Author: Hamdi Kumanova

Mot jostabil me periudha të diellit, shi i rrëmbyeshëm dhe bubullima, do të vazhdojë deri në fund të javës, informon drejtoria për punë hidrometeorologjike. Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe më i ngrohtë me kushte për paraqitjen e jostabilitetit të izoluar kryesisht në pjesët malore. Gjatë fundjavës në disa vende moti do të jetë jostabil me shi të rrëmbyeshëm dhe bubullima. Temperatura minimale do të ulet deri në 11 gradë, ndërsa ajo maksimalja do të arrijë deri në 36 gradë Celsius.

Lexo më Shumë

Një banore 47-vjeçare e Tetovës, mbrëmë rreth orës 21:30 ka denoncuar në polici, se disa persona të armatosur kishin kryer sulm dhe vjedhje në shtëpinë e saj. “Në SPB Tetovë është denoncuar se disa persona të panjohur me sulm fizik ndaj gruas 47-vjeçare nga Tetova dhe me kërcënim me armë kanë hyrë në shtëpinë e saj në rr. “Marshall Tito”, ku ishte me të bijën. Ata morën para, një telefon dhe stoli ari. Po merren masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë dhe dokumentimin e rastit”, kumtoi SPB Tetovë. Pas konsultimit me Prokurorin publik, një ekip nga SPB Tetovë ka…

Lexo më Shumë

Prej disa ditësh apelojmë dhe flasim për një temë, dhe ky është financimi i partive politike gjatë fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Dhe të njëjtat ato ditë LSDM-ja dhe Koalicioni “Mundemi” i injorojnë tekstualisht këto konferenca për shtyp, këtë temë sepse ekziston dyshimi se gjithçka që themi është e vërtetë. Sot kemi paraqitur ankesë në Komisionin e Antikorrupsionit, për të hapur çështje, për të hetuar se në çfarë mënyre dhe si është financuar LSDM-ja në fushatën për zgjedhjet e parakohshme parlamentare, ku nuk kanë paraqitur raport për mbi 700.000 euro të shpenzuara. Një sasi që është mjaft e madhe.…

Lexo më Shumë

Nisma qytetare “Në biçikletë” para zgjedhjeve parlamentare nisi peticionin #MojataCrvenaVeloLinija (#LinjaImeKuqePërBiçikletë) me të cilën politikanëve (deputetëve dhe anëtarëve të ekzekutivit) iu vendosën 10 kërkesa konkrete për të përmirësuar trafikun me biçikleta në vend. Midis tyre, lartë në vendin e katërt është kërkesa që Hekurudhat e Maqedonisë të mundësojnë transportimin e biçikletave në trena gjithandej në vend. Online peticionin deri më tani e kanë nënshkruar mbi 1.600 njerëz, ndërsa nga “Në Rrota” theksojnë se do të përpiqen që “programi” i tyre me 10 kërkesa mbetet aktual derisa këto kërkesa të plotësohen nga politikanët. “Si shtet që aspiron të bëhet anëtar i…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Brendshme informon se ka vazhduar me aktivitetet për zbatimin e masave për mbrojtje nga coronavirusi. Nga kjo ministri thonë se në 24 orët e fundit (09/10.08.2020) janë regjistruar 466 shkelje në lidhje me masën për mbajtjen e maskës. MPB apelon tek qytetarët që t’i respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga Qeveria, për parandalimin e COVID-19.

Lexo më Shumë

A mund ta krahasojmë Dimitar Apasiev me Fidel Castro? Ai sot përmes një postim të ri në rrjetin social Facebook, në të cilin shpreh pozicionin e revolucionarit të ndjerë kuban, shkruan se ai dhe partia e tij nuk do të bëjnë koalicion me asnjë parti që kanë njolla në punën e tyre, sepse kjo e rënon ideologjinë që ata përfaqësojnë, përcjell in7. A do të thotë kjo që Apasiev njofton se nuk do të hyjë në koalicion me asnjë prej partive që janë duke negociuar për të formuar një qeveri, dhe se a do të funksionojnë si opozëtë dy deputetët,…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka njoftuar se emblema e uniformave policore do të jenë edhe në shqip, kjo pasi ka nënshkruar aktet normative. “Nënshkruam aktet normative për emblemat e uniformave të policisë edhe në shqip (Policia e trafikut, Policia kufitare, Njësiti i helikopterëve për detyra policore, Njësiti për detyra të posaçme,… )!”, njoftoi Nuhiu.

Lexo më Shumë

Vazhdojnë bisedimet mes partive politike për të formuar shumicë të re parlamentare, pa ndonjë konfirmim zyrtar të një marrëveshjeje të mundshme. Kjo duhet të bëhet jo më vonë se të premten, kur skadon afati dhjetë ditor, pas së cilës presidenti duhet ta ndajë mandatin për të formuar qeveri. Fundjavën e kaluar, informacioni dhe mesazhet për bisedimet u dërguan kryesisht përmes njoftimeve nga LSDM dhe VMRO-DPMNE, të dyja palët, që janë në garë për një Kabinet të ri qeveritar. Organizata e punëdhënësve, ndërkohë, ka bërë thirrje për formimin e menjëhershëm të një qeverie për të marrë masa të reja për të…

Lexo më Shumë

LSDM-ja vazhdon bisedimet serioze për formimin e shumicës së qëndrueshme parlamentare dhe koalicionit qeveritar me mandat të plotë katërvjeçar, të qëndrueshëm, kumtuan nga partia. Qeveria e re, thonë ata, do të punojë për të forcuar standardin ekonomik, për të pastruar gjyqësorin dhe për të siguruar shtet të fortë ligjor dhe sundimin e ligjit. “Shumica e re parlamentare do të sigurojë qeveri të qëndrueshme që ecën përpara në rrugën evropiane, qeveri të përkushtuar për ekonominë, drejtësinë dhe luftën kundër Kovid-19. Qeveri që hap negociatat e anëtarësimit me Bashkimin Evropian dhe qeveri që me secilin kapitull të ri të hapjes së negociatave…

Lexo më Shumë

Bashkimi Demokratik për Integrim përmes një komunikate ka njoftuar opinionin për thirrjen publike për një takim mes liderëve të partive politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. “Në emër të Kryetarit të Bashkimit Demokratik për Integrim, z. Ali Ahmeti, pas zgjedhjeve të parakohëshme parlamentare më 15 korrik 2020, kemi nderin t’ju ftojmë në takim të përbashkët të tryezës së partive parlamentare shqiptare”, thuhet në kumtesën e BDI-së. Në takim janë të ftuar kreu i Alternativës, Afrim Gashi, ai i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela, si dhe kreu i Lëvizjes Besa, Bilall Kasami dhe kreu i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi. Në…

Lexo më Shumë

Komisioni për sëmundje infektive së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mbajnë sot mbledhje në të cilën pritet të finalizohen protokollet për realizimin e mësimit nga 1 shtatori. Epidemiologu Aleksandar Stojanov, anëtar i Komisionit dhe drejtor i Qendrës për shëndet publik Shkup, konfirmoi për MIA-n se aktualisht kanë takim në protokollet për të cilat edhe më parë kanë pasur takime këshilluese me grupin punues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për të përcaktuar detajet. Komisioni për sëmundje infektive së bashku me përfaqësues të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës mbajnë sot mbledhje në të cilën pritet të finalizohen…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë nuk ka nevojë edhe për një qeveri tjetër si ajo e fundit për të varfëruar qytetarët. Republikës së Maqedonisë i duhet e ardhme e sigurt, dhe kjo do të mundësohet nga qeveria e udhëhequr nga VMRO-DPMNE-ja, reaguan nga kjo parti ndaj kumtesës së LSDM-së se ata po zhvillojnë bisedime serioze për të siguruar shumicë të qëndrueshme parlamentare dhe qeveri të re. “LSDM-ja në mandatin e saj siguroi vetëm varfëri të sigurt. Mbi 700.000 qytetarë janë në prag të ekzistencës. Qytetarët nuk kanë para në kohë krize, dhe LSDM-ja është e angazhuar për të rritur faturat e energjisë…

Lexo më Shumë