Në komunikatën e sotme të VMRO-DPMNE-së, thuhet se Bullgaria po ta dinte se do të kenin Zaevin, nuk do të duheshin të japin asnjë pasaportë bullgare, sepse sipas tyre, ai është mbrojtësi më i mirë i interesave bullgare në vendin tonë. Sipas VMRO-DPMNE-së, Zoran Zaev po shtrembëron historinë duke hequr tabelat ku shkruhet se bullgarët kanë qenë okupatorë dhe pjesë e lidhjes fashiste. “Mëkat dhe akt antishtetëror i vërtetë është kur Zaev flet për historinë, sepse nuk ka fakt që nuk e ka shtrembëruar. Opinioni botëror po qeshet me politikat e tij tradhëtare. Zaev ka turpëruar shtetin dhe po e…
Author: Hamdi Kumanova
“Maqedonia e Veriut është e gatshme që ta zgjidh problemin me Bullgarinë, por edhe unë si kryetar i Qeverisë nuk e di më cili është problemi”. Kështu deklaroi kryeministri i vendit fqinj, Zoran Zaev, duke shtuar më tej se vendi dëshiron që të të ketë raporte të mira me të gjitha fqinjët dhe të mos ketë urrejtje. “Unë besoj se me Bullgarinë duhet të vazhdojmë të bëjmë përpjekje, siç më kanë inkurajuar disa vende të Bashkimin Evropian, flas si Zoran Zaev, udhëheqës i shoqërisë tonë të Maqedonisë, me gjithë atë që e kemi bërë në periudhën e kaluar, duke mbajtur…
Gjatës natës së mbrëmshme aeroporti i Shkupit u mbush nga mërgimtarët që po vijnë në vendlindje për festat e fundvitit. Këto ditë fluturimet nga Evropa janë plot e përplot posaçërisht pasi Zvicra e hoq nga lista e vendeve me rrezik të lartë nga COVID-19 Maqedoninë e Veriut. Fotografia është e natës së mbrëmshme, mirëpo edhe sot dhe pasnesër pritet të jetë i madh numri i mërgimtarëve që krahas aeroplanit, vijnë edhe me vetura.
Ministja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva, e pranon se pozicioni aktual politik ndërmjet dy vendeve nuk është i lehtë për t’u kuptuar, duke reaguar kështu për deklaratën e sotshme të kryeministrit Zaev. Por, Zaharieva thotë se ata do të vazhdojnë të përpiqen ta shpjegojnë atë. Por, Zaharieva thekson se kjo nuk do të thotë që Bullgaria duhet të vazhdojë të mbyllë sytë. “Që të zgjidhen problemet, emocionet duhet të zvogëlohen. Me emocione dhe biseda përmes mediave kjo nuk do të ndodhë. Nevojitet qëllim i mirë, transparencë, vendosje e problemeve në tryezë dhe të lihen që historianët ta…
“Edhe pse çdo ditë në kryeqytet qarkullojnë me qindra mijëra automjete, thuajse aspak nuk vërehen veturat elektronike. Ky është një fakt që tregon se vendi jonë mbetet larg stimulimit dhe mundësimit të kushteve për ndotjen sa më të vogël të ajrit”. Në Evropë por edhe kryeqytetet në rajon ka me mijëra automjete elektrike, të cilat janë edhe më ekonomike, por edhe nuk ndotin ajrin. Në vendin tonë, numri i tyre është shumë i vogël. Sipas MPB-së janë më pak se 150. MPB Sipas evidencës elektronike, në Maqedoninë e Veriut, janë evidentuar 143 automjete elektronike, ndërsa më Shkup janë evidentuar 78…
Për festat e fundvitit, mërgimtarët ia kanë mësyrë vendlindjes. Siç mund të shihet në vendkalimet kufitare shihen kolonat e gjata të makinave. Pritjet më të gjata janë në vendkalimin kufitar Hungari – Serbi dhe Kroaci – Serbi. Ndërkaq në vendkalimin kufitar -Serbi-Maqedoni nuk shihen kolona të gjata.
Reformat në sistemin arsimor të prezantuara nga Ministria e Arsimit e Maqedonisë së Veriut, kanë shkaktuar reagime të shumta në opinion, në veçanti ato që kanë të bëjnë me bashkimin e disa lëndëve mësimore. Me konceptin e ri, të prezantuar nga ministrja Milla Carovska, në arsimin fillor, lëndët e Biologjisë, Kimisë, Fizikës dhe Gjeografisë do të bashkohen në një lëndë – Shkencat natyrore, kurse Historia, Edukimi qytetar dhe një pjesë e Gjeografisë do të shkrihen në lëndën e re- Shkencat shoqërore. Muzika dhe Arti do të shkrihen në lëndën Edukimi artistik. Nga Byroja për Zhvillimin e Arsimit kanë siguruar se…
Shkruan: Dr. Benjamin Idrizi Bunjamin Idrizi është i lindur në Shkup në vitin 1972, në Maqedoninë Veriore. Që nga viti 1995 ai është imam i Bashkësisë Islame në Penzberg, si dhe Kryetar i Forumit Islam të Munihut Të identifikohesh me një fe, në rastin tim me Islamin, nuk do të thotë që të besosh vetëm në Zotin, por edhe të bartësh përgjegjësi. Religjioni njerëzit i bënë të ndjejnë përgjegjësi, përgjegjësi edhe për paqen. Islami ndër të tjera, fjalë për fjalë do të thotë “ Paqe”. Koncepti i paqes në Islam, pas gjithë botëkuptimit të një myslimani, shihet si forca më…
Kryetari i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, e përgënjeshtëroi zëdhënësin e VMRO-DPMNE-së se si kryetar i komunës e ka paguar shoqatën e tij të avokatëve për shërbime konsultante dhe tha se me gënjeshtra dhe manipulime partia opozitare e shpreh mungesën e ideve. Shilegov në konferencën për shtyp tha se Qyteti i Shkupit dhe ai si kryetar nuk kanë lidhur kurrfarë marrëveshje, asnjë denar nga arka e qytetit, tha ai, nuk ka hyrë në shoqatën e tij të avokatëve. “VMRO-DPMNE-ja me gënjeshtra dhe manipulime tregon mungesë të ideve dhe se të qarta janë druarja dhe pafuqia që të përgjigjen në politikat…
Zëdhënësi i VMRO-DPMNE-së, Naum Stoilkovski akuzon Petre Shilegovin se si kryetar i Qytetit të Shkupit i paguan vetes së vet për konsultime për punë juridike. Për këtë Shilegov sipas tij ka paguar 50.000 denarë në muaj. Mesatarisht, siç thotë ai, paguan 10.000 euro në vit. Sipas Stoilkovskit, kjo është konfikt interesi, korrupsion klasik dhe keqpërdorim të funksionit. Naum Stoilkovski, zëdhënës i VRMO-DPMNE-së 0 “Kryetari Petre Shilegov ka bërë Marrëveshje dhe ka paguar zyren juridike Shilegov. Për Petre Shilegovin pak është paga si kryetar i Shkupit, posaqërisht që nuk punon asgjë, por edhe duhet të merë edhe honorar nga arka e…
Marrëdhëniet e tensionuara politike midis Shkupit dhe Sofjes do të ndikojnë negativisht në numrin e turistëve bullgarë në periudhën e ardhshme, paralajmërojnë nga sektori i turizmit në Ohër dhe Strugë. Këto pritje bazohen në përvojat e së kaluarës, kur vendi kishte probleme politike me Greqinë. Bullgarët ishin ndër turistët më të rregullt të huaj gjatë gjithë vitit, dhe shumë më tepër vinin gjatë festave të Vitit të Ri. … Ju e shihni që ka një seri grindjesh, ka retorikë që nuk është aspak e butë dhe që mund të ketë një efekt shumë negativ, saqë fillojnë të mendojnë mos të…
Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe ka bërë thirrje sërish për të mos festohet me grupimet tradicionale gjatë festave të fundvitit. Ai ka deklaruar se qytetarët duhet që të jetë të vetëdijshëm dhe ta ruajnë trendin e uljes së personave që po hospitalizohen. Filipçe ka deklarur se masat e reja do të japin rezultate edhe më të mira. “Bëj apel që këtë festë ta festojmë jo siç dijmë ta festojmë tradicionalisht me grupime. Të qëndrojmë të gjithë në shtëpi, të ndihmojmë në mos grupimin që të tejkalohet edhe kjo krizë. Besoj se masat e reja do të japin rezultate edhe më…

