Një shtetas italian nën drejtimin e automjetit të tij tip “Opel” është përplasur me kabinat e kontrollit policor në pikën kufitare “Tabanoc”. Burime të Alsatit bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur rreth orës 23:30 minuta të mbrëmjes së djeshme, ndërsa jo zyrtarisht mësohet se vetura me targa të Italisë ka pasur paraprakisht një defekt me marshin e shpejtësive. Si pasojë e defektit, shoferi i veturës me targa italiane nuk ka arritur ta ndaloj automjetin e tij, pas çka ka goditur një veturë me targa të Kumanovës dhe kabinën e policisë. Brenda saj ndodheshe një polic i kontrollit kufitar, për…
Author: Hamdi Kumanova
Deputetët sot në seancë plenare duhet ta vazhdojnë debatin për Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2021. Seanca, sipas informatave, duhet të fillojë në orën 12:00. Dje ishte dita e tretë që deputetët debatuan për Propozim-buxhetin, ndërsa debati mund të zgjat më së shumti pesë ditë pune, pas çka duhet të votohet sipas propozimit. Gjatë debatit të deritanishëm, pozita dhe opozita janë me qëndrime të kundërta për Propozim-buxhetin për vitin e ardhshëm. Për pushtetin, Buxheti ofron qëndrueshmëri, shpenzime racionale dhe është vazhdim i politikave përgjegjëse të zbatuara në të kaluarën. Ata theksuan se Propozim-buxheti është përqendruar në mbështetjen e shëndetësisë dhe…
Këshilli i BE-së nuk i miratoi konkluzionet për “interpretim të gabuar të historisë”, kërkesat bullgare dalin nga parametrat Konkluzionet për zgjerimin e BE-së me formulimin për interpretim të gabuar të historisë” dje nuk u miratuan nga Këshilli i BE-së, pas bllokadës së Republikës Çeke dhe Sllovakisë, Këto dy vende akuzuan se kjo fjali është e njëjtë me “faksifikimin e historisë” dhe përkujtuan se nuk është punë e BE-së të gjykojë se si identifikohet një vend, e as cilën gjuhë e flet dhe paralajmëruan se fjalia e tillë paraqet precedent të rrezikshëm për procesin e zgjerimit më tej, për të cilin…
Gjatë ditës së djeshme hynë në fuqi masat e reja kufizuese që do të vlejnë deri më 20 janar. Prej masave të reja është edhe kufizimi i orarit të punës në për objektet hotelerike deri në ora 18. Ata parashtruan nismë në Gjykatën Kushtetuese për vlerësimin e kushtetutshmërisë të këtij vendimi qeveritar. “E parashtruan këtë nismë me qëllim për të dëshmuar parregullsitë e politikës përzgjedhëse ndaj industrusë hotelerike, duke shpresuar se Gjykata Kushtetuese do të reagojë shpejt dhe do të kemi mundësi që nga java e ardhshme ta kthejmë orarin e fundit”, tha kryetari i Odës së pavarur hotelerike, Zdravko…
Ministria e Punëve të Brendshme gjatë ditës së djeshme (18.12.2020) kreu kontrollë për gjobitjen e vozitësve që drejtojnë automjetin nën ndikimin e alkoolit e që është ndër arsyet kryesore për aksidentet me pasoja të rënda. “Në gjithë territorin e vendit janë dënuar 151 vozitës për tejkalimin e shpejtësisë, dhe 62 vozitës për shkak se kanë drejtuar automjetin nën ndikimin e aloolit. Janë gjobitur edhe 446 kundërvajtje të tjera”, thonë nga MPB. Ministria e Punëve të Brendshme do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara me qëllim që ta rrisë sigurinë në komunikacion.
Enver Bytyçi Edi Rama nuk pranoi ta dëgjojë në parlament Vjosa Osmanin. Nuk pranoi as të komentojë takimin midis tyre apo të bëjë një konferencë shtypi të përbashkët. Nuk shkroi asnjë fjalë në fb apo Tëiter. Servilët pranë tij e shpjegojnë këtë sjellje të kryeministrit të Shqipërisë përballë presidentes në detyrë dhe kryetares së Parlamentit të Kosovës si hakmarrje, apo si shënjë e hatërmbetjes që ai ka për deklaratat e zonjës Osmani gjatë kësaj vizite në Shqipëri e sidmos në fjalimin që mbajti në sallën e pseudoparlamentit të Shqipërisë. Kryeministri Rama u soll me presidenten Osmani me arrogancën e sprovuar…
Me rastin e ditës së parë të Krishtlindjeve sipas kalendarit Gregorian, 25 dhjetori do të jetë ditë jo pune për qytetarët e fesë katolike në vend, sipas Ligjit për festa, njoftoi Ministria e Punës dhe Politikës Sociale. Njëherësh, ministria qytetarëve të fesë katolike ua uron festën e Krishtlindjeve.
Raportet javore flasin për trend në rënie të numrit të personave të infektuar nga virusi Korona në vend, bën të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Me gjithë trendin në ulje, vazhdojmë të jemi të kujdesshëm, thot ministri. “Raportet javore flasin se për atë se faktori i bartjes së virusit po zvogëlohet, por a do të jetë ky trend i tillë, nuk është mirë të thuhet. Nëse vazhdon kështu siç është javët e fundit, kjo do të jetë trend, por jemi të kujdesshëm, pasi janë të mundura befasi.”,- tha ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe. Piku i fundit shkaktoi vështirësi të…
Kryeministri Zoran Zaev sot e ka vizituar Pustecin ku ka dhuruar mjete didaktike dhe libra për nxënësit e atjeshëm. Ai ka njoftuar se për shkollën në Pustec janë siguruar 30.000 euro mjete të siguruara nga donacione për rregullimin dhe ndërtimin e terreneve sportive në shkollën ku një pjesë është dhuruar sot, ndërsa pjesa tjetër në shkurt. Në pyetjen e gazetarëve rreth marrëdhënieve me Bullgarinë siç transmeton Top Çanel, Zaev ka thënë se punohet në shmangien e problemit për të cilin “nuk e dimë çka është problemi”. “Ne nuk heqim dorë nga identiteti maqedonas dhe Bullgaria nuk ka arsye të ngritë…
Ministria e Shëndetësisë raportoi se nga gjithsej 2.827 teste për virusin korona gjatë 24 orëve të fundit, gjithsej 883 persona kanë rezultuar pozitiv, betejën me virusin e kanë humbur 29 persona ndërsa janë shëruar 536 pacientë, shkruan Portalb.mk. Ndryshe, nga fillimi i pandemisë deri sot janë testuar gjithsej 373.675 persona, prej tyre 77134 kanë rezultuar pozitiv ndërsa 52,949 janë shëruar, aktualisht ka 21,931 raste aktive me Kovid-19 ndërsa gjithsej 2254 persona kanë humbur jetën si pasojë e virusit korona.
Që nga 25 nëntori, kur në Shkup u regjistruan 570 të prekur me koronavirusi, numri i të infektuarve në bazë ditore në kryeqytet ka qenë më i ulët. Numri i rasteve të reja mbetet treshifror, megjithatë krahasuar më ditët kur virusi pati shpërthim më të fuqishëm, është shënuar rënie. Pas një kohe të gjatë me qindra të infektuar në ditë, numri më i ulët i të infektuarve në Shkup është regjistruar më 30 nëntor, përkatësisht 95 raste. Të infektuar në Shkup 30 nëntor-17 dhjetor 30 nëntor 95 9 dhjetor 174 1 dhjetor 489 10 dhjetor 417 2 dhjetor 426 11…
Po vijojnë 11 mbikëqyrje të jashtëzakonshme inspektuese për raste të vdekjes për persona nën moshën 40 vjeçare, prej të cilëve tre janë mbyllur dhe për ta nuk mund të inicohet mbikëqyrje e jashtëzakonshme profesionale. Për të tjerët, në momentin kur do të përfundojnë do të vendoset se a ka ose jo elemente që të bëhet mbikëqyrje profesionale, njoftoi Irina Sotirova-Buhova, drejtoreshë e Inspektoratit Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor (ISHSSH) në konferencën për media të Këshillit Inspektues. Mbikëqyrjen profesionale për rrethanat për vdekjen e 41 vjeçares nga Shtipi po e bën Oda e Mjekëve, ndërsa njoftim, tha Buhova, do të ketë kur…

