Goditet me veturë 15-vjeçari në Shkup, merr lëndime të rënda

Goditet me veturë 15-vjeçari në Shkup, merr lëndime të rënda

Siç njoftojnë nga MPB, gjatë ditës së djeshme në ora 16:30 bë Shkup në bulevardin ‘Leka i Madh’, automjeti ‘Golf’ me tabela të Shkupit e drejtuar nga T.V nga Kriva Pallanka ka goditur një këmbësor 15-vjeçar.

Pas aksidentit, këmbësori ka marrë lëndime të rënda trupore që janë konstatuar në spitalin e Shkupit ‘Shën Klimenti i Ohrit’.

Është bërë këqyrja e vendit të ngjarjes nga ekipi i SPB Shkup.