Edhe pas dështimit për fillimin e negociatave me BE-në për anëtarësim këtë vit, kryeministri Zaev shprehet optimist se kontesti mes Shkupit e Sofjes do të tejkalohet së shpejti, ndonëse siç u shpreh “nuk dihet se cili është problemi”. Zaev tha se negociatat vazhdojnë për të gjitha aspektet e marrëveshjes dypalëshe të vitit 2017-të, e cila gjithsesi sipas tij, nëse jo të shkëlqyeshëm, ka zbatim të mirë. Vazhdojmë të punojmë në tejkalimin e problemit me Bullgarinë edhe pse nuk e dimë çfarë është problemi. (4:12-4:45) Problem u bë me emrin e gjatë dhe të shkurtër, nëse kemi pretendime territoriale.…
Author: Hamdi Kumanova
Sot, në poligonin ushtarak në Krivollak, u zhvillua aksioni për shaktërrimin e 1600 copë granata, nga gjithsej 12.300 copë, sasia më e madhe e granatave të pashpërthyera të gjetura deri më tani në RMV, që datojnë nga Lufta e Parë Botërore. Organizatorë i këtij aksioni ishte Drejtoria për mbrotje dhe shpëtim, e cila përmes deminuesve të saj u angazhua për gjetjen, largimin, transportimin dhe shkatërrimin e tyre nën masa dhe protokole të sigurisë, duke u kujdesur edhe për ruajtjen e ambientit jetësor. Me këtë rast, drejtori i Drejtorisë për mbrotje dhe shëptim, Dr. Bekim Maksuti, iu drejtua të pranishmëve duke…
Filloi gjykimi për ish kryetarin e Gjykatës Supreme Jovo Vangelovski. Ai tani është i papunë pasi u shkarkua nga posti i shefit të Supremes, por edhe si gjykatës. Vangelovski gjykohet veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe autoritetit pasi që nuk i ka dhënë shtesë të pagës gjykatëses supreme, Lidija Nedelkova. Prokuroria “Si kryetar i Gjykatës Supreme, me paramendim e ka keqpërdorur pozitën e tij dhe gjykatësve u ka dhënë shtesa të rrogës prej 35% për shkak të rrezikut të lartë. Për të gjithë gjykatësit ka marrë vendime individuale për të gjithë gjykatësit për muajin nëntor 2018, ndërsa të dëmtuarës…
Qeveria ka bërë ndryshime në ligjin për pasurit e patundshme për banim apo dyqane për shitje të cilat nuk shfrytëzohen nga poseduesit e tyre. Sipas njoftimit, tatimi do të rritet tri herë më shumë për ata pasuri të patundshme që nuk shfrytëzohen në krahasim me ata të cilat janë të shfrytëzueshme. Ndryshimet e miratuara, nga projektligji për tatimin në pronë, në procedurë të rregullt pritet të hy në fuqi që nga një janari i vitit 2022. PËR PRONAT E PASHFRYTËZUARA TRI HERË MË SHUMË TATIM Ndryshimet parashikojnë që pronat në pronësi të shtetit, dhe pronat e personave fizikë dhe juridikë,…
Ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski, pas dy javëve pritet të kthehet sërish në Maqedoni. Pas dy viteve të plota si azilant në Hungari, Gruevski ka vendosur të kthehet në Shkup, pranë familjes së tij, kanë thënë burime partiake nga VMRO-DPMNE, përcjell Gazeta Lajm. Pr momentin, as në Ministrinë e Drejtësisë e as në atë të Punëve të Brendshme nuk kanë ndonjë informacion për kthimin e Gruevskit. Mirëpo nga këto dy ministri, paralajmërojnë se në rast kthimi eventual, ai do të arrestohet që në kufi. Mirëpo si duket Në kufi do të organizohet pritje për Gruevskin, nga “shoqatat patriotike vendore”, kështu…
Inspekcionet në Shkup dje kanë mbyllur katër objekte – tre janë objekte hotelierike të cilët kishin punuar pas orës 21, ndërsa është intervenuar edhe në një studio për jogë ku dënimi nuk është për shkelje të orarit të punës, por për grupim të më shumë njerëzve në një vend. “Inspekcionet dje, veçanërisht nga departamenti në Shkup, kishin shumë punë. Tre objektet hotelierike janë kapur se si punojnë në orën 23, 23.30 dhe 24, ndërsa te njëri kemi edhe heqje të vulës para se t’i skadojë afati për të mbyllur dhe ka hapur përsëri. Ai është një objekt në Çair, i…
Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK) ka reaguar pas akuzave të ish-presidentit Gjorge Ivanov, në drejtim të tyre. Nga KSHPK thonë se me zhgënjim e kanë pranuar letrën e ish-presidentit dhe i hedhin poshtë akuzat e tij, duke thënë se janë të pabaza. Në kumtesë theksohet se KSHPK është trup kolektiv dhe të gjitha vendimet i miraton në seancë publike me shumicë votash, ashtu që janë të pabaza dyshimet për keqpërdorim të funksionit. Nga KSHPK thonë se për kërkesën e dorëzuar nga ish presidenti Ivanov, do të përgjigjen me shkrim./Telegrafi/
Qytetarët vauçerët që i takojnë pakës së katërt të masave anti Covid, do ti marrin brenda kësaj jave. Kështu premton ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi, gjatë prezantimit të punës 100 ditore të Ministrisë së Ekonomisë. Më tej edhe njëherë theksoi se afati i përdorimit të vauçerëve nuk do të jetë deri në 25 dhjetor siç fillimisht ishte menduar të jetë, por shfrytëzimi i tyre nuk do të ketë kufizim kohor. Kreshnik Bekteshi, ministër i Ekonomisë 35:47 “Ne jemi të bindur se gjatë kësaj jave të gjithë qytetarët që janë të atyre kategorive që ju takon ndihma financiare do të mund…
Iniciativa qytetare “Boll Më” sot në Tetovë ka hapur zyrat e saj, me qëllim që të ndihmojë qytetarët në aspektin juridik falas, të cilët janë dëmtuar nga kompania energjetike EVN. “Kemi shprehur pakënaqësinë tonë me aktivitete të ndryshme, por kësaj radhe do i sfidojmë juridikisht”, thonë nga iniciativa “Boll Bë”. Ata thonë se do të vazhdojnë edhe me aktivitete tjera, në mënyrë që të ndalojnë sipas tyre, padrejtësitë nga EVN-ja dhe Komisioni Rregullator për Energjetik. “Ne do të shërbejmë si ndërlidhje juridike në mes qytetarëve dhe kompanive energjetike, pasi jemi të vetëdijshëm se sektori energjetik funksionon jashtë çdo sistemi”, thanë…
Zëvendëskryeministri për Luftën Kundër Korrupsionit, Lupço Nikollovski njoftoi se është pozitiv në Kovid-19. “Për shkak të simptomave të lehta, bëra test për KOVID-19 dhe rezultati është pozitiv. Nga ky moment hyj në izolim dhe i ndjek plotësisht udhëzimet e mjekëve. Kini kujdes. Virusi po gjen mënyra, por së bashku do ta mposhtim atë”, shkroi Nikollovski në Fejsbuk.
VMRO-DPMNE-ja gjatë ditës së sotme dorëzoi nismën për interpelancë ndaj zv.kryeministrit Nikolla Dimitrov, nga partia e Mickoskit kritikojnë Dimitrovin edhe për mosdhënie te llogarisë për 100 ditët e para të kësaj Qeverie. Arsyet: 1. Mosrespektimi i Kuvendit. Nuk u përgjigjet ftesave të deputetëve dhe nuk merr pjesë në punën e një komisioni. 2. Rezultati i pasuksesshëm në 100 ditë dhe i 3 viteve te fundit. Ai kishte deklaruar se Maqedonia ka marrë vendim per fillimin e negociatave. Për fat të keq nuk ja pasur asnjë vendim. 3. Pasiviteti i Sekretariatit për çështje Evropiane. Disa ministra kanë dhënë llogari per atë…
Komisionari evropian për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, konfirmoi se Bashkimi Evropian po punon që vaksinat kundër sëmundjes COVID-19 të jenë të disponueshme edhe për Ballkanin Perëndimor, sapo të fillojë shpërndarja në territorin e BE-së. “Po ndajmë fonde për aranzhimet mbështetëse dhe koordinuese. Në pandemi qëndrojmë pranë Ballkanit Perëndimor, e ardhmja e të cilit është në BE”, shkroi Varhelyi në Twitter. Përmes një video-konference, ai bisedoi të premten me ministrat e Jashtëm të vendeve të rajonit rreth asaj se si të ndihmohet furnizimi i tyre me vaksinat kundër koronavirusit. Është planifikuar që vaksinat të dërgohen në rajon përmes dy kanaleve: i pari…

