Shkup, 10 gusht 2020 Partia opozitare e VMRO-DPMNE-së përpiqet SHA EMV-në të mos ia shesë furnizuesit universal EVN Houm gjithë energjinë elektrike e cila i nevojitet për furnizim të qytetarëve, por vetëm 75% ndërsa pjesën tjetër EMV ta shesë në tregun e lirë dhe të fitojë më shumë. A janë të vetëdijshëm VMRO-DPMNE se kjo do të thotë se furnizuesi universal do të duhet pjesën prej 25% ta blejë pikërisht në tregun e lirë për çmim shumë të lartë? Dhe se kjo do të thotë rritje drastike e çmimit të energjisë elektrike? A bën përpjekje VMRO-DPMNE për çmim dyfish më…
Author: Hamdi Kumanova
Prokuroria ka ngritur akuzë kundër një personi për kontrabandë kokaine në pako bananeje. Edhe pse procesi u zhvillua kundër dy personave, ndjekja penale ndaj njërit prej të dyshuarve është ndërprerë. “Me aktakuzën e ngritur, i akuzuari akuzohet se më 19.02.2020 në fshatin Krushopek, komuna Saraj, i paautorizuar për shitje ka mbajtur drogë – kokainë që peshonte 1.001 gram. Droga u gjet gjatë kontrollit të një kamioni mallrash, në pako bananesh që transportoheshin për personin juridik – pronë e të akuzuarit. “Kokaina ishte paketuar në një pako në formë drejtkëndore, me dy mbështjellës polietileni pa ngjyrë që mbanin etiketa dhe logo…
Shenjat në fytyrë, Erxhan Ibishi thotë se i ka nga goditjet e forta, deri në alivanosje, në stacionin policorë të Kumanovë, deri sa ishte i prangosur. Ai thotë se u rrah nga polici Stefan Mihajloviq, pa asnjë justifikim brenda hapësirave të SPB Kumanovë, të shtunën 9 gusht. “I lidhur kam qenë me duar nga prapa dhe sa u ula edhe ai erdhi në ato momente dhe filloi të më godasë me grushte nëpër fytyrë- deklaroi Erxhan Ibishi, Personi i dëmtuar. Sipas dëshmisë së tij dhe të personave që e shoqëronin, ngjarja e ndalimit të tij erdhi kur patrulla policore u thirr…
Që nga fillimi i vitit, 422 qytetarë janë kafshuar nga qentë endacak në Shkup. Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, mesatarisht, çdo ditë raportojnë nga dy qytetarë se janë kafshuar nga qeni nëpër rrugët ose parqet e kryeqytetit, shkruan Sdk.mk, njofton Portalb.mk. Në buletinet e përditshme të Ministrisë së Brendshme, ka pasur një numër të shtuar të raportimeve për personat e sulmuar nga qentë në rrugë në muajt mars dhe prill, kur ishte në fuqi ora policore dhe ishin të mbyllura kafenetë dhe restorantet. Nuk kaloi ditë pa një raportim të qytetarëve se janë kafshuar nga qentë. Për momentin…
Në Universitetin e Evropës Juglindore interesimi i studentëve për tu regjistruar në programet studimore është mjaft i kënaqshëm, thonë në Shërbimin Studentor. Interesim të shtuar ka në të gjitha programet studimore dhe në veçanti në programet e reja të akredituara. Studentët e ardhshëm të Universitetit të Evropës Juglindore, për herë të parë në vitin e ri akademik, do të kenë mundësi të zgjedhin të studiojnë për Arkitekturë dhe Dizajn, dhe të kualifikohen si Master shkencor në Arkitekturë dhe Dizajn. Programi studimor është akredituar dhe i njëjti ofrohet në Fakultetin e Shkencave dhe Teknologjive Bashkëkohore, është pesëvjeçar dhe në përfundim të…
Këshilltari shtetëror në Sekretariatin për çështje evropiane, Dragan Tilev, që nga vitet e 90-ta ka ndjekur rrugëtimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Në një intervistë për Portalb.mk ai tregon se Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që në vitin 1995 e nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Sipas tij, në nëntor 2020 pritet të hapen kapitujt e parë të negociatave për aderim përfundimtar në familjen evropiane. Maqedonia e Veriut është vendi i parë në rajon që nënshkroi marrëveshjen për bashkëpunim me Bashkimin Evropian. Atë kohë Republika e Maqedonisë, e sapo pavarësuar nga Federata jugosllave,…
Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe Shërbimeve të Ujit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, solli vendim që çmimet e benzinës, naftës dhe vajit ekstra të lehtë të mbeten të njëjta në pajtueshmëri me vendimin e datës 04.08.2020, ndërsa rritje do të ketë te çmimi për shitje me pakicë të Mazutit M-1 SU për 1,611%. Çmimet për shitje me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-95 DHE EUROSUPER BS-98, të EURODIZEL (D-E V) dhe të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) nuk ndryshojnë, kështu që çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER BS-95 është 60,00den/l, çmimi për shitje me pakicë i EUROSUPER…
Lideri i Lidhjes Socialdemokrate të Maqedonisë, Zoran Zaev i pyetur nga TV21 ka komentuar ftesën e liderit të Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti për tryezën e partive shqiptare. Ai thotë se e sheh si trysni ndaj koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI. “Po, e shoh si trysni ndaj meje, LSDM-së dhe koalicionit “Mundemi” për kryeministrin e propozuar nga BDI”, tha Zaev. Zaevi u pyet edhe për atë se sa kjo tryezë do ta ndikojë formimin e Qeverisë nga ana e tij, ai me përgjigje: “Kurse për pyetjen e dytë, është shumë herët të jap çfarëdo komenti”. Kru…
Opinioni mbrëmë u njoftua për një punëtor krahu i cili kishte shitur sharrën e tij, me të cilën punonte që të ruajë familjen, për të shëruar vajzën. Me iniciativë të aktivistit Arianit Xhaferi, për vetëm për një orë janë mbledhur 1.500 eurot e nevojshme t’i blehet sharrë e re në vlerë 1.500 euro. Xhaferi njoftoi se brenda një ore janë paraqitur njerëz humanë të cilët kanë premtuar se do të donojnë mjete në shumë prej 1.950 eurove. Teprica do të përdoret për pagesën e qirasë së banesës së kësaj familje sociale. “Për vetëm një orë janë premtuar (akoma pa realizuar)…
Kryetari aktual i Kuvendit, Talat Xhaferi, ende nuk ka dërguar njoftim deri te shefi i shtetit Stevo Pendarovski për konstituimin e Kuvendit, me çka do të fillonte edhe afati për dhënien e mandatit. Xhaferi për TV21, deklaroi se nuk mundet të konsiderohet Kuvendi i konstituuar pa një kryetar të zgjedhur. Sipas nenit 90 të Kushtetutës, Presidenti është i detyruar brenda afatit prej 10 ditëve nga konstituimi i Kuvendit që të japë mandatin për formimin e Qeverisë, kandidatit i cili ka shumicën në Parlament.
“Nuk duhet të krahasohet çmimi i rrymës me pagën mesatare në vendin tonë. Qytetarëve nuk i dhimbset të hollat për internet dhe telefon, por kur vije puna te energjia elektrike reagojnë”. kështu ka reaguar Shoqata Aksionare “MEPSO” ndaj reagimeve në publik për shtrenjtimin e energjisë elektrike në kohë krize. SHA “MEPSO” nëpërmjet një kumtese ka bërë të ditur se nuk heq dorë nga kërkesa për rritje të të ardhurave dhe kanë sqaruar se vendimi për shtrenjtim të rrymës elektrike, bazohet në metodologji dhe aprovohet nga Komisioni Rregullator për Energjetikë. “SHA MEPSO është operator i sistemit elektroenergjetik nacional, veprimtaria e të…
CIVILi nisi iniciativën heqjen e privilegjeve të zyrtarëve në maj të vitit 2019. Nisma u mbështet nga gjashtë mijë qytetarë në peticionin në internet të iniciuar nga organizata. Sipas CIVILit, është e kotë të harxhohen shuma të mëdha parash për përfitime të përjetshme të ish-presidentëve, pavarësisht nëse ata ishin në detyrë apo ishin kriminelë. Thjeshtë, nuk ka asnjë arsye logjike që ata të jetojnë në luks për jetën në kurriz të qytetarëve të varfër të Republikës së Maqedonisë së Veriut. Me këtë iniciativë, duke filluar nga ish-presidentët, duke përfunduar me krerët e agjencive shtetërore dhe institucionet e tjera, të gjitha…

