Author: Hamdi Kumanova

Universiteti i Tetovës, si institucioni i arsimit të lartë të shqiptarëve të Maqedonisë, me një histori të bujshme të themelimit, me rastin e 26-vjetorit të themelimit vendosi pllakate në të gjitha shtëpitë, pronarët e të cilave, prej 1994 -2004 i hapën dyert e tyre në funksion të Universitetit të Tetovës. Një pjesë e këtyre shtëpive kanë shërbyer si mësonjëtore të disa njësive akademike të Universitetit tonë, kurse disa tjera janë shfrytëzuar për çështje administrative. Veç shtëpive, në shërbim të Universitetit ka qenë edhe objekti i Myftinisë së Tetovës. Me vendim të Rektorit të UT-së, Prof. Dr. Vullnet Ameti, është formuar…

Lexo më Shumë

Pas disa dështimeve të Presidencës gjermane të BE-së që të miratojë një varg vendimesh për zgjerimin, sot, megjithatë, pritet të miratohen së paku Konkluzat e Këshillit Evropian, kushtuar këtij procesi. Por, për shkak të kundërshtimit të Bullgarisë, nuk pritet të kalojë vendimi për miratimin e Kornizës negociuese me Maqedoninë e Veriut. Si pasojë e kësaj, disa shtete kanë kundërshtuar që të miratohet korniza e ngjashme edhe me Shqipërinë. Rrjedhimisht, sot pritet vetëm miratimi me procedurë të shkruar i Konkluzave kushtuar zgjerimit të BE-së dhe procesit të stabilizim-asociimit. Në to pritet të përseritet thirrja për rritjen e përpjekjeve në procesin e…

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është shtëpi e përbashkët për të gjithë ne ku nuk ka ndarje, tha kreu i shtetit, Stevo Pendarovski në fjalimin e tij vjetor para Kuvendit duke komentuar qasjen e shqiptarëve në çështjet që tangojnë identitetin maqedonas. “E them me përgjegjësi, sepse jam dëshmitar në këto procese më shumë se 20 vite qysh në vitet e 90-ta kur bisedonim me Greqinë, se faktori politik shqiptar edhe kur ka qenë në pushtet edhe në opozitë, gjatë gjithë këtyre viteve ka pasur sjellje skajshmërisht korrekte dhe mirëkuptuese në përpjekjet tona për ruajtjen dhe promovimin identitetin maqedonas”, deklaroi presidenti Pendarovski duke…

Lexo më Shumë

Qeveria solli vendim të ndalohen të gjitha organizimet për festat e fund vitit në ambient të hapur. Por nga ana tjetër, në qendër të kryeqytetit po vendosen objekte për shërbim, pikërisht për këto festa. “Përderisa njëra nga masat anti-kovid është edhe mos grupimi i më shumë se katër personave në hapësira të jashtme publike, këtu në sheshin kryesor të Shkupit janë vënë shtëpiza të drurit për të shërbyer pije, për eventualisht celebrimeve të festave të fund vitit”. Stolisja e sheshit, është bërë atraksion për qytetarët që të tubohen çdo mbrëmje. Përveç masave të ndaluara me ligj, aty ku nuk mund…

Lexo më Shumë

Përfundoi pa sukses edhe përpjekja e fundit e Presidencës gjermane për t’i zhbllokuar këtë fundvitit negociatat për anëtarësim me Maqedoninë e Veriut. Për shkak të vetos bullgare, BE-ja nuk arriti ta miratojë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut dhe si pasojë ka pak gjasa miratimi i një kornize vetëm për Shqipërinë. Raportohet jozyrtarisht se kërkesat bullgare janë bërë pjesë e propozim-konkluzioneve të reja që do të diskutohen sonte nga ambasadorët evropian dhe se rrjedhimisht këtë herë do të mbështeten nga Sofja. Në paragrafin 8 të propozim-konkluzioneve theksohet: Propozim-konkluzion për zgjerimin: “Patjetër t’iu përmbaheni deklaratave dhe veprimeve që ndikojnë negativisht…

Lexo më Shumë

Pushteti vendor në Dibër ka përzgjedhur kompaninë, e cila do të mirëmbajë rrugët lokale në kushte dimërore. Këshilli i Komunës Dibër, pas shpalljes së tenderit, ka verifikuar se kompania e përzgjedhur është nga Dibra edhe atë “Dukas Kompani”. Kryeshefi i Sektorit për urbanizëm pranë në Komunë, Gazmend Cami, informoi se në përputhje me tenderin e fituar, mirëmbajtja dimërore e rrugëve lokale që janë në kompetencë të pushtetit vendor fillon në 15 nëntor dhe përfundon në 15 mars të vitit 2021. Cami shtoi se mirëmbajtja e rrugëve në kushte dimërore do të realizohet në përputhje me programin për mirëmbajtje të rrugëve…

Lexo më Shumë

Ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi deklaroi sot se janë duke u shqyrtuar masat shtesë në drejtimin për të mbështetur sektorin e hotelierisë pas vendimit të fundit për të shkurtuar orarin e punës deri në ora 18:00. “Ne tashmë kemi filluar të bëjmë analiza shtesë se sa do të zgjasë kjo masë dhe nëse do të ketë nevojë për të vazhduar apo jo. Sigurisht, në fillim të vitit të ardhshëm do të shqyrtojmë masa shtesë që do t’i referohen mbështetjes së sektorit të hotelierisë, duke pasur parasysh që e kemi bërë më parë me të gjitha aktivitetet që ishin mbyllur nga…

Lexo më Shumë

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska e shpjegoi konceptin e ri për arsimin fillor, me të cilin integrohen disa lëndë në një lëndë dhe historia nuk do të mësohet më si një pjesë e veçantë, por si pjesë e shkencave shoqërore, si ndryshime që janë në përputhje me vendet e zhvilluara ku ka integrim të shkencave natyrore dhe shoqërore. Ajo mohon që bashkimi i historisë me lëndë të tjera është për shkak të mosmarrëveshjes aktuale me Bullgarinë dhe mohimit të palës bullgare të historisë sonë. “Gjithashtu, lënda e biologjisë dhe lënda e kimisë integrohen në të njëjtën kohë kur…

Lexo më Shumë

Vitin e kaluar si popull kemi kaluar nëpër golgotën më të madhe që nuk mbajnë mend as qytetarët tanë më të moshuar. Kemi paguar çmim të madh, mbi 2.100 bashkëqytetarë tanë mbetën të trishtuar përjetë, ka thënë presidenti Stevo Pendarovski në fillim të fjalimit vjetor në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut. Ai shprehu ngushëllime për më të afërmit e të gjithë atyre të cilët e humbën jetën si pasojë e pandemisë me kovid 19 dhe t’i lut të gjithë të pranishmit në sallë t’i respektojmë me një minutë heshtje bashkëqytetarët tanë – 2169 të cilët, për fat të…

Lexo më Shumë

7 milion euro për furnizimin me dru në Shkollën Fillore “Faik Konica” në Kërçovë. Kjo shifër qëndronte në faqen zyrtare për Furnizime Publike. Pasi kjo shifër ngjalli reagime, sepse nuk përkonte me realitetin. TV21 shkoi në këtë shkollë, nga ku na thanë se është bërë gabim. Informacioni u demantua menjëherë nga zv/drejtori i kësaj shkolle Zija Lutfiu. Ai tha se ka ndodhur një gabim nga të punësuarit e Furnizimeve Publike dhe i njëjti është përmirësuar brenda disa orëve sepse kontrata. Ai tha se shifra reale në kontratë është 348,252 denarë për Shkollën qendrore dhe 4 shkolla periferike të degë të…

Lexo më Shumë