Sot, Kryetari i Aleancës për Shqiptarët z. Ziadin Sela ka zhvilluar
takim me Shefin e Misionit të OSBE në Shkup Ambasadorin Klemens Koja.
Në këtë takim Kryetari Sela ka informuar Ambasadorin Koja për situatën
aktuale politike ne vend, me theks të veçantë për krizën ekonomike që
ka shkaktuar pandemia me Covid 19,si dhe përpjekjet për rimëkëmbjen
ekonomike.
Në këtë bisedim është biseduar edhe çështjen e regjistrimit të
popullsisë dhe të amvisërisë, përgatitjen e ligjit për regjistrim si
dhe për procesin e regjistrimit që pritet të fillojë vitin e
ardhshëm, i cili duhet të jetë kredibil dhe në përputhje me standardet
e eurostatit.
Temë tjetër kryesore e këtij takimi ishte edhe tema e funksionimit të
shtetit ligjor që ndërlidhet edhe me fillimin i negociatave me BE,
si dhe sfidat eventuale që mund të paraqiten gjatë këtij procesi.
Kryetari Sela e informoi Ambasadorin Koja, për kontributin e
vazhdueshëm të ASH në procesin e euro-inegrimeve duke u zotuar se ASH
gjithmonë do të jetë mbështetëse e çdo procesi politik që do ta
përshpejtonte anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në BE si alternative
e vetme ekonomike dhe politike e gjithë qytetarëve të Maqedonisë së
Veriut.