Author: Hamdi Kumanova

Në gjykimin e sotëm ekspertiza e telefonave të të pandehurve për ndërhyrjen në parlament më 27 Prill, u kundërshtua nga avokatët mbrojtës. Ndër të dhënat e konfiskuara të porositësve të akuzuar për 27 prillin, janë mesazhet nga kryetari i atëhershëm i Kuvendit Trajko Veljanoski dhe ish-deputeti Kërsto Mukoski. Sipas mbrojtjes, ekspertiza e Ministrisë së Brendshme nuk mund të jetë dëshmi në gjykatë nëse në të kanë punuar persona që nuk kanë licencë për këtë gjë. Këtë e konfirmuan edhe vetë ata duke thënë se pas kërkesës për ekspertizë nga Prokuroria për ndjekje të Krimit të Organizuar, ata u përgjigjën me…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe, gjatë konferencës së sotme për shtyp informoi se po punohet në mënyrë intensive me Komisionin e Sëmundjeve Ngjitëse dhe drejtorët e çerdheve shtetërore dhe ato private për hapjen eventuale të çerdheve. Bisedimet do të vazhdojnë edhe nesër dhe të enjten pritet një vendim final edhe për to, ku do të ketë edhe një konferencë për shtyp.

Lexo më Shumë

Lideri i LSDM-së, Zoran Zaev pas takimit me liderin e BDI-së, Ali Ahmeti, tha se është arritur marrëveshja mes LSDM-së dhe BDI-së për qeverinë e re për 4 vitet e ardhshme. Ai theksoi se ai do të jetë kryeministër i vetëm i vendit për 4 vitet e plota të qeverisë LSDM-BDI, duke lënë të nënkuptohet se kryeministër shqiptar nuk do të ketë.

Lexo më Shumë

Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 130 raste të reja të Kovid-19, dy të vdekur dhe 152 të shëruar, evidenton Ministria e Shëndetësisë. Janë bërë gjithsej 1.742 testime. Nga rastet e reja me Kovid-19 në Shkup janë 40, në Kumanovë-6, në Shtip 13, në Prileo 5, në Tetovë 13, Strugë 4, Manastir 3, Ohër 6, Kavadar 2, Gostivar 18, Strumicë një, Probishtip 2, Berovë një, Vinicë pesë, Dellçevë 4 dhe Kërçovë 7. Kanë ndërruar jetë dy pacientë njëri nga Shkupi (70 vjet) tjetri nga Shtipi (75 vjet). Që të dy kanë ndërruar jetë në kushte spitali. Nga 152 pacientët…

Lexo më Shumë

Pasi asnjë kompani nuk u paraqit në dy tenderë për prishjen e ndërtimeve pa leje në qendrën tregtare “Mavrovasja” në qendër të Shkupit, Komuna e Çairit do të stimulojë kompanitë duke e rritur vlerën e kontratës. Në dy tenderët e parë për prishjen e ndërtesave pa leje në Komunë, ishin paraparë një milion denarë, njofton SDK, transmeton Portalb.mk. Nga Komuna e Çairit thonë se ajo shumë ishte e parashikuar në fillim të vitit kur ishte nëp proces miratimi i planit vjetor për prokurime publike. “Sipas konsultimeve dhe në bazë të Ligjit për prokurime publike, Komuna e Çairit do të rrisë…

Lexo më Shumë

Fejzi HAJDARIAli Ahmeti u paraqit me premtimin se do ta bëjë “kryeministrin shqiptar”, në kohën kur parashkimet më optimiste të partisë së tij, ishin se do të fitojë maksimalisht 12 deputetë në zgjedhjet e 15 korrikut. Me pas thënë atë kohë dikush se BDI-ja i fiton 13 deputetë, portalet e afërta të kësaj partie, tërë ditën do ta rrotullonin nëpër rrjetet sociale. Madje, pa thënë fare, keqpërdornin e keqinterpretonin deklarata e komente, vetëm e vetëm të nxjerrin konstatim qoftë edhe të manipuluar, se BDI-ja do të fitojë 13 deputetë. Premtimet ishin se me 13 deputetë, kryeministri shqiptar do të ishte…

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit, Arbër Ademi, në një konferencë për shtyp pas takimit që pati me ministrin e Shëndetësisë, Venko Filipçe tha se mësimi për vitin e ri shkollor do të bëhet sipas propozimit të Komisionit të Sëmundjeve Ngjitëse, ku mësimi deri në klasën e tretë do të zhvillohet në prezencë duke respektuar protokollet, kurse klasat e tjera do të zhvillojnë mësim online. Përjashtim nga mësimi online do të ketë edhe për fëmijët në shkollat ku ka pak nxënës dhe ku mund të respektohet distancimi mbi 1.5 metër.

Lexo më Shumë

Në takimin e zhvilluar me strukturat e larta të Policisë së shtetit, Ministri i Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu ka cekur rëndësinë e etapës të cilën po e kalon shteti, duke vlerësuar se Policia mbetet e përkushtuar në punën e saj. Ministri Nuhiu ka potencuar po ashtu se Policia garanton rendin dhe qetësinë publike, jetën dhe pronën e qytetarëve, liritë dhe të drejtat e njeriut dhe në zbatimin e autorizimeve tjera ligjore. Pas takimit, Ministri Nuhiu në rrjetin social ka shkruar: Në të gjitha fazat që po kalojmë si shtet, policia mbetet e përkushtuar në garantimin e rendit dhe qetësisë…

Lexo më Shumë

Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe gjatë konferencës për shtyp pasditen e sotme informoi rreth situatës me pandeminë në vendin tonë. Ai tha se situata është stabile dhe numri i të prekurve e vazhdon të bjerë dukshëm edhe përpos testimeve të larta që janë bëre kohëve të fundit, ku kanë arritur edhe 2 000 testime në ditë. Po ashtu ai shtoi se edhe numri i të shtruarve vijon të bjerë ku prej disa javësh numri i të shtruarve është nën 400 pacientë në të gjitha qendrat COVID-19 në vend. Por ai theksoi se nuk duhet ulur kujdesi dhe se gjendja mund…

Lexo më Shumë

Komisioni për sëmundje infektive sot konstatoi se periudha e karantinimit duhet të shkurtohet në 10 ditë, për pacientët asimptomatik të cilët janë diagnostikuar pozitiv me CoVdi-19. Anëtarët e këtij komisioni propozuan njëzëri që kjo kategori e pacientëve për katër ditë më herët të dalin nga izolimi pa pasur nevojë të testimit, me vlerësimin se më nuk përbëjnë rrezik për përhapje të CoVid-19. Komisioni për sëmundje infektive “Në bazë të raportit epidemiologjik të pacientëve, të cilët nuk shfaqin simptoma të dukshme të virusit korona, do t’u hiqet vendimi i izolimit apo vetë izolimit që në ditën e 10-të të karantinës.” Ndërkaq,…

Lexo më Shumë

Pas vlerësimit të kërkesës për mbështetje të likuiditetit të parashtruar nga Banka Popullore, Banka Qendrore Evropiane (BQE) iu përgjigj pozitivisht kërkesës duke aprovuar një repo-linjë bilaterale. “Bankës sonë qendrore i mundësohet të përdorë mjetet likuiditeti në vlerë deri në 400 milionë EUR, nëse është e nevojshme, në formën e transaksionit repo për periudhën deri në mes të vitit të ardhshëm, ose sipas nevojës. Duke vepruar kështu, BQE e ka treguar gatishmërinë e saj për ta mbështetur Bankën Popullore përballë krizës së shkaktuar nga pandemia e Kovid-19”, qëndron në kumtesën e Bankës Popullore. Në emër të Bankës Popullore, Guvernatorja e falënderoi…

Lexo më Shumë

Misioni i OSBE-së në Shkup sot publikoi listën e organizatave të shoqërisë civile që morën grante të vogla nën iniciativën e Fondit COVID të Misionit, i dizajnuar për të mbështetur organizatat lokale në adresimin e nevojave të komuniteteve më të prekshme dhe më të pambrojtur gjatë krizës me COVID -19. Organizatat që morën fonde janë: Rrjeti Kombëtar kundër dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, i cili do të sigurojë mbështetje dhe këshilla ligjore për të mbijetuarit e dhunës në familje.Shoqata për kërkim, analizë dhe zhvillim ‘Zelena Lupa’ (Lupa e gjelbër), e cila do t’u ofrojë të burgosurve informacione lidhur…

Lexo më Shumë