Author: Hamdi Kumanova

Ministri i Arsimit dhe Shkencës në largim, Arbër Ademi ka njoftuar se është shëruar nga virusi Covid-19 dhe se prej sot do t’u rikthehet aktiviteteve në Ministri. “Sfida me Covid-19 mbaroi, përfundimisht! Pas dy testimeve të njëpasnjëshme ku rezultova negativ, prej nesër i kthehem aktiviteteve dhe shumë punëve që na presin. Ju porosis të keni kujdes, të mbani maska dhe distancën. Faleminderit nga zemra për kujdesin që keni treguar, me ju e kisha shumë më të lehtë!”, shkroi Ademi në faqen zyrtare të tij në Facebook.

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë së Veriut thotë se ka marrë ftesë nga Aleanca globale për vaksina dhe Imunizim si dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, që t’i bashkohen iniciativës për sigurimin e vaksinës kundër koronavirusit të ri. Po ashtu, në vjeshtë, autoritetet po përgatiten të nisin një program të vaksinimit të 20 për qind të popullatës, kundër gripit sezonal. OBSH ka nisur një iniciativë përmes skemës së quajtur COVAX, ku shtetet pjesëmarrëse në të, do të kenë qasje më të lehtë kur të zbulohet vaksina eventuale kundër COVID-19, sëmundjes që e shkakton koronavirusi i ri. “COVAX mekanizmi (qasja globale…

Lexo më Shumë

Klima e biznesit në vend është “mbytëse”, ndërsa bizneset shqiptare zgjedhin të investojnë jashtë vendit, ka shkruar në një shënim në Fejsbuk, ish-deputetja e PD-së, Jorida Tabaku. Ajo shkruan se bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 miliard euro, shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut. “Bizneset shqiptare kanë investuar jashtë Shqipërisë 1.3 miliard euro dhe shumica kanë shkuar në fqinjin e Maqedonisë së Veriut. Jo vetëm nuk tërheqim investime të huaja por as nuk bindim bizneset vendase të investojnë në Shqipëri. Mijëra vende të reja pune në RMV prej investimeve te biznesit shqiptar, ndërkohë që rradhët e…

Lexo më Shumë

Në 24 orët e fundit janë bërë 1188 testime, ndërsa 85 raste të reja të covid-19 janë regjistruar në: Shkup 32 Kumanovë 9 Dibër 3 Shtip 9 Prilep 1 Tetovë 1 Veles 2 Bitola 4 Kavadarci 6 Gostivari 7 Strumicë 1 Kochani 1 Demir Hisar 1 Vinicë 1 Kichevë 7 4 persona, dy pacientë nga Shkupi, një pacient nga Dibër dhe një pacient nga Shtipi. Sot Instituti për Shëndetin Publik regjistron 45 pacientë të shëruar nga: Shkup 1 Tetovë 13 Veles 2 Bitola 3 Demir Hisar 2 Delçevo 1 Sveti Nikole 13 Kichevë 7 Gjithsej 114807 testime covid janë bërë…

Lexo më Shumë

Liljana (42), Hristijani (19) dhe Emri (27) janë tre pacientët të cilëve u është transplantuar veshka. Ata janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe nuk shkojnë më në dializë. Pacientët kanë filluar përsëri normalisht të funksionojnë, ka bërë të ditur Ministria e Shëndetësisë në profilin e saj në Fejsbuk. “Shumë jemi krenar nga ekipi i klinikave të nefrologjisë dhe urologjisë të cilët japin maksimumin e tyre për trajtim të këtyre pacientëve. Mirënjohje e madhe edhe deri te d-r Irena Rambabova Bushletiq dhe prof. Goce Spasovski për punën e palodhshme dhe kujdesin që çdo ditë u japin pacientëve tanë. Vazhdojmë të…

Lexo më Shumë

Organizata e punëdhënësve kërkon formim të shpejtë të Qeverisë me qëllim të sillet pako e re e masave antikrizë, transmeton MIA. Kryetari i Organizatës së punëdhënësve, Angel Dimitrov ka thënë se veçmas në goditje është industria e tekstilit. Biznesi me qepjen e pajisjes mbrojtëse dhe maskave po stagnon, ndërsa punëdhënësit alarmojnë se një numri të madh të konfeksioneve u kanoset mbyllja në tetor për shkak të kërkesës së ulët nga partnerët e tyre tradicional. Ankohen se tani janë lënë të vetëm të përballen kur një pjesë e madhe e punëtorëve janë në shtëpi. Ose janë pozitiv në koronavirus ose janë…

Lexo më Shumë

Çmimi i energjisë elektrike nga Shoqata Aksionare ESM është për 55 përqind më i ulët se në tregun e lirë. Kështu thuhet në komunikatën e Shoqatës aksionare ESM, ku theksohet se secili konsumatorë ka të drejtë të furnizohet edhe nga tregu i lirë i energjisë elektrike me çmime të cilat siç theksohet në komunikatë, nuk janë lëndë e miratimit nga ana e Komisionit Rregullatorë energjetik. Shoqata Aksionare ESM “Derisa amvisëritë blejnë energji elektrike nga tregu i lirë, çmimi i blerjes përfshirë kostot e balancimit dhe të rinovueshme është 3,65 den për kilovat, derisa çmimi me të cilin ESM i furnizon…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE nuk heq dorë nga ideja që parlamenti i ri të miratojë një ligj mbi origjinën e pronës së politikanëve. Partia paralajmëroi se nisma për një zgjidhje të tillë ligjore është përparësi për grupin e tyre parlamentar. Sipas tyre, ligji duhet të mbulojë zyrtarët aktual dhe të mëparshëm, por edhe të kontrollojë pronat e familjeve të tyre. NE PRESIM QË TË MARRIM MBËSHTETJE PËR KËTË EDHE NGA PARTITË TJERA. TË MOS MBETET VETËM NË PËRPJEKJE DEKLARATIVE PASI TË GJITHË LIDERËT E TJERË POLITIKË KËTË E PREMTUAN PËR OPINIONIN, POR NUK E PËRMBUSHËN. PRANDAJ, NJË NGA HAPAT E PARË QË DO…

Lexo më Shumë

Policia, një natë më parë, kapi 94 migrantë në një kamion në rrugën rajonale Radovish – Shtip. Migrantët janë nga Siria, Afganistani, Iraku dhe Pakistani dhe u janë dorëzuar zyrtarëve të Qendrës Rajonale për çështje kufitare – Lindje. Shoferi dhe shoqëruesi i tij arritën të shpëtojnë nga policia. Ministria e Brendshme: “Policia është përpjekur të ndalojë një kamion ” Volvo “me targa të Shkupit, i drejtuar nga një person deri tani i panjohur, i cili shoqërohej nga një person tjetër. Shoferi ndaloi kamionin, pas çka menjëherë u larguan në drejtim të panjohur.” Vetëm në korrik, policia pengoi 12 përpjekje për…

Lexo më Shumë

Pajisjet mbrojtëse personale për përdorim të njëfishtë (PPE) kontribuojnë ndjeshëm në krizën tashmë serioze me ndotje plastike, paralajmërojnë ekspertët. Vlerësohet se rreth 194 miliardë maska ​​mbrojtëse dhe doreza për përdorim të njëfishtë përdoren çdo muaj në të gjithë botën si rezultat i pandemisë me koronavirusin, sipas hulumtimeve nga fusha e mjedisit jetësor, transmeton Skaj njuz. PPE zakonisht bëhet nga një plastika të ndryshme, përfshirë polipropilen, polietilen dhe vinil. Vullnetarët në të gjithë Britaninë e Madhe janë dëshmitarë të një rritje të madhe të sasisë së mbeturinave në rrugë, plazhe, kanale dhe lumenj si rezultat i maskave për përdorim të njëfishtë.…

Lexo më Shumë

Në bulevardin “Oslloboduvanje” në Kërçovë, mbrëmë rreth orës 21:40, është prishur rendi dhe qetësia publike me sulm fizik të kryer nga ana e 36-vjeçarit B.R. ndaj personit e Xh.M. 49 vjeç, të dy nga fshati i Kërçovës, Strogomishtë e Poshtme. Zëdhënësi i SPB Ohër, Stefan Dimoski informoi se kundër sulmuesit do të ngrihet akuza përkatëse.

Lexo më Shumë

Gjatë orëve të natës, Këshilli i Ministrave i qeverisë Conte ka miratuar një dekret të ri sa i përket masave të ruajtjes së shëndetit publik nga koronavirusi, transmeton OraNews. Në këtë dekret është parashikuar të shtyhen limitet e lëvizjes nga për në Itali i atyre vendeve të cilat janë parashikuar në dekretet e mëparshme. Konkretisht nuk lejohen të hyjnë në Itali apo të udhëtojnë persona që nuk i përkasin territorit të BE-së apo të Shengen ku përfshihet dhe Shqipëria. Janë ndaluar kategorikisht udhëtimi i personave që vijnë nga vendet që i përkasin një liste prej 16 shtetesh ku përfshihen Kosova,…

Lexo më Shumë