Mos hapja e kufirit me Kosovën ka shkaktuar shumë efekte negative. Kështu vlerëson kryetari i Hanit të Elezit Rufki Suma. I pranishëm në Tv Shenja, në emisionin “Paradite me ne” Suma vlerësoi se kufiri Kosovë – Maqedoni e Veriut nuk do duhej të ishte i mbyllur, përshkak se virusi është prezent gjithkund, mirëpo siç thotë me qenë se bizneset kanë funksionuar si duhet dhe shteti i Maqedonisë së Veriut nuk ka pasur interes që ta hapë kufirin.
Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit
“Bizneset ose mallërat nga Maqedonia janë fut në Kosovë dhe po besoj se pikërisht përshkak se janë futur mallërat e Maqedonisë janë futur në Kosovë, shteti i Maqedonisë nuk ka qenë shum i interesuar që t’i hapë kufijtë sepse, biznesi vetëm i ka ecë…Kemi pasë edhe probleme të shumta kur dihet që qytetarët e tonë pos lidhjeve farefisnore, kanë pasë nevoj edhe t’i shfrytëzojnë spitalet, dmth shumë prej Kosove, vjnë në spitalet e Maqedonisë, për sëmundje të ndryshme që nuk operohen ndoshta atje”.
Suma theksoi se këta dy vende kanë shumë lidhje farefisnore dhe mbyllje e kufijve ka bërë që të shtoheshin kalimet ilegale nga ana e qytetarëve dhe në situta të tilla shteti nuk ka as stabilitet dhe as siguri.
Rufki Suma, kryetar i Hanit të Elezit
“Mos hapja e kufijve mund të pengoj sigurinë e qyetatrëve. Lejon ndoshta edhe kontrabandën, se kur mbyllen kufijtë, qytetarët mendojnë të bëjnë ndonjë zgjidhje, dmth me kalu kufirin. Me siguri se edhe kalimet ilegale mund të shtohen, që kur kemi kalime ilegale, nuk kemi stabilitet dhe siguri në një vend ose në vendin tjetër”.
Përndryshe, kufiri me Kosovën u hap dje. Ndërkaq, çështja e kufijve me rajonin ka qenë temë diskutimi edhe në seancën e sotme të Qeverisë.




