Author: Hamdi Kumanova

Lideri i Aleancës për Shqiptarët, Zijadin Sela dhe ai i Alternativës, Afrim Gashi, i janë përgjigjur zyrtarisht kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti lidhur me ftesën për takim. Ja përgjigja e tyre e plotë: I nderuari Kryetar i Bashkimit Demokratik për Integrim, Pas ftesës së pranuar nga ju për një takim të Tryezës së Partive Parlamentare Shqiptare, dëshirojmë t’ju përgjigjemi se koalicioni Aleanca për Shqiptarët & Alternativa parimisht është dakord për një takim të tillë. Ne mendojmë se mekanizmi politik i Tryezës është një instrument i rëndësishëm politik për koordinimin e qëndrimeve të partive parlamentare shqiptare dhe, si i tillë, mendojmë…

Lexo më Shumë

AGIM BAÇI  Kur themi “patriotike”, direkt na vete mendja për atë qëndrim që shumë nga bashkëqytetarët tanë, por edhe njerëz të ndryshëm në botë, e marrin për atë çast kur duan të mbrojnë atdheun përpara një të huaji apo, qoftë, edhe përpara një kundërshtari të tyrin politik. Është ai lloj qëndrimi ku mjaft prej debatuesve nisin të ngrenë zërin apo të shtojnë të folurit me gjeste për të mbrojtur disa nga ata që kanë lënë gjurmë në themelimin apo luftërat e ndryshme të kombit apo kur diskutohet lidhur me ndjesitë e fqinjëve ndaj nesh. Në fakt, me këtë “ide patriotike”…

Lexo më Shumë

Kaluan disa ditë, ndërsa katër kryetarëve të partive shqiptare ende pa përgjigje rreth ftesës së kreut të BDI-së, Ali Ahmeti, për tryezën e përbashkët. Nga BDI njoftuan se ftesën ua kanë nisur më 7 gusht, ndërsa dje integristët këtë e bënë të ditur edhe për opinionin publik. Takimi është thirrur për të enjten, më datë 13, e megjithatë ende janë në pritje të përgjigjeve që do të japin kreu i ASH-së Ziadin Sela, ai i Alernativës Afrim Gashi, i Lëvizjes Besa Bilall Kasami e kreu i PDSH-së Menduh Thaçi. Kryetarët vazhdojnë të heshtin. Sipas TV21, i cili edhe kishte kërkuar…

Lexo më Shumë

Të gjithë udhëtarët e linjës Shkup-Turku janë vendosur në karantinë Të gjithë udhëtarët të cilët dje me aeroplanin e Vizerit nga Shkupi kanë arrit në qytetin Turku të Finlandës janë vendosur në karantinë dhe do të testohen për Kovid-19. Riita Liuksa, drejtore e Departamentit për mbrojtje civile të Turkut ka deklaruar se udhëtarët që jetojnë në Finlandë do të shkojnë në karantinë shtëpiake, ndërsa për të tjerët karantinë sigurojnë autoritetet lokale. Ende nuk ka informacione se sa nga rreth 130 udhëtarët që arritën nga Shkupi janë finlandez dhe sa të huaj. Udhëtarëve nuk u është lejuar të shfrytëzojnë transport publik…

Lexo më Shumë

Ministri në detyrë i Arsimit, Arbër Ademi vlerëson se viti i ri shkollor duhet të fillojë me praninë fizike të nxënësve nëpër shkolla, në varësi të gjendjes epidemiologjike në vend. Ai në një deklaratë për Alsat-M theksoi se modelet e përpiluara tashmë nga Ministria e Arsimit do të shqyrtohen edhe një herë në takimin e radhës të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse. “Nuk ka ekzistuar dhe nuk ekziston ambicie që nëpërmjet mësimit online të zëvendësojmë mënyrën tradicionale të realizimit të procesit arsimor për arsye se një gjë e tillë është e paarritshme”, theksoi Ademi. Plani i Ministrisë së Arsimit për realizimin…

Lexo më Shumë

Një muaj në Maqedoni do të qëndrojnë 170 ushtarë nga ShBA dhe 10 nga Polonia Në periudhën nga 19 gusht deri më 25 shtator, 170 ushtarë amerikanë dhe 10 ushtarë polakë do të jenë të pranishëm në Maqedoni, të cilët do të kryejnë stërvitje dhe trajnime të ushtarëve të Maqedonisë, informojnë nga Qeveria e Maqedonisë së Veriut. “Sot, Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut shqyrtoi dhe pranoi informacionin, dhe në bazë të saj, miratoi vendimin për hyrjen dhe qëndrimin e forcave të armatosura të huaja në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut me qëllim të kryerjes së veprimtarisë…

Lexo më Shumë

Qeveria sot në seancën e 80-të të saj e ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën me Planin për mbajtjen e mësimit në shkolla në vitin shkollor 2020/21 të Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës (MASH) dhe ka sjell konkluzë ajo të shpërndahet me Komisionin për sëmundje infektive. “Pastaj në bazë të mendimit të Komisionit do të sillet vendim për modelin e organizimit dhe zbatimit të procesit mësimor në shkollat fillore dhe të mesme”, ka njoftuar Pres shërbimi qeveritar.

Lexo më Shumë

Katër partitë politike shqiptare ende janë duke shoshitur ftesën e kryetarit të BDI-së Ali Ahmeti për tryezë të përbashkët më 13 gusht, ditën e shënimit të përvjetorit të Marrëveshjes së Ohrit. Brenda Aleancës për Shqiptarët dhe Alternativës janë zhvilluar konsultime dhe kryetarët e partive sot ose nesër pritet të njoftojnë opinionin për vendimin e marrë. “Ka pasur konsultime brenda partisë, vendimin përfundimtarë do ta thonë dy kryetarët e partive. Me marrjen e vendimit, sot apo nesër do të njoftohet opinioni i gjerë”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. “Jemi mbledhur kryesitë e dy partive dhe kemi autorizuar kryetarët që të marrin…

Lexo më Shumë

Në Greqi nuk ka ndryshime, e as ekziston vendim i ri që ka të bëjë me kufijtë tokësorë dhe tani për tani, mbetet në fuqi ndalesa e cila vlen për shtetas të vendeve të treta dhe kufizim të përkohshëm të të gjitha lidhjeve ajrore, hekurudhore dhe tokësore me vendet fqinje, informon korrespondentja e MIA-s nga Athina. Zëdhënësja alternative e Qeverisë greke Aristotelia Peloni, duke i bërë të ditura dje masat e reja, shtesë për parandalim të përhapjes së virusit korona në vend, mes tjerash, siç tashmë publikoi MIA dje, paralajmëroi edhe test negativ PCR nga 17 gushti për hyrje përmes…

Lexo më Shumë

“Mendojmë se është e qartë, mandatar është Zoran Zaevi” kështu janë përgjigjur nga LSDM në pyetjen e disa hershme të gazetarëve se a do të pranojë LSDM kushtin e BDI-së për kryeministër shqiptar. U pyetën edhe për informacionet se a kanë pranuar që një vit kryeministër të jetë kandidati shqiptar, Naser Zyberi dhe tre vite Zaev, nga atje me përgjigje: “Në interes të negociatave që janë në rrjedhë, në interes të konsultimeve dhe në interes të sigurimit të shumicës parlamentare, i cili do të sigurojë mandat të plotë katërvjeçar, nuk mund që në këtë fazë të bisedimeve të kumtojmë detaje”,…

Lexo më Shumë

Protestat kundër hapjes së minierës së bakrit dhe arit afër fshatrave, në rrethin e Strumicës, Ilovica dhe Shtuka nuk do të ndalen derisa Gjykata e Lartë Administrative të marrë vendim përfundimtar, ka njoftuar shoqata “Lugina e shëndoshë”. Pasi edhe shteti edhe kompania kanadeze “Euromaks” e apeluan vendimin e Gjykatës administrative muajin e kaluar, me të cilin e anuloi vendimin e Komisionit shtetëror të shkallës së dytë për konteste administrative, për të ndërprerë marrëveshjen për koncesion me Euromax lënda u transferua në Gjykatën e Lartë Administrative. Ajo është shkalla e fundit që duhet të vendosë nëse do të marrë vendimin e…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e Maqedonisë së Veriut Venko Filipçe ka thënë se qëndrim i Komisionit për Sëmundje Infektive është që vetëm nxënësit e klasës së parë të shkojnë në shkollë, kurse tjerët të mësojnë on line, raporton Gazeta Lajm. Filipçe tha se ekziston frikë se prezenca fizike e nxenesve të klasave tjera në shkollë mund të sjellë valë të re të Koronavirusit.

Lexo më Shumë