përgjegjëse shoqërore nuk ndalen, ndërsa këtë herë ua përkushtuam heronjve tanë – punonjësve shëndetësor të cilët punojnë 24/7 dhe luftojnë…
Sekretariati i Përgjithshëm i Qeverisë do të kërkojë përgjegjësi penale për 344 punëdhënës që morën ndihmë shtetërore dhe nuk ua paguan pagat punëtorëve. Sipas listës së fundit të dërguar nga Drejtoria e të Ardhurave Publike, gjysma e punëdhënësve deri të premten i kanë shlyer obligimet ndaj të punësuarve. Sekretariati i Përgjithshëm për Alsat tha se lista sot do t’i dorëzohet Prokurorisë Themelore Publike.
Për shkak intervenimeve teknike në rrjetin elektro përçues pa energji elektrike do të mbeten një pjesë shfrytëzueseve nga komunat Kisella Vodë dhe Saraj, kumton QRMK – Shkup. Në periudhën nga ora 08:30 deri në orën 13:00 pa furnizim me energji elektrike do të mbeten shfrytëzuesit e objekteve të firmave në qarkun e ish fabrikës – Staklara, kurse nga ora 09:00 deri 12:30 shfrytëzuesit e rrugës “Metodia Patçev” nga nr 27 deri te nr 33 dhe rruga “Anton Dimitrov” në nr 134 dhe nr 154 në lagjen e Draçevës, në Komunën e Kisella Vodës. Sipas paralajmërimit, nesër nga ora 09:00 deri…
Tre të infektuar të rinj nga Kovid-19 janë evidentuar në 24 orët e fundit në Qendrën e Tetës për shëndet publik. “Nga tre rastet e reja, dy janë banorë të komunës së Tetovës ndërsa një test pozitiv ka tek një banor i komunës së Zhelinës”, informoi dr. Zorica Zafirovska, specializante për epidemiologji pranë Qendrës për shëndet publik Tetovë. Shtabi i krizës pranë komunës së Tetovës sot nuk e mbajti takimin e zakonshëm të së hënës. Nga policia, megjithatë, informuan se gjatë 24 orëve të fundit për mosmbajtjen e maskave janë gjobitur 49 persona në rajonin e Tetovës, në pajtim me…

