VMRO–DPMNE në protestë, Mickovski:BE të nisë bisedimet pa kushtëzime, kundërshtojmë çdo marrëveshje anti-maqedonase

VMRO–DPMNE në protestë, Mickovski:BE të nisë bisedimet pa kushtëzime, kundërshtojmë çdo marrëveshje anti-maqedonase

Me protesta në Shkup e më pas në Shtip, VMRO-DPMNE shënoi Ditën e Betejës Revolucionare Maqedonase.

Kryetari i partisë, Hristijan Mickovski, duke iu rikthyer etapave historike të zhvillimit të shtetit, ftoi Europën që pa kushtëzime të nis bisedimet me Maqedoninë.
“Maqedonia duhet të nis bisedimet me BE-në sa më shpejtë dhe të mbahet konferenca ndërqeveritare. Kjo është e ardhmja jonë e vetme. Maqedonia dha mijëra viktima në luftën kundër fashizmit, komunizmit, ruajtjen e paqes në vitin 2001. Maqedonia ishte barrierë e Europës kundër krizës së migrantëve. Maqedonia ka dhënë shumë për Europën, tani është koha e duhur që Europa menjëherë t’ia kthejë këtij populli ardhmërinë europiane, pa kushtëzime e pa nënçmime.”,- deklaroi kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski.
Mickovski me porosi edhe fqinjit bullgar se janë të papranueshme propozimet e tyre për zgjidhjen e çështjeve të hapura historike në dëm të popullit maqedonas.
“Nëse me të vërtetë mafia aktuale politike e kryesuar nga Zoran Zaev pranon se Goce Dellçev në kuptimin rajonal ka qenë maqedonas, pasi që ka lindur në territorin e Maqedonisë, ndërkaq sipas kombësisë ka qenë bullgar, se gjuha jonë amtare maqedonase është formë linguiste e bullgarishtes, kjo do të thoshte asimilim të plotë të kombit maqedonas, sulm në themelet e kombit maqedonas dhe shtetit bashkëkohor maqedonas. Nëse Zaev merr një vendim të tillë, qeveria e ardhshme e VMRO-DPMNE-së të njëjtin do ta shfuqizojë menjëherë dhe nuk do ta respektojë.”,- theksoi kryetari i VMRO–DPMNE–së, Hristijan Mickovski.
Mickovski ka kërkuar unifikim të faktorit politik në vend në caktimin e linjave të kuqe nacionale të cilat do të mbrohen bashkërisht.