Filluan aplikimet në Akademia Shkupi Pranverë 2021

Filluan aplikimet në Akademia Shkupi Pranverë 2021
Akademia Shkupi synon të jep dhe zhvillojë një perspektivë kuptimplote mbi Qytetërimet Botërore, Ballkanin, Qytetet, Popujt dhe Njeriun si Individ. Me një pikëpamje interdisiplinare me qendër shkencat shoqërore, ka për qëllim që të krijon një tërësi kuptimplote përmes seminareve – dëgjimin, debateve – leximin, dhe procesin e shkrimit akademik. Akademia Shkupi përbëhet prej 2 niveleve (viteve). Niveli i parë përmban seminaret, ndërsa niveli i dytë përfshin grupet e leximit, dhe procesi i punimit të artikullit. Niveli i parë përbëhet prej seminareve, ku pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në dy semestra me gjithësej 8 seminare (4+4). Në nivelin e dytë pjesëmarrësit do të duhet të marrin pjesë në grupet e leximit sipas fushës së interesit të tyre, si dhe përgjatë 1 viti do të duhet të përfundojnë procesin e shkrimit të artikullit nën mentorimin e një profesori nga Akademia Shkupi. Ata të cilët arrijnë të përfundojnë me sukses të dy nivelet, do të fitojnë të drejtën të marrin certifikatë, dhe do të kenë mundësi për praktikë profesionale (stazh, internship), duke asistuar në projekte hulumtuese të shoqatës. Seminaret pranverore 2021 do të realizohen në muajin Mars, në gjuhën shqipe dhe turke.
Periudha e aplikimit: 14 – 26 Shkurt 2021
Intervistat: 01 – 03 Mars 2021
Kohëzgjatja: 04 – 27 Mars 2021
Seminaret pranverore në Akademia Shkupi 2021
Seminaret e Detyrueshme:
Historia Moderne e Balkanit – Prof. Dr. Mevludin Ibishi 04-11-18-25 Mars 2021, ora 17:00-18:00, e Enjte
Religjioni dhe Psikologjia – Prof. Dr. Musa Musai 04-11-18-25 Mars 2021, ora 18:30:19:30,e Enjte
Studime për Lindjen e Mesme – Metin Xhelil 06-13-20-27 Mars 2021, ora 17:00-18:00,  e Shtunë
Seminaret Zgjedhore:
Problematikat Bashkëkohore të Fikhut – Fation Shabani 04-11-18-25 Mars 2021, ora 16:00-17:00 ,e Enjte
Tasavvufi dhe Ballkani – Mixhit Osmani 06-13-20-27 Mars 2021, ora 11:00-12:00, e Shtunë
Arti dhe Arkitektura – Brunilda Basha 06-13-20-27 Mars 2021, ora 12:15-13:15, e Shtunë *
Seminaret do të realizohen online.
Linku i Aplikimit: https://forms.gle/5J5vFbL27phpVt479 Pjesëmarrja është pa pagesë. Ju mirëpresim!
XMA Header Image