Zoran Zaev dhe LSDM përmes energjisë elektrike të shtrenjtuar, të cilën do ta paguajnë qytetarët, mbledhin para të freskëta, të cilat më vonë përmes tenderëve duhet t’i marrin kompani të afërta me pushtetin dhe Zaevët. Kështu qëndron në komunikatën e VMRO-DPMNE-së, ku shtohet se derisa qytetarët paguajnë faturat më të shtrenjta të energjisë elektrike, firmat e Zaevit shënojnë profite. “Në vend që të punësojë ushtarë të partisë dhe të bëjë ryshfete të drejtpërdrejta para zgjedhjeve, LSDM përmes ELEM mund të ndikonte në çmimin e energjisë elektrike, e cila po zvogëlohet kudo në rajon dhe Evropë në një periudhë të pandemisë,…
Author: Hamdi Kumanova
Rrjedhin afatet për formimin e shumicës së re parlamentare dhe Qeverisë së re, për shkak të së cilës negociatat midis partive politike që fituan vende parlamentare po zhvillohen me një ritëm të përshpejtuar. Të gjithë pohojnë se bisedojnë, por deri më tani askush nuk ka dhënë detaje rreth rrjedhës së negociatave dhe nëse ka ndonjë progres. LSDM dje përsëriti se po zhvillon negociata serioze për formimin e Qeverisë me mandat të plotë katër vjeçar, e cila, siç theksoi, duhet të sigurojë pastrimin e gjyqësorit dhe verifikimin e origjinës së parave dhe pronave të secilit zyrtar. Qeveria e re, thonë nga…
Respektimi i masave për mbrojtje nga koronav*irusi i ri, që shkakton sëmu*ndjen COVID-19 dhe jo rikthimi i masave kuf*izuese, është mënyra e vetme për përballje me pan*deminë por edhe normalizimin e sistemit shëndetësor thonë specialistët e fushës së mjekësisë si dhe ekspertë të sferave tjera duke folur për rritjen e inf*ektimeve dhe debatet nëse do të ketë ose jo rikthim të masave kufi*zuese. Sipas mjekut mikrobiolog, Nikolla Panovski, sistemi shëndetësor duhet të normalizohet dhe të nisin të trajtohen edhe sëmu*ndjet tjera pasi aktualisht e gjithë vëmendja është përqendruar te COVID-19. “Masat janë ekzagjeruar deri në atë pikë sa njerëzit kanë…
Në një automjet mallrash mbrëmë rreth orës 21:30 policia nga Sektori për Punë të Brendshme – Shtip ka gjetur 94 emigrantë, transmeton tv21. “Më 08.08.2020 rreth orës 21:30, në rrugën rajonale Radovish-Shtip në kryqëzimin për në Negotinë gjatë kontrollit të trafikut nga punonjësit e policisë nga SPB-Shtip iu dha shenjë për të ndaluar një automjet mallrash “Volvo” me targa të Shkupit drejtuar nga një person i panjohur dhe i cili shoqërohej nga një person tjetër. Shoferi ndaloi automjetin, pas së cilës ai dhe bashkëshoqëruesi menjëherë u larguan në drejtim të panjohur. Me autorizimin e Prokurorit Publik vendi i ngjarjes u…
(Shënime për romanin “Kafka në breg” të Haruki Murakamit) AGIM BAÇI/ Frika nga humbja, frika nga mungesa e komunikimit, frikë nga mosgjetja e asaj që duam… të gjitha këto frikëra mund të na mundin, nëse ne nuk arrijmë të zgjohemi e të marrim udhën e duhur. Këto frikëra mund të jenë profecia jonë e humbjes, nëse i dorëzohemi vetëm të tashmes pa kushte, nëse i jepemi një mendimi që na e ngulisin të tjerët në kokë, pa provuar vetë nëse ja arrijmë t’ia dalim në jetë. HarukiMurakami sjell te lexuesi pesëmbëdhjetëvjeçarin e vetëquajtur Kafka Tamura, i cili braktis të atin, një…
Shkruan Agron Shaqiri Me paraqitjen e krizës u paraqitën edhe dilemat se si duhet zgjidhur ajo. Negociatave finale në Ohër i paraprinë bisedimet politike disamujore në mbajtura në Shkup, të cilat i udhëhiqte Kryetari i atëhershëm i Repulbikës së Maqedonisë, Boris Trajkovski, ku merrnin pjesë përfaqësues të partive politike shqiptare dhe maqedonase. Ky dialog politik (mars-qershor), linte përshtypjen e një dialogu joformal, i cili nuk synonte ndërprejen e konfliktik, por më tepër i ngjante stilit të taktizimeve, e që ishin të mvarura pak a shumë nga ngjarjet në terren, andaj edhe nuk dukej serioz dhe nuk jepte përshtypjen se mund…
Agjencitë e licencuara të turistike që duan të punojnë me vauçerët e turizmit, deri nesër, 10 gusht, mund të regjistrohen gjithashtu në platformën “Doma si e doma”. Në këtë mënyrë, qytetarët që kanë marrë vauçer turizmi, përveç lehtësirave të akomodimit, do të jenë në gjendje të përdorin edhe vauçer përmes agjencive të udhëtimit që do të regjistrohen në platformë. Për t’u kualifikuar për qasje në platformë, agjencitë turistike duhet të kenë licencë të vlefshme pune të lëshuar nga Ministria e Ekonomisë dhe ta bashkëngjisin atë në platformë. Agjencitë që janë regjistruar më parë në platformën “Doma si e dom”, dhe…
Biznesmeni dhe politikani nga Maqedonia Veriore, Ljupco Palevski ka komentuar futjen e xhandarmërisë serbe në territorin e Republikës së Kosovës. Me këtë veprim, ai thotë se po përgatitet diçka. “Balanci etnik, po nxehet dhe kjo është mirë…!”, – ka deklaruar ai. Ndryshe, Palevski njihet si politikan kontraverz në Maqedoninë Veriore. Ai ishte arrestuar vitin e kaluar në Beograd, para se të nisej për në Moskë. Palevksi kishte transmetuar një bisedë telefonike të regjistruar në mënyrë të paligjshme midis Ministrit të Brendshëm, Oliver Spasovski nga LSDM-ja dhe ish-ministres së Brendshme, Gordana Jankuloska nga VMRO-DPMNE.
Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe përmes rrjetit social Facebook u bënë thirrje qytetarëve që të mbajnë maska. “Maska duhet të bëhet jeta jonë e përditshme. Ata janë provuar të na mbrojnë dhe të tjerët përreth nesh. Kur dy persona veshin maska në mënyrë korrekte, probabiliteti i infektimit me njëri-tjetrin është 1.5%”, shkruan, Venko Filipçe. Ai bëri thirrje që të mbahet maska mbrojtëse, të ruhet distanca dhe mos të mblidhen në grupe. Filipçe më herët deklaroi se forcimi i kapaciteteve spitalore, për testim të shpejtë, rritja e kuadrit mjekësorë janë disa nga hapat që Ministria e Shëndetësisë do t’i ndërmerr në…
Padia penale e ngritur ndaj të parit të komunës të Bogovinës, Albon Xhemaili, ende nuk ka arritur zyrtarisht në duart e tij. Për shkak të ngjarjeve në Siniçan, ku qytetarët po pengoheshin nga forcat policore për të zhvilluar punimet për sigurim të ujit të pijshëm, MPB ngriti kallëzim penal ndaj tij, për sipas tyre, “punë të pandërgjegjshme”. Xhemaili për Televizionin Shenja thotë se padinë ende nuk e ka marrë, mirëpo është në dijeni se një procedurë e tillë veçmë ka nisur. ALBON XHEMAILI, KRYTAR I BOGOVINËS “Në fakt për padinë, unë e mora vesh nëpërmjet mediave, sot e kësaj ditë…
Tashmë prej 3 ditësh LSDM thotë se ka siguruar shumicë parlamentare. Të dalë të thotë se me kë e ka bërë atë shumicë, kush janë deputetet, në të kundërtën gjithë këtë do ta quajmë manipulim nga LSDM drejtë qytetarëve”. Kështu porosit zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së Dimçe Arsovski. Ai thotë se Qeveria e dakorduar në takimin e djeshëm mes sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së Ljupco Nikolovskit dhe Artan Grubit nga BDI, ka zgjatur vetëm disa orë, pasi vetë LSDM e ka dematuar një gjë të tillë. Dimçe Arsovski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së “Ajo Qeveri e dakorduar ka zgjatur disa orë sepse menjëherë pas…
Flora Gashi 21 vjeçe, është një nga 3 pacientet me Fibrozë Cistike e shtrirë në Qendrën Klinike në Shkup, informon GAZETA.MK Flora ka pesë vite që lufton me këtë sëmundje të rrallë dhe shteti në këtë drejtim nuk e ndihmon, nuk ia siguron ilaçin adekuat. Vajza 21 vjeçe Flora Gashi për momentin jeton me vetëm 19% frymëmarrje. Sipas informatave ka disa medikamente të cilat mund ta kurojnë këtë sëmundje, e të cilat fatkeqësisht nuk gjenden në Maqedoninë e Veriut, por mund të gjenden në vendet e Evropës. Emri i medikamentit që i nevojitet Flora Gashit është Kalydeco Ivacaftor. Në pamundësi për…

