Qeveria synon ta privatizojë “Postën e Maqedonisë”. Në seancën e fundit, zv. kryeministri për çështje ekonomike, ministri i ekonomisë dhe drejtori i “Postës” janë angazhuar që së bashku të përgatisin studim fizibiliti për procedurën e privatizimit të kompanisë. Janë ofruar dy opsione: partneritet publiko-privat ose privatizimi i plotë. Kryeministri Zaev tha se vendet me të cilat konkurron Maqedonia kanë postë kryesisht private kurse qëllimi është që qytetarët të kenë shërbime më të mira postare. Në të njëjtën kohë “Posta e Maqedonisë” kërkon bankë që duhet të bashkëpunojë me ta pas falimentimit të bankës “Eurostandard”. Deri më tani, tetë banka janë të interesuara që të bëjnë qarkullimin pagesor të postës shtetërore.
Data 17.11.2026
Aktuale
- Ura e Krimesë mbyllet sërish, autoritetet e instaluara nga Moska thonë se u godit për të dytën ditë
- Pavarësia në horizont: Thaçi rikthen kujtimet e fitores së 2007-ës
- 35 vjet nga Kushtetuta e Maqedonisë: U miratua pa votat e deputetëve shqiptarë, të cilët kërkonin barazi kushtetuese
- 30 ditë paraburgim për 31-vjeçarin që dyshohet se rrahu dhe mbylli me forcë partneren në Ohër
- Tragjedia e dy të rinjve nga Rahoveci: Smajl Latifi shpreh ngushëllimet e tij
- Shkup: Ndërprerje të energjisë elektrike dhe ujit në disa zona
- Mbi 100 vjet për t’u barazuar, pensionet në Shqipëri sa 19% e nivelit të BE-së sipas fuqisë blerëse
- Vance: SHBA nuk do të përfshihet në një luftë shumëvjeçare me Iranin, nuk do të zgjasë as dy vjet



