Gjatë 24 orëve të kaluara, sipas statistikave të Sektorit për Punë të Brendshme Tetovë në periudhën (15.02.2021/16.02.2021) për mos mbajtjen e maskave mbrojtëse për gjithsej 50 persona (TE-32 GV-18), janë përgaditur urdhra pagese për kundërvajtje, në përputhje me nenin 6 të dekretit përkatës të qeverisë.
Në këtë periudhë në rajonin Tetovë-Gostivar nga Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor për 74 persona (TE) dhe 15 persona (GV) janë përgaditë vendime të reja për izolim.
Janë kryer kontrolle tek 335 persona (TE- 233 dhe GV-102) me vendime të tilla dhe nuk është konstatua asnjë mosrespektim i vendimeve.