Sipas të dhënave të publikuara nga Eurostat, Maqedonia e Veriut është vendi i tretë më i varfër në Evropë. Më të varfër janë vetëm Shqipëria dhe Bosnja dhe Hercegovina. Kjo donë të thotë se atyre u duhet decenie për të arritur standardet ekonomike të vendeve tjera të BE-së dhe se kanë potencial të dobët ekonomik. Vendet me Bruto Prodhim Vendor më të madh në Evropë janë Luksemburgu dhe Irlanda, të dyja me 93 për qind mbi mesataren e BE-së. Shtet tjera me rezultatet shumë të mira janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka dhe Holanda. Në lidhje me vendet anëtare të BE-së, më…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev ka vizituar sot Pustecin, ku dhuroi mjete dhe libra për fëmijët atje. Nga Pusteci, Zaev foli dhe për negociatat që i cilësoi një zhgënjim nga BE, pasi siç tha, si Shqipëria ashtu dhe Maqedonia e Veriut i meritonin negociatat. “Shqipja është gjuhë e dytë zyrtare në Maqedoni, sollëm libra që tu vijmë në ndihmë të fëmijëve. Qeveria jonë ka sjellë donacione, për të ndërtuar shkollë, për të bërë të tjera gjëra me vlerë për komunitetin. Kemi rrugë të përbashkëta drejt BE. Morëm një zhgënjim nga BE, ne i meritonim negociatat”, tha ai. Ndërsa…
Zjarrfikësit e Tetovës, anëtarë të Sindikatës së Pavarur të Administratës Shtetërore, sot kanë mbajtur protesta në qarkoren e njësitit të zjarrfikësve. Ata sërish kërkojnë nga komuna, që si themeluese t’ua paguajë shtesat e premtuara të pagës, të cilat kanë qenë pjesë e marrëveshjes së qershorit të vitit 2019, përcjell Telegrafi Maqedoni. “Janë shkelur afatet e arsyeshme për problemet ligjore. Kishim marrëveshje që të tejkalohen problemet, megjithatë nga ana e tyre nuk ka përgjigje, vetëm shtyrje kohore dhe deri sot nuk ka asnjë përgjigje. Kërkojmë atë që na takon me ligj”, tha Sasho Mishevski – kryetar i njësisë sindikale në Tetovë.…
Zëvendës ministri i Punëve të Brendshme, Nazim Bushi nuk gjenë kohë për të folur e sqaruar me mediat të cilat e pyesin për problemin e nënshtetësive, njofton Neës33.tv. Problemi i nënshtetësive është një problem me të cilin identifikohen një numër i madhë i shqiptarëve në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Tv21, ishte munduar sot ta kontaktonte Zv.ministrin Bushi por ky i fundit nuk ka gjetur kohë të tregojë se në çfarë mënyre do ta rregullojë këtë problematikë. Paraardhësi i Bushit, zv ministri Nuhiu në vitin 2018, pra dy vite më parë kishte premtuar se do t’u dalë në ndihmë por…
Ministria për Punë të Brendshme edhe gjatë ditës së djeshme ka vazhduar me kontrollet e shtuara në trafik, me çrrastë vetëm në territorin e Shkupit ka shqiptuar gjithsejtë 213 gjoba, prej të cilave 15 për vozitje pa patentë shoferi dhe 18 për mosmbajtje të maskës mbrojtëse. Gjoba janë shqiptuar edhe për makina teknikisht të parregullta dhe të pa regjistruara, ndërsa numri më i madh i gjobave ka të bëj me parkim të parregullt, gjithsejtë 74.
Oda e pavarur hotelierike (OPH) sot do të parashtrojë Iniciativë për vlerësimin e kushtetutshmërisë dhe/ose ligjshmërinë e ndryshimeve dhe plotësimeve të Vendimit për rekomandime parandaluese, masa të përkohshme, masa të urdhëruara, protokolle dedikuese, plane dhe algoritme për veprim për mbrojtje nga KOVID-19 me të cilët kufizohet puna e objekteve hotelierike deri në ora 18:00. OPH me këtë rast për në ora 12:30 minuta paralajmëron konferencë për shtyp para Gjykatës kushtetuese në Shkup. “Fillojmë t’i përdorim të gjitha masat ligjore dhe veprimet të cilat imkemi në dispozicion në interes dhe mbrojtje të industrisë hotelierike. Më 15 dhjetor, Qeveria miratoi ndryshime selektive…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Milla Carovska dhe mësuesit e shkollave fillore në mbledhje online kanë diskutuar për konceptin e ri të arsimit fillor. Ministrja ka deklaruar se me reformat që do të fillojnë vitin e ardhshëm shkollor do të avancohet modeli arsimor në pajtueshmëri me rekomandimet e institucionet dhe organizatat relevante dhe do të arsim evropian, njofton Portalb.mk. Ministrja theksoi se mësuesit nuk do ta humbin vendin e punës, por përkundrazi po punohet në përforcimin e kuadrit pasi që reforma hapë mundësi për avancim. “Mësuesit do të fitojmë autonomi më të madhe në mendimin dhe realizimin e orëve, por…
Bullgaria ndjen keqardhje që konkluzionet e Këshillit të BE-së për procesin e asociacionit dhe stabilizimit ishin bllokuar papritur nga dy vende-anëtare pa arsyetim gjatë Këshillit të sotëm për mjedis jetësor të BE-së. Jemi të gatshëm ta dëgjojmë brengën që solli deri te ky vendim dhe t’i vazhdojmë përpjekjet tona për arritje të konsensusit për zgjerim, kumtoi mbrëmë Ministria bullgare e Punëve të Jashtme pas vendimit të Çekisë dhe Sllovakisë të mos i pranojnë konkluzionet e propozuara nga kryesimi gjerman, ndërsa në të cilat në insistim të Sofjes është përfshirë edhe fjalia për “interpretim të gabuar të historisë”. “Bullgaria i miratoi…
Rreth një javë më parë, kur BAG e futi Portugalinë në mesin e vendeve me rrezik, portugezët që jetojnë në Zvicër qenë revoltuar keq. Sipas listës, i binte që, në rast se ata gjatë festave të fundvitit do të shkonin për pushime në vendlindje, duhej të llogarisnin që me t`u kthyer në Zvicër, të mbylleshin në karantinë dhjetëditëshe. Por tani ka shpresë: lista e karantinës do të ndryshojë përsëri sot, shkruan Blick, duke iu referuar “një burimi të mirëinformuar”. Kështu, disa vende do te dalin përsëri nga lista, e cila do të hyjë në fuqi të shtunën, më 19 dhjetor.…
Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj Halimaj, gjatë qendrimit të saj në Shkup është munduar të evitojë pyetjen e gazetarit për shtetasit e Kosovës të dënuar në rastin e Kumanovës që po vuajnë dënimet e larta në burgjet e Maqedonisë së Veriut. E pyetur nëse autoritetet e Kosovës mbeten në qëndrimin për hetimin ndërkombëtar të rastit, zv/kryeministrja Halimaj shmangu përgjigjen. Ajo tha se sot po diskutonin çështje të tjera. “Ne presim që të ndriçohet për secilin rast gjithçka që ka ndodhur dhe do të ndodh në të ardhmen. Pra jemi këtu për diçka tjetër. Besoj se është interes i të dyja…
Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi, në konferencën e përbashkët me zv/kryeministren e Kosovës, Albulena Balaj, deklaroi se autostrada Shkup-Bllacë është interes jetik i qytetarëve të Maqedonisë dhe për të gjithë ata që jetojnë në këtë rajon. Mes tjerash Grubi vlerësoi se ditë e natë po punohet për autostradën dhe se brenda mandatit do të pritet shiriti i kësaj autostrade. “Siç e dini me marrjen e detyrës, kemi intensifikuar punimet, kemi përfunduar shpronësimin e të gjitha pronave private në atë vend në trase në 2 kilometrat e para dhe kemi filluar projektimi për 11 kilometrat e radhës për të cilat projektimi…
Nesër skilifti do të jetë flas në Kodrën e Diell me çka edhe zyrtarisht fillon ski-sezoni për sivjet. Për shkak se sezoni i vjetshëm dështoi, biletat sezonal nga viti i kaluar do të vlejnë edhe për sivjet, ndërsa çmimet e biletave të tjera mbeten të njëjta. “Qendra e skijimit është e përgatitur dhe e ekipuar për funksionimin e sigurt dhe pa pengesë të terreneve të skijimit. Janë bërë përgatitjet e rregullta teknike dhe aktiviteet për nisjen e sezonit të ri”, njoftojnë nga qendra e skijimit. Bielta ditore do të vlejë nga ora 9 deri në ora 15:30 dhe do të…

