Author: Hamdi Kumanova

Aksionari kryesor i “Eurostandard bankës”, Trifun Kostovski, lidhur me falimentimin e bankës, në konferencën e sotme për shtyp theksoi se drejtësinë për rasti do ta kërkojë jashtë vendit, duke cekur se për atë ka të drejtë legjitime, sepse objektivisht bëhet fjalë për investim të huaj. “Unë drejtësinë do ta kërkoj jashtë Republikës së Maqedonisë, sepse objektivisht ky është investim i huaj dhe i kemi të gjitha të drejtat legjitime për ta zhvilluar këtë proces gjyqësor në gjykatë ndërkombëtare”, theksoiKostovski. Ai shprehu keqardhje për ngjarjet, posaçërisht për klientët e bankës dhe tha se fajin e aksionarëve e locon në zgjedhjen e…

Lexo më Shumë

Cilido model që të zgjidhet për mësimdhënie në kushte të “korona-pandemisë”, është e nevojshme të sigurojë një arsim cilësor, vlerësojnë ekspertët. Sugjerimi i fundit është që nxënësit deri në klasën e tretë të shkojnë në shkollë, si dhe nxënësit nga klasat me numër të vogël nxënësish, ndërsa të gjithë të tjerët të ndjekin mësimet në internet. Kjo do të ishte e suksesshme nëse nxënësve dhe mësuesve iu sigurohen kushtet e nevojshme, të tilla si Interneti, mjetet digjitale dhe trajnimet e duhura, vlerëson komunikologu Bojan Kordallov. “Unë besoj se kemi nevojë për një arsim cilësor. Nëse do të jetë në bankat…

Lexo më Shumë

Braktisja e Tryezës së përbashkët të partive parlamentare shqiptare dhe vajtjeardhjet në selitë e partive maqedonase nga ana e partive që humbën zgjedhjet e 15 korrikut është vazhdimësi e përcarjes së shqiptarëve, defokusim nga humbja dhe rrënim i pozitave negociuese të fituesit shqiptar të zgjedhjeve parlamentare. Që nga përfundimi i procesit zgjedhor, këto parti kanë ndryshuar disa herë qëndrimet e tyre në përpjekje për të shmangur përgjegjësinë në kuadër të subjekteve të tyre për humbjen e rradhës. Dështimin e tyre partiak përpiqen që ta shëndërojnë në dështim të të gjithë shqiptarëve duke qëndruar në koridoret e partive maqedonase me të…

Lexo më Shumë

Të nderuar qytetar të Komunës së Haraçinës, edhe për skaj thirrjeve të shumta nga ana e jonë për pagesë të shfrytëzimit të ujit të cilat i kemi adresuar deri te të gjithë ju të cilët e keni shfrytezuar dhe jeni furnizuar me ujë, një gjë e tillë nuk ka ndodhur andaj ju informojm se për shkak të mos shlyerjes së borxheve dhe pagesës së faturave të energjinsë elektrike të pompave të ujit nga të cilat furnizohet me ujë Haraçina. Sot nga ana e kompanisë EVN-ë nëpërmjet përmbaruesëve është bllokuar llogaria bankare e komunës sonë. Po ashtu ua bëjmë me dije…

Lexo më Shumë

Qyteti i Shkupit i përkujton qytetarët se vijon thirrja publike për dhënien e subvencioneve për amvisëritë dhe subjektet e tjera për pastrimin e oxhaqeve, si një nga masat për të zvogëluar pasojat e ndotjes së ajrit. Këtë vit Qyteti i Shkupit ka parashikuar dy milion denarë për këtë masë, ose gjithsej mjete për ndarjen e rreth 1660 subvencioneve. “Me këtë masë, Qyteti i Shkupit do të kompensojë një pjesë të shpenzimeve të familjeve dhe subjekteve të tjera për pastrimin e oxhaqeve, në vlerë neto deri në 1.200 denarë, ndërsa për subvencione mund të paraqesin kërkesë personat fizikë dhe juridikë, vendbanimi…

Lexo më Shumë

Buletini javor i Qendrës për shëndet publik në Ohër, që i përfshin komunat Ohër, Debërc, Strugë, Vevçan, Dibër dhe Qendër Zhupë tregon se në periudhën nga data 8 deri më 14 gusht në laboratori është diagnostifikuar prania e Kovid-19 te 15 persona nga Ohri, 31 persona nga Struga dhe 13 nga Dibra. Në Ohër ka 78 raste aktive të koronavirusit, në Strugë 169 ndërsa në Dibër 65. Në këtë periudhë janë shëruar 18 persona nga Ohri, 51 nga Struga dhe 68 nga Dibra. Javën e kaluar janë regjistruar dy raste të vdekjes lidhur me Kovid-19, nga një viktimë në Ohër…

Lexo më Shumë

MPB-ja raportoi se dje ka kapur dy automjete, ku në njërin ishin 43 migrantë, ndërsa në tjetrin 12, transmeton Portalb.mk. Automjeti i parë ishte “Mercedes” ku shofer ishte 28 vjeçari M.J. nga Shtipi. Ky i fundit përkundër përpjekjes për të ikur, u arrestua nga policia. “Gjatë kontrollit të automjetit, janë gjetur 43 migrantë, duke përfshirë edhe fëmijë nga Siria, Pakistani dhe Afganistani”, raportojnë nga MPB-ja. Automjeti i parë ishte kapur në ora 12:00 në rrugën Sveti Nikollë-Kumanovë, ndërsa automjeti i dytë në ora 21:40 në rrugën Strumicë-Dabile. Automjeti i dytë ishte “Alfa romeo 156”, ku shofer ishte 23 vjeçari S.R.…

Lexo më Shumë

Banka Komerciale SHA Shkup nuk ka kërkesa nga Banka Eurostandard, kumtuan sot nga Banka Komerciale. Për këtë informojnë, siç thonë nga banka, të parandalohen spekulimet e mundshme, pas konferencës për shtyp të Trifun Kosotvskit. “Banka Eurostandard nuk detyrime ndaj Bankës Komerciale. Është e saktë se kompania Gofi shfrytëzon kredi afatgjatë nga Banka Komerciale në vlerë prej rreth pesë milionë euro. Kërkesa e Bankës Komerciale rreth kësaj kredie është e sigurt me të a.q. ndërtesa e Bankës Postare dhe me një pjesë të ndërtesës së Pallatit Maqedonia. Ndërtesa e Bankës Eurostandard nuk është nën hipotekë në Bankën Komerciale, siç mund të…

Lexo më Shumë

Sot, qytetarët duhet t’i shpenzojnë paratë që i kanë në kartelat e tyre pagesore vendore. Ajo që do të mbetet në kartelë deri nesër do të kthehet në arkën e shtetit. Bankat i dërguan Ministrisë së Financave informacionet e fundit, ku mund të shihet se deri javën e kaluar, të gjitha kartat e shtypura nuk kanë arritur tek qytetarët. Pra, nga gjithsej 333.674 kartela, duke përfunduar me datën 7 të këtij muaji, 23.576 qytetarë nuk i kanë marrë kartelat e tyre pagesore. Ministria e Financave GJITHSEJ 333.674 kartela TË TËRHEQURA 310.121 kartela TË SHPENZUARA 27 milion euro Nga Ministria e…

Lexo më Shumë

Hamdi Nuhiju Rezultati zgjedhor i zgjedhjeve të 15 korrikut të vitit 2020 ishte befasues për spektrin politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët thuhet se për herën e parë në historinë e pluralizmit politik dhe të demokracisë kanë arritur që të sigurojnë 32 mandate në Parlament. Por, edhe pse numri i deputetëve shqiptar në Parlamentin e Maqedonisë Veriore është i kënaqshëm për të gjitha anët, përsëri rezultati zgjedhor është i tillë që krijon shumë amulli rreth formimit të qeverisë dhe stabilitetit të saj në të ardhmen. Disa zëra hodhën në opinion tezën se nuk është patjetër në Maqedoninë e Veriut…

Lexo më Shumë

Marrëveshja për fqinjësi të mirë mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, nuk ka lëvizur aspak, që nga nënshkrimi i saj në më 2 gusht të vitit 2017. Ajo duhej të zgjidhte kontestet mes dy vendeve, por Shkupi dhe Sofja nuk po arrijnë të harmonizojnë qëndrimet që kanë të bëjnë me historinë deri në vitin 1944, prejardhjen e heroit të dy vendeve, Goce Dellçev, rolin e VMRO-së (organizata e brendshme revolucionare maqedonase) dhe Kuvendin e Ilindenit, që kishte shpallur pavarësinë e shtetit të parë maqedonas, më 2 gusht të vitit 1903. Veç kësaj, Bullgaria konteston edhe gjuhën maqedonase duke thënë se…

Lexo më Shumë

Reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut, vende-vende mjaft intensive, në formë të motit të keq dhe të ndjekur me erë, bubullima dhe breshër priten këtë fundjavë, informon Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike. Proceset e këtilla, siç theksohet, mund të shkaktojnë rrjedhje dhe përmbytje nëpër rrugët e qytetit për shkak të pamundësisë për kullimin e ujit për aq interval të shkurtër kohor. Gjithashtu për shkak të shiut të pritur intensiv lokalisht në disa vende, është e mundur rritja e shpejtë e nivelit të ujit të lumenjve të vegjël dhe përrenjve dhe rrjedhjet e tyre lokale, krahas të cilave theksojmë për lëvizje të…

Lexo më Shumë