Qëndrimi i grupit parlamentar të Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës për mbajtjen e seancave onlajn është se në atë mënyrë mund të keqpërdoren të drejtat e deputetëve që do të infektohen nga Kovid-19 dhe që Kuvendi ka kushte të mjaftueshme dhe se gjithçka që nevojitet është komunikimi i mirë midis qeverisë dhe opozitës. “Përgjigja jonë edhe në koordinim ishte njerëzore, a mund të përfshihet onlajn dikush në një gjendje të këtillë shëndetësore, nëse vendoset në një aparat për frymëmarrje dhe i gjithë publiku e sheh ndërsa përfshihet në Kuvend. Ky është një abuzim i rëndë i të drejtave civile dhe…
Author: Hamdi Kumanova
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Nikolla Dimitrov ka reaguar për zhvillimet e fundit në Agjencinë për Fonde Evropiane, që sipas hulumtimi të “A1on”, doli se projektet që financohen nga Bashkimi Evropian nëpërmjet programit Erasmus+, kanë përfunduar në trajnimin e gomerëve dhe kuajve si dhe tek një parukiere. NIKOLLA DIMITROV, ZV/KRYEMINISTËR PËR ÇËSHTJE EVROPIANE “I lexova informacionet e reja të serisë së gazetarisë hulumtuese rreth gjendjes në Agjencinë Nacionale për programe arsimore dhe mobilitet. Përshtypja është shqetësuese. Urgjentisht duhet të zbardhet rasti në tërësi. Duhet të hetohen të gjitha dyshimet dhe të zbardhet tërë pasqyra, sepse për shtetin vetëm një gjë është…
Mos hapja e kufirit me Kosovën ka shkaktuar shumë efekte negative. Kështu vlerëson kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma. I pranishëm në Tv Shenja, në emisionin “Paradite me ne” Suma vlerësoi se kufiri Kosovë – Maqedoni e Veriut nuk do duhej të ishte i mbyllur, përshkak se virusi është prezent gjithkund, mirëpo siç thotë me qenë se bizneset kanë funksionuar si duhet dhe shteti i Maqedonisë së Veriut nuk ka pasur interes që ta hapë kufirin. Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit “Bizneset ose mallërat nga Maqedonia janë fut në Kosovë dhe po besoj se pikërisht përshkak se…
Pushteti dhe opozita nuk arrijnë të dakordohen për mbajtjen e seancave parlamentare përmes platformës online. Në takimin e sotëm kordinues me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, VMRO-DPMNE ka kundërshtuar me arsyetimin se duhet të respektohet Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, ku sipas nenit 69, Kuvendi punon vetëm me prezencë të të zgjedhurve të popullit. Nga kjo parti vlerësojnë se nëse meren masat mbrojtëse shëndetësore, atëherë mund të mbahen seancat me prani fizike. Antonio Milloshovski “Nëse pushteti e ndryshon Kushtetutën dhe Rregulloren atëherë do të ishte në rregull, por nëse atë e bën në mënyrë të njëanshme, çdo ligj i miratuar…
Sot rreth orës 11 e 40 minuta në Spitalin klinik të Tetovës mjeku kujdestar pranë ambulancës së kirurgjisë për ndihmë mjeksore ka pranuar personin R.A 65 vjeçar nga fshati Bogovinjë njofton Televizioni Koha. Personi në fjalë ka pasur lëndime nga arrmë zjarri ku është konstatuar se ka pasur hyrje-dalje të plumbit në pjesën e kokës edhe përskaj mundimit të mjekëve R.A i është nënshtruar plagëve dhe ka ndërruar jetë. Sipas informatave të Televizionit Koha nga Sektori për Punë të Brendëshme Tetovë dyshohet se rasti në fjalë mund të jetë vetëvrasje./Tv Koha
Qeveria merr vendim: maskat bëhen të obligueshme në ambiente të hapura, transport publik dhe institucione publike. Organi ekzekutiv në mbledhjen e sotme gjithashtu ka vendosur për kufizimin e grumbullimeve pas orës 22, përkatësisht në vende publike dhe parqe ndalohet grumbullimi i më shumë se 4 personave. Masë tjetër e marrë nga Qeveria është gjithashtu kufizimi i grumbullimeve në ahengje familjare, respektivisht nuk lejohet gostia e më shumë se 4 personave të tjerë në një adresë tjetër nga ajo e vendbanimit të personit. Në objektet gastronomike nuk ka kufizime të reja, por rekomandohet respektimi rigoroz i masave mbrojtëse: dezinfektimi i hapësirave,…
Gjykata Civile në Shkup hodhi poshtë paditë e prokurores Vilma Ruskoska kundër Igor Janushev dhe Hristijan Mickoski, pra kundër partisë politike VMRO-DPMNE. Gjykatësi Andrej Dimovski, duke shpallur aktgjykimin, tha se kërkesat nuk u pranua, gjegjësisht në afat brenda tetë ditësh palëve do t’u dorëzohet aktvendimi me shkrim ku e njëjta edhe do të arsyetohet. I autorizuari i prokurores Ruskoska, avokati Pançe Eftimov, pas publikimit të aktvendimit tha se do të presin ta marrin arsyetimin e përpiluar të aktvendimit dhe për të njëjtën do të ankohen. “Sipas mendimit tonë, janë përmbushur të gjitha kushtet për shpifje dhe përgjegjësinë për shpifje, por…
Më datë 12.10.2020 në orën 23.00 në SPB Shkup, nga gjinekologjia “Nënë Tereza” në Çair është denoncuar se tek ata në orën 21.30 pa vetëdije është sjellë A.R (24) nga fshati Studeniçan i Shkupit.“Sipas denoncimit, është bërë tentim për reanimim, por në orën 23.00 është konstatuar vdekja tek A.R. Pas konsultimit me Prokurorin Publik, trupi është dorëzuar në Institutin për Mjekësi Ligjore për obduksion”, thuhet në njoftimin e policisë, përcjell SHENJA.
Nxënësit e Strugës thonë se vendimin për t’i dhënë fund bojkotit e kanë marrë bazuar në situatën epidemiologjike në vend dhe në konsultim me këshillin e nxënësve të shkollave të mesme nga qytetet tjera ku kishte protesta. Sipas tyre, qëllimi është që mos të rrezikohet jeta e askujt. “Sapo të qetësohet situata epidemiologjike, do të bëjmë hapa më të shpejtë për të reaguar për t’u kthyer në bankat e shkollës”, njoftojnë nga Këshilli Organizativ. Ky vendim vjen pas njoftimeve nga drejtoritë e shkollave në Strugë se do të vijojnë sanksione për ata nxënës që nuk do të kthehen në shkollë,…
Edhe përkundër numrit të madh të thirrjeve publike për veprim aktiv në terren dhe në mediat sociale për sanksionimin e gjuhës së urrejtjes, ende ekziston pasivitet dhe mosveprim nga ana e institucioneve përkatëse. Ky konstatim përfshihet në raportin e fundit të Komitetit të Helsinkit, ku thuhet se mosveprimi vërehet sidomos nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Publike, shkruan gazeta KOHA. “Komiteti ka verifikuar gjithsej 90 denoncime për muajin shtator 2020, krahasuar me 45 denoncime për muajin e njëjtë vitin e kaluar. Shumica e rasteve në muajin shtator iu referuan përsëri denoncimeve të gjuhës së urrejtjes bazuar në përkatësinë…
Koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së, Jovan Mitreski sot deklaroi se në takimin koordinativ në Kuvend e ka sqaruar nevojën për ndryshim të Rregullores me qëllim të vendosjes së punës në distancë, ndërsa propozimi i tij ka qenë që kjo të jetë vetëm për deputetët, të cilët kanë vendim për izolim. “Kjo do të thotë se vetëm ata deputetë të cilët janë të sëmurë ose megjithatë gjenden në izolim për shkak të kontaktit me person të sëmurë, pjesëmarrjet në seancat e Kuvendit dhe trupat punues të mund t’i kryejnë onllajn”, tha Mitreski. Ai potencoi se në kohë të sfidave serioze,…
Pas kontrolleve të cilët i ka zbatuar Inspektorati Shtetëror Sanitar gjate vikendit të vazhduar, do të pasojnë 27 kallëzime penale kundër objekteve hotilerike të cilët nuk kanë vepruar në përputhshmëri me protokollet për koronavirus, kanë bërë të ditur nga kabineti i zv/ministrit për luftim të korrupsionit, Lupço Nikollovski, transmeton SHENJA.Gjatë tre ditëve të kaluara, Inspektorati ka kryer 1 336 kontrolle edhe 104 mbikëqyrje.Të shtunën janë vërejtur më tepër parregullsi dhe do të ketë 12 kallëzime penale dhe katër kundërvajtje për lokale të cilët kanë shkelur protokollet shëndetësore.Të dielën dhe të hënën, ka pasur më pak parregullsi dhe bilanci i këtyre…

