Një aheng familjarë me 200 persona është ndërprerë mbrëmjen e djeshme në Haraçinë. Pjesëtarë të policisë dhe Inspektoratit Shtetëror të Tregut kanë intervenuar në një objekt hotilerik, për të zbatuar masat e ndërmarra nga Qeveria kundër koronavirusit. Kundër organizatorëve do të parashtrohen kallëzime penale.
MPB
Më 22.10.2020 rreth orës 21:00 policët nga SPB Shkup dhe inspektorët nga Inspektorati Shtetëror i Tregut kryen kontrolle në lidhje me respektimin e masave për mbrojtje nga koronavirusi, në një objekt hotelierik në fshatin Haraçinë. Kështu, në një objekt është mbajtur një festë familjare (dasmë), ku ishin të pranishëm 200 persona. Parashtrimet e duhura do të dorëzohen nga Inspektorati Shtetëror i Tregut dhe Ministria e Brendshme për mosrespektim të vendimeve të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut në lidhje me Covid-19”,
Policia ka njoftuar se edhe më tej do të vazhdojë me kontrollet e shtuara për të parandaluar ngjarjet e tilla.
Një javë më parë policia intervenoi në fshatin Gllumovë, ku poashtu ishte organizuar një dasmë me 250 mysafirë.




