Masat e reja nuk respektohen në transport, autobusët të stërmbushur me udhëtarë

Masat e reja nuk respektohen në transport, autobusët të stërmbushur me udhëtarë

Kështu dukej sot një autobus i linjës 19 që qarkullon nga Karposhi për në Shutkë. Pavarësisht masave të reja të sjella nga qeveria për kapacitet të përgjysmuar në transportin publik. Autobusi me të cilin udhëtoi ekipi ynë ishte i stërmbushur me udhëtarë. Shoferi Dushan Naumovski, thotë se kjo linjë është gjithmonë e ngarkuar, por shton se edhe pasi 50% e kapacitetit të jetë plotësuar ai nuk mund t’i ktheje qytetarët tek dera e automjetit.

Ja le të incizojë të shihni se nga sa njerëz transportojmë. 50% kapacitet, por unë njerëzit nuk i zbres dot nga autobusi, unë jam shofer. Përderisa kanë vendosur masë të tillë, tjetërkush duhet të kujdeset për zbatimin e saj. Ky relacion është gjithmonë plot, kapacitet i plotë. Si do ta zbres unë udhëtarin kur nëse është arritur 50 përqindëshi, unë duhet të ngrihem nga vendi që ta kthej mbrapsht. Unë duhet të ngrihem nga vendi në çdo stacion. Që të ketë distancë duhet të lëshohen më shumë autobusë në qarkullim – deklaroi Dushan Naumovski, Shofer i linjës private 19.

Në të njëjtën vijë mendimi janë edhe qytetarët që anketuam. Thonë se zgjidhja e mirë është dyfishimi i numrit të autobusëve.

“Nuk ndjehem e sigurt, sepse ka shumë udhëtarë, jemi aq afër sa ndiejmë si merr frymë tjetri. Ja shikojeni lirisht, vërehet se ka shumë. Ky problem mund të zgjidhet duke lëshuar më shumë autobusë dhe duke reduktuar vendet për t’u ulur”.

“Për mendimin tim është më mirë që të shtohen autobusë, për shkak se kështu bëhet shumë rrëmujë në autobusë. Rregullisht ka. Sidomos kur lirohen punëtoret nga puna”.

“Duhet të ketë më shumë autobusë, sepse një grumbullim i tillë i njerëzve nuk guxon të bëhet”.

Më pak qytetarë kishte në autobusin më numër 15A, linjë më pak e frekuentuar. Këtu fluks i shtuar është kur qytetarët shkojnë apo dalin nga puna. Në këtë autobus vendet ku pasagjerët nuk duhet të ulën nuk ishin shënjuar.

Nga ora 7 deri në orë 8 atëherë ka më shumë pasagjer, mirëpo mund të them se nuk tejkalohet 50% I kapacitetit. Vendet kanë qenë të shënjuara, ky është autobus i ri, me shumë gjasë sonte përsëri do të shënjohen se ku nuk duhet të ulen – u shpreh Vanço Urxhanov- shofer i linjës 15A.

Këshilli Inspektues paralajmëroi kontrolle intensive. Drejtori i Inspektoratit të Tregut, Stojko Paunovski tha se ndaj objekteve gastronomike që nuk respektojnë protokollet, për momentin inspektorët mund të ngrenë vetëm padi penale, pasi për më shumë kompetenca vendimi fillimisht duhet të kalojë në Kuvend.

Prandaj janë sjellë masa më të rrepta përmes të të cilave mund të mbyllim objektin për 30 ditë dhe të shqiptojmë dënim në para në vendngjarje. Por për këtë duhet të presim që Kuvendi të sjellë këtë zgjidhje ligjore dhe e njëjta të publikohet në Gazetën Zyrtare. Tek disa nëse nuk bëjnë punë dënimet, nuk di çfarë tjetër mund të ndërmerret – u shpreh Stojko Paunovski, Drejtori i Inspektoratit të Tregut.

Nga data 12 deri më 18 Tetor, shërbimet inspektuese kanë realizuar gjithsej 2183 kontrolle, gjatë disa prej të cilave është konstatuar shkelje e protokolleve. Në disa raste inspektorët kanë ngritur edhe padi penale. Alsat.M