Gjykata Civile në Shkup hodhi poshtë paditë e prokurores Vilma Ruskoska kundër Igor Janushev dhe Hristijan Mickoski, pra kundër partisë politike VMRO-DPMNE. Gjykatësi Andrej Dimovski, duke shpallur aktgjykimin, tha se kërkesat nuk u pranua, gjegjësisht në afat brenda tetë ditësh palëve do t’u dorëzohet aktvendimi me shkrim ku e njëjta edhe do të arsyetohet.
I autorizuari i prokurores Ruskoska, avokati Pançe Eftimov, pas publikimit të aktvendimit tha se do të presin ta marrin arsyetimin e përpiluar të aktvendimit dhe për të njëjtën do të ankohen.
“Sipas mendimit tonë, janë përmbushur të gjitha kushtet për shpifje dhe përgjegjësinë për shpifje, por ne do të shohim se si gjykoi gjykata dhe cili ishte qëllimi. Nëse përdorim gjuhën e VMRO-DPMNE, kritikat dhe sarkazmat publike tregojnë se ‘gjykatësi Svarovski’ i zgjedhur nga tefteri ende nuk mund të gjykojë kundër atyre që e zgjodhën dhe ende e mbajnë atë për veshë”, tha avokati Eftimov.
Padia për shpifje e ngritur nga prokurorja Vilma Ruskoska lindi nga fushata e fundit zgjedhore të koalicionit “Për ripërtëritjen e Maqedonisë”, e udhëhequr nga VMRO-DPMNE, ku tregohet në dy reklama “Historia kriminale” dhe “Selia e gënjeshtrave” në kontekst negativ.
Lartësia e dëmit të cilin e kërkoi Vilma Ruskoska, në këtë rast arrinte 615 mijë denarë.




