Këshilli i Ambasadorëve lëshoi një deklaratë duke shprehur shqetësim dhe befasi të madhe për lajmet në media se një grup i vogël deputetësh, siç theksohet, “luftëtarët e të drejtave të njeriut” në kushtet e pandemisë së rëndë të coronavirusit dhe thellimit të krizës ekonomike, përparësia e angazhimit të tyre parlamentar është të ndryshojnë nenin e Ligjit për Punët e Jashtme i cili do t’i mundësojë për ambasador të jetë një qytetar i Maqedonisë i cili gjithashtu ka shtetësinë e një vendi tjetër. Këshilli kujton se deri më tani ishin dërguar ambasadorë të Maqedonisë që kishin shtetësi tjetër, por ata hoqën…
Author: Hamdi Kumanova
Përkundër ngecjes në punën e Komisionit të Përbashkët bullgaro-maqedonas për çështje historike, anëtari i saj Naum Kaiçev është optimist se do të ketë sukses në arritjen e qëllimeve të tyre. Sidoqoftë, ai gjithashtu merr një vështrim politik kur thotë se mendimi i fundit se Maqedonisë duhet t’i jepet drita jeshile për të filluar negociatat me BE-në është një gjendje shpirtërore e importuar nga jashtë, ndërsa jo interes i brendshëm bullgar. “Teza po ngrihet në hapësirën mediatike dhe në të gjithë botën se Bullgaria po pengon integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut dhe e vërteta është se nuk po zbaton marrëveshjen…
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut pritet sot të mbajë tri seanca plenare, njëra, në të cilën do të mbajë fjalim presidenti i shtetit – fjalimi i rregullt vjetor, seanca e dytë e 25-ta, seancë në të cilën debati për disa pika të rendit të ditës ka përfunduar dhe duhet të votohet për shpalljen e gjendjes së krizës deri më 30 qershor të vitit të ardhshëm dhe seanca për Ligjin për regjistrim, në lexim të parë, si dhe seanca e 26-të në të cilën do të fillojë debati pesëditor për Propozimin e plotësuar për Buxhetin për vitin 2021. Në…
Në fillimin e vizitës së punës në RumAni, mëngjesin e sotëm Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani është takuar me kryeministrin e vendit, Nicolae Ciucă. Siç thonë nga MPJ, Osmani e njoftoi bashkëbiseduesin me angazhimet aktuale dhe përpjekjet e Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për vazhdimin e reformave evropiane, për përkushtimin në avancimin e raporteve ndërfqinjësore dhe bashkëpunimin rajonal. “Pavarësisht sfidave aktuale, nuk duam të humbim asnjë ditë në afrimin e vendit drejt standardeve evropiane. Avancimi i marrëdhënieve ndërfqinjësore kuptohet se janë një ndër prioritetet më të rëndësishme të Maqedonisë së Veriut, si model që garanton vetëm stabilitet dhe…
Qeveria mbrëmë e shpalli listën e ndërmarrjeve që kanë marrë ndihmë nga shteti përmes masave anti-kovid, por nuk ua kanë paguar rrogat punëtorëve. Qeveria mbrëmë e shpalli listën e ndërmarrjeve që kanë marrë ndihmë nga shteti përmes masave anti-kovid, por nuk ua kanë paguar rrogat punëtorëve. Lista përfshin 179 kompani që kanë marrë mbështetje financiare dhe nuk ua kanë dhënë rrogat punonjësve të tyre. Drejtoresha e DAP-it, Sanja Llukarevska paralajmëroi dje se të gjithë ata që e kanë shkelur ligjin do të përgjigjen, ndërsa inspektorët do të kryejnë kontrolle shtesë. Gjobat për kompanitë që morën fonde nga shteti, por nuk i kanë…
Numri i të infektuarëve nga koronavirusi COVID-19 në Maqedoninë e Veriut gjatë shtatë ditëve të fundit ka shënuar rënie për 11 për qind. Në 27 komuna po shënohet zvogëlimi i rasteve të infektimeve të reja, në krahasim me dy javët e fundit. Në raportin e Institutit të Shëndetit Publik thuhet se në periudhën 7 – 13 dhjetor janë bërë vetëm 9.2% më pak teste në krahasim me javën e kaluar. Megjithatë Shkupi vijon me numrin më të lartë të infektimeve, ku për një javë kanë rezultuar 2300 veta pozitiv me COVID-19, apo 41% nga numri i përgjithshëm. Numri më i…
Pronari i një lokali në Tetovë i moshës 28 vjeçe është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:20 minuta për shkak të shkeljes së masave anti-kovid, njoftojnë nga SPB-Tetovë. Personi në fjalë do të përballet me padi penale në bazë të nenit 206 nga Kodi Penal. “Zyrtarët policorë kanë privuar nga liria 38 vjeçarin D.S. nga Tetova, objekti hotelierik i të cilit ka vazhduar me punë edhe pas orës 21:00, duke shkelur kështu masat antikovid të miratuara nga Qeveria. Objekti është mbyllur, derisa D.S. është ndaluar në stacionin policorë në tetove për zbardhen e plotë të rastit”, njoftojnë nga SPB-Tetovë.
Oda e Pavarur Gastronomike (OPG) së bashku me disa shoqata të hotelierëve kërkon takim urgjent me kryeministrin, i cili do të jetë i hapur për media për të diskutuar masën e re për objektet gastronomike, me të cilën shkurtohet orari i punës dhe për domosdoshmërinë e miratimit të një seti të veçantë të masave të ndihmës financiare për këtë sektor. “Do të gabojmë nëse në ndonjë mënyrë pajtohemi me deklaratën e djeshme se masat e miratuara nga Qeveria nuk janë të famshme. Masat janë të shkëlqyera krahasuar me masat e fqinjësisë dhe vendeve-anëtare të Bashkimit Evropian. Ne besojmë se masat…
Rusia me vite po përdorë metoda të ndryshime për përhapje të dezinformatave dhe krijimin e kaoseve, konflikteve dhe përçarje në vende në gjithë Mediteranin, e shembull për këtë është përpjekja që të pengohet Marrëveshja e Prespës në vitin 2018 mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, njofton kështu sekretari shtetëror amerikan Majk Pompeo. Kjo deklaratë është nxitur nga deklarata së fundmi nga ana e ministrit për punë të jashtme të Rusisë, Sergej Lavrov, se SHBA-të po luajnë lojëra politike në Mediteran dhe po zvarritin me emërimin e një përfaqësuesi të ri special të sekretarit gjeneral të KB-së për Libi. Pompeo…
Qeveria e Serbisë ka miratuar masa të reja për parandalimin e përhapjes së coronavirusit. Me rekomandim të Shtabit të Krizave, nga 20 dhjetori testi PCR negativ do të jetë i detyrueshëm për këdo që hyn në Serbi. Testi PCR nuk duhet më i vjetër se 48 orë, ndërsa do t’u kërkohet edhe shtetasve serb edhe të tjerëve, përcjell Telegrafi Maqedoni. Qeveria serbe njoftoi se qytetarët e saj, të cilët nuk kanë një test negativ PCR, do të detyrohen të hyjnë në vetizolim për dhjetë ditë. Megjithatë, ata mund të testohen në Serbi dhe nëse testi i tyre PCR është negativ,…
Në pritje të takimit të ambasadorëve në të cilin presidenca gjermane sërish rikthen konkluzionet mbi zgjerimin e BE, përfshirë edhe Maqedoninë e Veriut, të cilat u hoqën javën e kaluar për shkak të vetos së Bullgarisë për negociatat me Maqedoninë e Veriut, Ministrja e Jashtme Bullgare Ekaterina Zaharieva doli me akuza të reja kundër Shkupit, ndërsa kolegu i saj Bujar Osmani me ide për zbatim paralel të Marrëveshjes për Fqinjësi të Mirë dhe negociatave për anëtarësim në BE. Sipas Zaharieva, Bullgaria nuk e mohon gjuhën dhe identitetin e maqedonasve, por ajo beson se procesi ishte përmbysur, d.m.th, siç tha ajo…
Gjatë 24 orëve të fundit (15/16.12.2020) në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut janë shqiptuar gjithsejtë 624 gjoba për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Nga Ministria për Punë të Brendshme (MPB) në vazhdimësi apelojnë deri tek të gjithë qytetarët që të respektojnë masat dhe protokollet e miratuara nga ana e Qeverisë dhe që kanë për qëllim ballafaqimin me Kovid-19.

