Pushteti dhe opozita nuk arrijnë të dakordohen për mbajtjen e seancave parlamentare përmes platformës online. Në takimin e sotëm kordinues me kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi, VMRO-DPMNE ka kundërshtuar me arsyetimin se duhet të respektohet Kushtetuta dhe Rregullorja e Kuvendit, ku sipas nenit 69, Kuvendi punon vetëm me prezencë të të zgjedhurve të popullit. Nga kjo parti vlerësojnë se nëse meren masat mbrojtëse shëndetësore, atëherë mund të mbahen seancat me prani fizike.
Antonio Milloshovski
“Nëse pushteti e ndryshon Kushtetutën dhe Rregulloren atëherë do të ishte në rregull, por nëse atë e bën në mënyrë të njëanshme, çdo ligj i miratuar në seancë elektronike do të paraqiste rrezik për sigurinë juridike sepse ligjet e miratuara në atë mënyrë, në kundërshtim me Kushtetutën, gjeqësisht nenin 69 mund të bien në Gjykatën Kushtetutese. Kjo është shumica më e ngushtë parlamentare nga ekzistimi i Kuvendit. Nëse ju mungojnë deputetë atëherë shumica le të gjejë mënyrë si me pajtimin e grupeve të tjera parlamentare t’i votojnë ligjet. Por në përgjithësi, norma kushtetuese e obligon prezencën”
Nga ana tjetër, nga LSDM thonë se duhet patjetër të gjindet mënyrë se si do të votojnë deputetët të cilët kanë rezultuar pozitiv në testin e KOVID19. Kordinatori i kësaj partie, Jovan Mitrevski, ka thënë se do t’i jepet edhe pak kohë opozitës për të menduar.
Jovan Mitrevski
“Në kordinimin e sotëm e sqaruam nevojën për punë elektronike vetëm të deputetëve që kanë vendim për izolim për shkak të korona virusit. Ka punë të rëndësishme, ligje për institucionet. Propozimi jonë është që vetëm ata deputetë të cilët janë në izolim me vendim të marrin pjesë në punën e Kuvendit. Puna e këtillë e deputetëve do të mundësohej me ndryshime në Rregulloren e Kuvendit. Por ne duam që ato të sillen me konsenzus”
Paraprakisht edhe kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kishte thënë se nuk mund të realizohet kjo mënyrë e punës për momentin. Ditë më parë, Xhaferi njoftoi se mjetet e parapara për digjitalizimt ë Kuvendit ishin rialukuar dhe se sistemi online mund të të mendohet vetëm nga viti i ardhshëm.




