Stevo Pendarovski, Presidenti i Maqedonisë së Veriut sot priti në takim zyrtar kryeministrin e Republikës së Kosovës, Avdulah Hoti, transmeton portalb.mk Pendarovski përshëndeti Marrëveshjet për normalizimin e raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington.
“Presidenti Pendarovski e përshëndeti Marrëveshjen për normalizimin ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Serbisë të nënshkruar në Uashington, si një hap për gjetjen e kompromisi përfundimtar, duke theksuar se ajo do të kontribuoj në stabilitetin e përgjithshëm të rajonit”, raportojnë nga Presidenca.https://www.youtube.com/embed/zkhDPSCehv4?version=3&rel=1&fs=1&autohide=2&showsearch=0&showinfo=1&iv_load_policy=1&wmode=transparent
Presidenca raportoi se vendet do të vazhdojnë me iniciativa konkrete të zhvillojnë raportet e shkëlqyera bilateral.
“Pandemia nuk duhet të jetë pengesë për përparimin e mëtejshëm të marrëdhënieve ekonomike dhe tregtare, si dhe për intensifikimin e bashkëpunimit dhe mbështetjes në planin e eurointegrimeve dhe zbatimin e procesit të reformave”, deklaroi Pendarovski.
Raportohet se në takim u shkëmbyen mendime dhe informata për gjendjen aktuale në dy vendet, për perspektivën evropiane të shteteve të Ballkanit Perëndimor, si dhe për gjithë masat e marra në trajtimin me krizën nga Kovid-19.